Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sot në ditëlindjn e Timo Fllokos, apogjeut të shpirtit skenik, atij që shndërroi artin në altar

Kultura E diel, 26 Prill 2026 14:58
Sot në ditëlindjn e Timo Fllokos, apogjeut të shpirtit skenik, atij që shndërroi artin në altar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Teatri dhe kinemaja, poezia dhe akademia nuk janë thjesht hapësirat ku Timo Flloko provoi përmasën e vet, ato janë strukturat themelore mbi të cilat ai ngriti një arkitekturë të qëndrueshme vlerash, një panteon ku arti nuk është vetëm shfaqje, por akt besimi. Në to ai nuk depozitoi vetëm talentin, por një shpirt të përkushtuar ndaj sublimitetit, një energji që nuk u shter në interpretim, por u kthye në substancë krijuese.
Ai mbetet një identitet i pazëvendësueshëm i skenës sonë, një nyje ku tradita dhe individualiteti ndërthuren. I përket asaj plejade që e shndërroi skenën në altar dhe artin në vetëdije të lartë, në një akt që jo vetëm argëton, por ndërton, edukon dhe emancipoi. Dhe në këtë hierarki të ngritjes, Flloko nuk qëndron si një emër mes të tjerëve, por si një pikë kulmore, aty ku përkushtimi dhe talenti arrijnë kufijtë e tyre të fundit dhe i tejkalojnë.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Është e pamundur ta mendosh jashtë apogjeut, ai është gjithnjë atje, në atë lartësi ku nuk matet më fama, por intensiteti i përjetimit dhe fuqia e komunikimit. Sepse ai nuk ndërtoi një figurë të vetme, ai u shpërnda në një shumësi identitetesh, në një galeri qeniesh që jetuan përmes tij dhe mbetën te ne si përvojë.
Si aktor, si pedagog, si poet, Timo Flloko përfaqëson një nga figurat më të plota të kulturës shqiptare. Ai nuk është thjesht një pjesë e historisë së teatrit dhe kinemasë, ai është një nga format përmes të cilave kjo histori merr kuptim. Rolet e tij nuk janë vetëm realizime artistike; ato janë njësi përfaqësimi, shenja që përcaktojnë standardin e vlerës.
Në të vërtetë, arti nuk i dha atij aq sa ai i dha artit. Ai e transformoi emocionin në energji, ndjesinë në një fushë magnetike që vazhdon të tërheqë dhe të përfshijë. Prania e tij nuk mbeti në skenë, ajo u bë rrjedhë në përjetimin tonë, një afri e pazëvendësueshme që mishërohej në çdo rol, në çdo rimishërim.

Mund t'ju interesojë

Lesi: Pse nuk shkoni te Rama dhe ta shkatërroni live? Se mund të japë dorëheqjen…

Lesi: Pse nuk shkoni te Rama dhe ta shkatërroni live? Se mund të japë dorëheqjen…

Para 9 orësh
Dy ndryshime në qeveri këtë të mërkurë

Dy ndryshime në qeveri këtë të mërkurë

Para 9 orësh
Eurodeputeti bullgar reagon për protestat në Tiranë, Kovatchev: Të dëgjohen zërat e të rinjve

Eurodeputeti bullgar reagon për protestat në Tiranë, Kovatchev: Të dëgjohen zërat e të ...

Para 10 orësh

Ai ishte ndër të rrallët që i dhanë zë dhe frymë çasteve që përndryshe do të mbeteshin të pashprehura. Me timbër, me nerv, me puls, ai i bëri ato të jetueshme. Dhe çdo dalje e tij në skenë ishte një çlirim: një moment kur publiku nuk ishte më spektator, por bashkëjetues i një lirie të përbashkët shpirtërore.
Timo Flloko mbetet një model që tejkalon kohën. Ai nuk i përket vetëm brezit që e përjetoi, por edhe atyre që do ta zbulojnë. Sepse ai dëshmoi, me një përkushtim të rrallë, deri ku mund të ngjitet shpirti kur udhëhiqet nga talenti dhe si mund të shndërrohet arti në një akt pastrimi, në një solemnitet përjetimi.
I pajisur me një prani imponuese dhe një autoritet të natyrshëm skenik, ai krijoi personazhe që nuk mbetën role, por u kthyen në etapa të një ngjitjeje të pandërprerë drejt kulmit. Galeria e tij është e pasur, ndoshta jo për nga numri krahasuar me ikonat e tjera, por e pakrahasueshme në peshë dhe ndikim.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Vitet për të nuk janë kohë, janë dëshmi. Janë tregues i një ambicieje që nuk është shuar, por vazhdon të kërkojë, të japë, të ngjitet. Sepse për të, arti nuk ishte një profesion, ishte një gjendje qeniesh.
Dhe në përpjekjen për ta përfshirë këtë rrugëtim në fjalë, mbetet gjithnjë një ndjenjë e paplotësisë, sepse ajo që ai përfaqëson nuk mund të mbyllet në një rrëfim. Ajo mund vetëm të afrohet, të preket, të përjetohet. Dhe pikërisht aty, në këtë pamundësi për ta përkufizuar plotësisht, qëndron madhështia e tij.

Etiketat e lidhura

albert vatajTimo Flloko
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 8 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 9 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 9 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 9 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 13 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 11 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 12 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 13 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.