Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 08:32 Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në qarkun e Kukësit. Qyteti i Kukësit,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Challenger dhe Chernobyl, katastrofat e Luftës së Ftohtë

Magazinë E premte, 2 Prill 2021 13:58
Challenger dhe Chernobyl, katastrofat e Luftës së Ftohtë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

History Today

Anija kozmike Challenger shpërtheu 73 sekonda pas ngritjes nga  baza e “Cape Canaveral” në Florida, SHBA, në 28 Janar 1986.

Pothuajse saktësisht tre muaj më vonë, më 26 Prill një shpërthim në Reaktorin IV të termocentralit bërthamor të Çernobilit çoi në katastrofën më të madhe bërthamore që bota kishte parë ndonjëherë.

Katastrofat në Florida dhe Ukrainë shënuan fundin e trendeve politike dhe propagandistike që kishin përcaktuar Luftën e Ftohtë. Për të kuptuar pse këto ngjarje ishin kaq traumatike për kaq shumë kohë, ne duhet të kthehemi pas në kohë në 1986, në kabinën e Konstantin Tsiolkovsky, ‘kumbari’ i raketave moderne”.

Shtëpia e Tsiolkovskit ndodhej pikërisht jashtë qytetit të Kaluga, rreth 200 milje në jug-perëndim të Moskës. Ajo ishte një qendër për një grup mendimtarësh të njohur së bashku.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ata ishin një grup  shkencëtarësh dhe filozofësh, të cilët punonin për të dërguar raketa të BRSS në hapësirë, por gjithashtu ishin thellësisht të interesuar për një ideal të utopisë teknologjike.

Nikolai Fyodorov, një korrespodent i Tsiolkovsky, besonte se ekzistonte një mënyrë për të krijuar një teknologji që do të ringjallte të vdekurit.

Konstantin tsiolkovsky, pioneer russian scientist in the field of rocketry and space trave (cosmonautics) in 1934. (Photo by: Sovfoto/UIG via Getty Images)

Ndërsa këta shkencëtarë-filozofë  punuan në errësirë ​​, qendra e Thomas Edison në parkun Menlo, New Jersey u ndriçua nga  llamba të shumta  me ngjyra. I njohur si”Village of Light”,  parku u bë një atraksion turistik, me qindra vizitorë që  vizitonin vendin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Edison u bë një njeri i famshëm në të gjithë vendin, emri i tij ishte  në produkte të shumta shtëpiake. Ai dhe bashkatdhetarët e tij kontribuan në një imazh të sigurt, rinor të SHBA-së.

Mund t'ju interesojë

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

Para 20 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50

Në vitet e fundit të shekullit të 19-të, ëndrrat për të ardhmen u përcaktuan gjithnjë e më shumë nga vizionet utopike të teknologjisë. Në kohën e Revolucionit rus të vitit 1917, teknologjia dhe politika ishin ndërthurur me njëra-tjetrën.

Në 1920 Lenini tha: ‘Komunizmi është fuqia e të gjithë vendit.’ Sovjetikët filluan programe eksperimentale duke imituar homologët e  tyre amerikanë.

Alexei Gastev, përpunues i metaleve, e gjeti veten në krye të një instituti kushtuar  praktikave ‘të menaxhimit shkencor’ të inxhinierit industrial amerikan Frederick Winslow Taylor.

Si Taylor dhe Sovjetikët e hershëm ndanin të njëjtin ideal për ta kthyer punën  në një ndërmarrje kolektive që i ngjasonte makinerive që ata prodhonin. Për bolshevikët e hershëm, teknologjia ishte një nga mjetet thelbësore me të cilat ata do të krijonin komunizmin. Amerikanët ishin më pak ideologjikë në lidhje me teknologjinë, por megjithatë ajo u bë një pjesë gjithnjë e më e rëndësishme e identitetit amerikan.

Në vitet e vështira të Depresionit të Madh, qeveria amerikane filloi të mbështetej gjithnjë e më shumë në projekte të shkallës së gjerë të infrastrukturës për të lehtësuar papunësinë.

