Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 3 Nëntor 2026, 09:00 Renditja e Superiores/ Egnatia nis shkëputjen, Partizani rigjen fitoren Java e 10-të e kampionatit “Abissnet Superiore” është mbyllur me ndeshjen Teuta-Partizani, ku triumfuan të kuqtë me rezultatin 0-1, duke ndërprerë serinë prej gjashtë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj-Rama
  • Takimi Gogu-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet lokale
  • Kandidatura Tiranë
  • Gazmend Paja
  • Bejta
  • Partizani-Teuta
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj-Rama
  • Takimi Gogu-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet lokale
  • Kandidatura Tiranë
  • Gazmend Paja
  • Bejta
  • Partizani-Teuta
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shtyrja e gjyqit të themelit ndaj Erion Veliajt, reagon avokati i Ajola Xoxës për mungesën në seancë: Bojkoti i tejzgjatur

Lajme E martë, 13 Tetor 2026 10:51
Shtyrja e gjyqit të themelit ndaj Erion Veliajt, reagon avokati i Ajola Xoxës për mungesën në seancë: Bojkoti i tejzgjatur
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Teksa këtë të martë në GJKKO është gjyqi i themelit ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj dhe avokatët po bojkotojnë proceset si formë proteste ndaj rregullores së re të GJKKO, avokati i bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës, ka reaguar publikisht për mungesën e tij në seancë. Avokati Gurali Brahimllari ndër të tjera thotë se ka njoftuar Gjykatën e Posaçme se ai nuk do të marrë pjesë në seancë, duke respektuar kështu bojkotimin e vendosur nga Dhoma e Avokatisë, megjithëse ai thekson se personalisht e sheh si të tejzgjatur bojkotin.

Reagimi i plotë i avokatit të Ajola Xoxës, Gurali Brahimllari

Sot nuk u zhvilluan përsëri seanca gjyqësore ndaj të pandehurës Ajola Xoxa (si edhe disa procese të tjera gjyqësore) për shkakun e njohur botërisht të situatës absurde që vijon prej fillimit të muajit shtator. Ashtu si edhe për seancat e mëparshme, duke respektuar Gjykatën, kam njoftuar me shkrim shkakun e përsëritur të mungesës sime dhe kërkimin për caktimin e një date të re gjykimi. Por duke e parë agravimin e situatës, shkeljet e të drejtave të të pandehurve për gjykimin brenda afateve të arsyeshme, si dhe mosveprimin e asnjë pale për zgjidhjen e saj, vlerësova që përmbajtjen e kërkesës së sotme ta bëjë publike si vijon:

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

E nderuar znj. Kryesuese!
Të nderuar anëtarë të trupës gjykuese!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sikurse Ju kam bërë me dije në kërkesat e depozituara më parë, për mospjesëmarrjen në seancat gjyqësore, Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë, me Vendimin Nr. 245 prot., datë 08.09.2026, ka vendosur bojkotimin e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë. Ky ndalim për avokatët, Dhoma e Avokatisë e ka bërë të ditur zyrtarisht, jo vetëm zv. Kryetarit të Gjykatës, por edhe të gjithë trupës gjykuese.

Mund t'ju interesojë

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë garancie ka qytetari?

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashk...

Para 10 orësh
Deklarata e fortë e avokatit të Erion Veliajt: Edi Rama e ka arrestuar Erion Veliaj

Deklarata e fortë e avokatit të Erion Veliajt: Edi Rama e ka arrestuar Erion Veliaj

Para 10 orësh
Ish-prokurori Eugen Beci: Duhet të bëhet hetim penal për vizitën e Toni Gogut në burgun e Fierit për të takuar Veliajn

Ish-prokurori Eugen Beci: Duhet të bëhet hetim penal për vizitën e Toni Gogut në burgun...

Para 11 orësh

Sipas përmbajtjes së këtij Vendimi rezulton se është urdhëruar ndalimi i avokatëve që të marrin pjesë në gjykimin e të gjitha çështjeve penale, deri në reflektim ndaj një rregulloreje administrative që ka cenuar të drejtat e avokatëve dhe dinjitetin e tyre. Ndonëse personalisht e shoh të tejzgjatur BOJKOTIN e urdhëruar nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, kam qenë dhe jam i detyruar të zbatoj dispozitat e LIGJIT nr. 55/2018 “Për profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë”, pasi sipas gërmës “a” të nenit 25/4 të ligjit nr. 55/2018 “Për profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë” parashikohet:

