
Ka rinisur këtë mbrëmje të së hënës puna për rregullimin e tubit kryesor me diametër 1000 milimetra që shërbente për furnizimin me ujë të pijshëm të Vlorës, i cili ishte çarë, duke lënë prej 4 ditësh pa ujë banorët e qytetit. Mbrëmjen e sotme mbërritën nga Turqia në qytetin bregdetar 3 fashetat që nevojiteshin për rregullimin e defektit.
