Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 12:01 Alarm në Dublin gjatë samitit europian: Policia çaktivizon pajisje shpërthyese pranë ambasadës franceze Policia çaktivizoi një pajisje shpërthyese pranë ambasadës franceze në Dublin gjatë samitit europian, sipas Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe paralajmërime moti për Shqipërinë dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Astrit Patozi: Përse shërben pazari i fundit me listat?

Magazinë E enjte, 14 Janar 2021 17:22
Astrit Patozi: Përse shërben pazari i fundit me listat?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Astrit Patozi –

Më zbavit shumë dhe nuk më çudit aspak ky pazari i këtyre ditëve mes partive, që duan të garojnë nën të njëjtën sigël më 25 prill.

Sepse të gjithë po grinden dhe bëjnë presion për një apo më shumë vende në pjesën e sigurt të listës. Një palë në sulm dhe të tjerët në mbrojtje, duke tërhequr secili nga vetja, në llogoret e vjetra të kryetarokracisë.

Si për të treguar se asgjë nuk ka ndryshuar dhe gjithçka do të jetë si më parë me të njëjtat forca politike të stërkonsumuara nga keqpërdorimi i gjatë dhe pothuajse me të njëjtat personazhe, që luajnë të njëjtën tragjikomedi në çdo katër vjet. Dhe pa asnjë merak se po e pranojnë botërisht që listat janë njësoj të mbyllura si në vitin 2008, kur u votua për herë të parë ky sistem i deformuar dhe i korruptuar politik.

Mund t'ju interesojë

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

13 Nëntor 2026, 12:06
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Do të mjaftonte kjo shëmti morale, politike, madje dhe estetike, që Gjykata Kushtetuese ta merrte menjëherë vendimin për rrëzimin e Kodit Zgjedhor, të miratuar në mënyrë të njëanshme nga Edi Rama në parlament, por me dakordësinë e plotë të Lulzim Bashës në distancë.

Natyrisht, unë nuk pres që kjo të ndodhë, sepse nuk jam naiv dhe nuk besoj tek mrekullitë, ndonëse detyrimin institucional ndaj publikut e kemi kryer, duke e depozituar kërkesën në Kushtetuese.

Por jam i sigurt se kjo do të shërbejë sadopak për të bindur edhe më skeptikët se ndryshimi nuk mund të vijë kurrë prej atyre, që po përpiqen dhe po luftojnë me çdo mjet dhe të mbajnë të paluajtshme statuskuonë.

Bindja Demokratike dhe çdo parti tjetër, që pranon dhe aplikon pa mëdyshje parimin e listës së hapur në zgjedhjet e 25 prillit, janë i vetmi shans që shqiptarët e lodhur nga kjo skllavopranorari politike me 3-4 sundimtarë, të cilët vendosin për gjithçka, ta gjejnë veten të përfaqësuar. Nuk është kushti i vetëm për të qenë i besueshëm dhe i pranueshëm, por është padyshim postoblloku i parë për t’u kualifikuar në raundin tjetër.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alarm në Dublin gjatë samitit europian: Policia çaktivizon pajisje shpërthyese pranë ambasadës franceze
Para 9 minutash

Alarm në Dublin gjatë samitit europian: Policia çaktivizon pajisje shpërthyese pranë ambasadës franceze

Rama: 2027-a, viti i përgatitjeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Para 11 minutash

Rama: 2027-a, viti i përgatitjeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Tiranë, shpërthim me eksploziv në banesën e një 47-vjeçareje
Para 16 minutash

Tiranë, shpërthim me eksploziv në banesën e një 47-vjeçareje

Ervin Demo dhe Albana Koçiu do të jenë bashkëdrejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Tiranë
Para 51 minutash

Ervin Demo dhe Albana Koçiu do të jenë bashkëdrejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Tiranë

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 12 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 15 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 16 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.