Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Amaneti i dashurisë nga Dritëro Agolli

Kultura E shtunë, 25 Shtator 2021 16:05
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Rea Godo

Muajit e fundit të vitit akademik janë shumë të ngarkuara për studentët e nxënësit. Po e nis kështu shkrimin e ditës së sotme, jo në një formë për të justifikuar mungesën në “Një tufë rrezesh nëpër RE” apo për të treguar se po kaloj ditë të parehatshme, por për t’i treguar bashkëmoshatarëve se ajo që po përjetojnë është e përbashkët dhe nuk janë të vetëm.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë hequr këtë praktikë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë...

Para 8 orësh
Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjeshme amerikane, sipas dosjeve të Pentagonit

Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjes...

Para 14 orësh
Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26

Në ditë të tilla, kur të vetmet lexime që më mbushin ditë-natën janë ato në lidhje më shkollën e kur në çdo çast më duhet të shkruaj të gjitha idetë që më lindin për punën timë shkencore, kudo që të ndodhem, të lexuarit letërsi e konsideroj luks edhe pse është dashuria ime më e madhe. Megjithatë, këto ditë që sytë më përvëlojnë nga rrezatimi i gjithfarë ekrani teknologjik, e vetmja hapësirë për t’u argëtuar, frymëzuar dhe për të gjetur prehje është të lexoj poezi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjithçka kisha nevojë ishte një shije e ëmbël shpirti, melhem dashurie dhe tharm jete dhe nuk mund ta gjeja askund tjetër ve çse në poezitë e Dritëro Agollit.

Çdo lexues ka disa libra të dashur, njësoj si miqtë, të cilëve u hap zemrën në netët e gjata pa hënë, u rrëfen pasiguritë nën dritën e lehtë mbrëmjeve, gjen shpatullën për të ndarë frikërat dhe mbështet kokën në vargjet e shkronjat e tyre. I tillë është për mua ky libër. “E bukura, lozonjarja, tokësorja Grua” është libri i parë i botuar pas largimit nga jeta të Agollit, nën kujdesin e veçantë të zonjës së tij, Sadijes dhe poetit Ilirian Zhupa.

Qysh nga titulli mund të kuptohet lehtësisht se tërësia e përmbledhjes poetike i dedikohet dashurisë.

Së pari, ky libër është një kujtesë për dashurinë e vertetë. Mes të rinjve ndihet sikur dashuria ka evoluar dhe domosdoshmërisht është hasur me rrugëtimin drejt modernizimit, ku nganjëherë ndihet se ka ngecur nëpër skutat e të pavërtetës. Megjithatë, mes të rinjve ka nga ata shpirtra të vjetër, për të cilët dashuria mbetet e thjeshtë dhe kuptimplotë, njësoj si në gjashtëdhjetë vitet e shkuara apo në shekuj më parë.

Ndër rreshtat e Agollit, pa e menduar dy herë më kujtohet aroma e parezistueshme e shtëpisë, ngrohtësia e njerëzve të dashur, rehatia e dashurisë, oazi i paqtë, romancat në kohë të vështira e gjithashtu shpresa.

Së dyti, mënyra e jashtëzakonshme e respektit dhe dashurisë së tij për gruan, bashkëshorten, nënën është frymëzuese dhe të mbush me ndjesitë me të bukura të universit. Dritëroi i përkushtohet më shumë vëmëndje dhe kujdes dashurisë, duke e trajtuar atë në  çdo hallkë, qysh tek dashuri çkat lojcake, tek dashuritë në largësi, mjalti i martesës, vazhdimësia e saj, ëmbëlsia me të vegjlit e deri tëk faza e dashurisë së mo çme, e cila pasi është maturuar për një jetë nuk i frigohet më as vdekjes dhe është transformuar në një energji hyjnore.

Sa më shumë lexoj Agollin aq më shumë dashurinë e përfytyroj si pemën e bukur, plot gjelbërim e fruta të ëmbla, e cila kërkon të pastrohet nga barërat e këqinj, të kujdesesh për dheun dhe ujitjen e saj dhe vetëm kur bëhet e madhe aq sa të kthehet në ombrellën tënde të sigurisë, atëhërë kur jashtë bërtet furtuna, por nën strehën e saj rrezaton dielli, në ato çaste mund të konsiderosh se në këtë botë ke gjetur vërtetë një thesar me vlerë.

Së treti, unë mahnitem   çdo herë që ndër rreshtat e tij has adhurimin e shprehur hapur për të dashurën e përjetshme. Dritëroi ka fuqinë ta hyjnizojë dashurinë e tij të madhe, ta kthej në përmase surreale edhe pse dashuria e tij është e thjeshtë, shumë e prekshmë, reale, pa zbukurime të kota, pa asgjë të ndërlikuar.

Në përfundim mund të thëm se libri “E bukura, lozonjarja, tokësorja Grua” shkruar nga Dritëro Agolli është një qoshkë prehje dhe kënaqësie, në ditë të bukura e të vështira. Nëse dëshironi t’i falni vetes disa orë të mbushura me frymëzim rikthjuni leximit të poezive dhe më pas të gjitha do i shihni pak më ndryshe.

Ju ftoj në leximin e “E bukura, lozonjarja, tokësorja Grua”!

(botuar me lejen e autores)

http://njetuferrezeshneperre.blogspot.com/2019/05/andrrantren-udhetimi-pas-ne-kohe.html

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 7 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 8 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 8 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 8 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 7 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 8 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 10 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 9 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.