“…4. Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë ushtron këto kompetenca:
a) nxjerr akte dhe kryen veprime juridike në lidhje me ushtrimin e profesionit të avokatit,
të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjithë anëtarët;

Ndërkohë që e vlerësoj krejtësisht të pabazuar në ligj, jo vetëm urdhërimet e Rregullores të hartuar nga z. Kryetari i Gjykatës, por edhe mungesën e vullnetit për të pranuar debatin në lidhje me modifikimin e saj. Për më tepër, dispozitat e kontestuara të kësaj Rregulloreje kanë tejkaluar aspektin administrativ, për shkak se janë marrë kompetencat e TRUPËS GJYKUESE, e cila është ngarkuar nga ligji që të çmojë dhe vlerësojë mënyrën e zbatimit të neneve 339 dhe 340 të K.Pr.Penale, të cilat garantohen edhe nga neni 42/2 i Kushtetutës (për të drejtën e gjykimit në seancë publike).

Në këto kushte Ju NJOFTOJ mbi pamundësinë objektive për të qenë pjesëmarrës në seancën gjyqësore që është caktuar për t’u zhvilluar në datë 13.10.2026, ora 10.00, për të përfaqësuar të pandehurën Ajola Xoxa, ndërsa pres nga Trupa Gjykuese që të më njoftojë qëndrimin e saj në lidhje me efektet e rregullores në fjalë, e cila, duke prekur të drejtat dhe dinjitetin e Avokatëve, ka shkelur rëndë edhe kompetencat e këtij Trupi Gjykuese për mënyrën e drejtimit dhe zhvillimit të seancës gjyqësore. Theksoj se mosparaqitja në këtë gjykim nuk lidhet me qëndrimin tim subjektiv apo neglizhencën për kryerjen e detyrës së mbrojtësit, por determinohet vetëm nga përcaktimet e ligjit. Prandaj, duke besuar në mirëkuptimin Tuaj, bazuar në parashikimet e neneve 342 dhe 350 të K.Pr.Penale, kërkoj shtyrjen e seancës gjyqësore, duke caktuar një datë tjetër gjykimi.

Me këtë rast, duke marrë dijeni nga mediat se ky Trup Gjykues (ashtu si edhe disa të tjerë), duke mos njohur BOJKOTIN, ka vendosur gjoba ndaj të gjithë avokatëve, edhe pse nuk kam marrë dijeni efektivisht për arsyet e caktimit të ndonjë gjobe ndaj meje, Ju bëj të ditur qëndrimin tim se, nëse kërkoni ndryshimin e situatës dhe vijimin normal të gjykimit, ndëshkimi im (apo i avokatëve të tjerë) jo vetëm nuk është i bazuar në ligj (përderisa shkaku i mungesës lidhet me një faktor që nuk varet nga vullneti im individual), por njëherësh krijon premisën për të vënë në diskutim paanshmërinë Tuaj në gjykim, për shkak të “pajtimit” me urdhrat administrative të zv. Kryetarit të Gjykatës, i cili ka HEQUR tagrat e përcaktuara në ligj dhe në Kushtetutë, vetëm për kryesuesin e seancës gjyqësore dhe anëtarët e trupës gjykuese.

Me besimin se Ju do të merrni vendim që për seancën e ardhshme gjyqësore, avokatët do të lejohen të hyjnë në sallën e gjykimit, me të njëjtat kushte që na lejohet të marrim pjesë në gjykimet që po zhvillohen normalisht nga Gjykata e Posaçme e Apelit, Ju garantoj se do të gjendem në seancë gjyqësore për të kryer funksionet që më njeh ligji procedural dhe ligji nr. 55/2018 “Për profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë”.

Me konsideratën më të lartë, mbrojtësi me prokurë të posaçme nga e pandehura Ajola Xoxa

Av. Gurali Brahimllari

Etiketat e lidhura

Ajola XoxaGurali Brahimllari
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Renditja e Superiores/ Egnatia nis shkëputjen, Partizani rigjen fitoren
Para 2 minutash

Renditja e Superiores/ Egnatia nis shkëputjen, Partizani rigjen fitoren

Ndodh për herë të parë, Bejta shfaqet pa syze në publik me kërkesë të nënës
Para 10 orësh

Ndodh për herë të parë, Bejta shfaqet pa syze në publik me kërkesë të nënës

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Para 10 orësh

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë garancie ka qytetari?
Para 10 orësh

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë gara...

Më të lexuarat

1 Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Para 10 orësh

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

2 Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë garancie ka qytetari?
Para 10 orësh

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë gara...

3 Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës
Para 10 orësh

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

4 ”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj
Para 11 orësh

”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.