Ndërsa SHBA-të përdorën projekte për ndërtimin e infrastrukturës  për të përmirësuar imazhin e dëmtuar, sovjetikët e përdorën këtë strategji për të treguar se shoqëria e tyre po shkonte drejt komunizmit.

Gjatë Luftës së Ftohtë, përparimi në anën teknologjike ishte i përcaktuar në terma ideologjikisht të qartë.

Duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në 1953, Presidenti Dwight D. Eisenhower mbajti një fjalim, në të cilin u përpoq të riformulonte inaugurimin e amerikanëve të epokës bërthamore nga konotacionet e saj apokaliptike në një motor të zhvillimit global.

Reaktorët e parë bërthamorë në Izrael dhe Pakistan u ndërtuan si pjesë e këtij programi. Kjo ishte pjesë e një strategjie më të gjerë gjeopolitike të SHBA-së, e cila kërkonte të parandalonte zgjerimin e Bashkimit Sovjetik.

SHBA dhe Bashkimi Sovjetik ishin në një garë hapësinore mes viteve 1950 dhe 1960.

Për amerikanët ishte humbja e parë në vitin 1957 kur Sputnik 1, sateliti rus u ngrit në qiell. Në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj Sputnik , NASA u krijua në 1958 për të mbikëqyrur përpjekjet e SHBA-së në hapësirë.

Pavarësisht misionit të Yuri Gagarin ishte NASA ajo që më në fund pretendoi fitoren kur, në 1969, Neil Armstrong vendosi flamurin e SHBA-së në Hënë.

Për popujt e frikësuar të botës, SHBA kishin ‘fituar’ garën hapësinore.

Në vitet 1980 kur Mikhail Gorbachev dhe Ronald Reagan  morën pushtetin, pretenduan ndryshime gjithëpërfshirëse.

Gorbaçovit Glasnost dhe Perestroika premtoi të reformojë Bashkimin Sovjetik.

Kur Challenger shpërtheu, mes ekuipazhit ishte Christa McAuliffe, e cila do të ishte mësuesja e parë në hapësirë. Fëmijët u mblodhën për të parë ngjarjen drejtpërdrejt në televizor,  por në fakt panë shpërthimin e tmerrshëm të anijes. Reagan iu drejtua:

E di që është e vështirë për t’u kuptuar, por ndonjëherë ndodhin gjëra të dhimbshme si kjo. E gjitha është pjesë e shfrytëzimit të një shansi dhe zgjerimit të horizontit të njeriut. E ardhmja nuk i përket frikacakëve; i përket trimave. Ekipi i Challenger po na tërhiqte drejt së ardhmes dhe ne do të vazhdojmë t’i ndjekim ata.

Tre muaj më vonë, një shpërthim ndodhi në qytetin Sovjetik të Pripyat. Pas shpërthimit në reaktor, qytetarët përshkruan diçka si një shfaqje fishekzjarrësh që ndriçonte qiellin .

Një shpërthim që u qetësua vetëm në 10 maj me një kosto të konsiderueshme njerëzore. Në kohën kur Anija kozmike po përgatitej për misionin e saj, Bashkimi Sovjetik po përjetonte një luftë  të brendshme politike.

Dy vite më vonë, u rrëzua Muri i Berlinit.   Çernobili dhe Challenger ishin më shumë se  katastrofa. Të dy, në një farë mase, shënuan fundin e teknologjisë si një ndërmarrje ideologjike dhe si një mjet i propagandës.

Katastrofat hodhën  poshtë idenë  se një utopi teknologjike ishte thelbësore, duke lajmëruar ardhjen e dekadave të trazuara, ku teknologji të reja dhe shumë të ndryshme do të riformonin përsëri jetën njerëzore me pasoja ende të panjohura./abcnews.al

Etiketat e lidhura

ChallengerChernobylkatastrofat
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë
Para 15 minutash

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit
Para 41 minutash

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit
Para 46 minutash

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!
Para 50 minutash

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 8 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 23 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 11 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 12 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.