Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 09:25 Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS! Asambleja Kombëtare e PS-së është njoftuar të nisë sot, më 14 nëntor, në orën 10:30, në kompleksin “Mövenpick”, në Gjirin e Lalëzit, Durrës, sipas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Çifti nga Shkodra rrëfen varësinë ndaj heroinës: Po më dilte gjak e copa mishi

Magazinë E hënë, 22 Mars 2021 15:44
Çifti nga Shkodra rrëfen varësinë ndaj heroinës: Po më dilte gjak e copa mishi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Fenomeni i përdorimit të substancave narkotike nga individë të ndryshëm, ndërlidhet me shkaqe të ndryshme. Dikush i provon fillimisht substancat psikoaktive nga kurioziteti, apo i nxitur nga rrethi shoqëror. Dikush tjetër mund të fillojë përdorimin e tyre në një moment dobësie apo prej dëshirës për t’u shkëputur qoftë dhe një moment nga realiteti jo i mirë në të cilin ndodhet. Por çfarëdo qofshin arsyet, përdorimi i këtyre substancave është shumë i dëmshëm, në të gjitha aspektet dhe për më tepër krijon një varësi jo lehtësisht të shërueshme. Një çift nga Shkodra kanë ardhur në emisionin “Historia ime” në Tv Klan për të rrëfyer ekskluzivisht historinë e tyre e cila është një dëshmi konkrete e jetuar me këtë varësi për vite me radhë.

Gazetarja: Sa vjeç jeni?

Rozina: 30.

Marku: 39.

Gazetarja: Sa vite keni që njiheni bashkë?

Rozina: 20 vite, kam qenë 15 vjeç kur jemi njohur.

Gazetarja: Markolino çfarë të tërhoqi tek ajo?

Marku: Ishte e qeshur, në muhabet dhe në të gjitha.

Gazetarja: U fejuat dhe vendosët që të qëndronit bashkë apo vazhduat në distancë.

Rozina: Kemi jetuar bashkë.

Gazetarja: Pas gjimnazit si vijoi jeta juaj?

Marku: Gjimnazin e lashë përgjysmë.

Rozina: Edhe unë e lashë gjimnazin përgjysmë. Vitin e dytë e kam kryer të gjithin dhe më pas nuk e kam vazhduar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gazetarja: Si e kujtoni atë kohë?

Marku: Kemi kaluar shumë bukur.

Rozina: Na ka marrë malli shumë për shkollën dhe shokët e klasës.

Gazetarja: Jeni penduar që e braktisët?

Rozina: Po shumë, nëse do kthehesha pas në kohë do shkoja me gjithë qejf.

Gazetarja: Kur ka qenë kontakti i parë me përdorimin e lëndëve narkotike?

Marku: Unë e kam përdoru për shumë vite, para Rozinës, kjo e nisi kur u njoh me mua.

Rozina:15 vjeç kam filluar heroinën.

Gazetarja: Kur u njohët Rozina ju e dinin se Markolinoja ishte përdorues?

Rozina: Po e dija, por mendoja se e ka lënë, ka zënë mend, por është e zorshme ta lesh.

Gazetarja: Cila ka qenë arsyeja që ju ka bërë së pari Markolinon që ta fillonit këtë substancë?

Marku: Ne nuk kemi ditur gjë, ne e kemi bërë provë. Ishte kurioziteti, mu duk gjë qejfi në fillim, nuk e dinim që do kishte këto pasoja. Ishte dhe shoqëria që thoshte pije, bëje provë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gazetarja: Çfarë ndjetë kur e provuat për herë të parë?

Marku: Më është dukur sikur kam prekur qiellin me dorë, isha adoleshent.

Rozalina: Të çon në një tjetër dimension. Efektin e saj tamam tamam, e ka që të lodh qepallat e syrit, të jep një kruajtje gjithë kohës, je si i përgjumur. Ky është efekti tamam, tamam i heroinës. Të bën që të pish duhan më shumë, mund të kesh të vjella për ata që e pardonin në fillim, bëhesh i verdhë në fytyrë.

Mund t'ju interesojë

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

Para 21 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50

Efektin e ka të lezeçëm sa të fut në film. Një javë është kënaqësia e saj, pas një jave nuk ja ndjen më këtë lezet. Nga lezeti të kthehet në hall sepse ta kërkon trupi, nuk mund të rrish dot pa të. Atë efektin e bukur dhe të mirë që ia ke ndjerë në fillim, nuk e ndjen më, veç po t’ja rrisësh dozat. Por edhe dozat e larta kanë atë të keqen e vetë sepse nuk ta përballon trupi, vjen overdoza dhe shumë gjëra të tjera mbrapa.

Gazetarja: Doja të dija se kur Rozina e përdori për herë të parë, besoj prej Markolinos?

Marku: Po normal.

Rozina: Po është e vërtetë. Doja ta provoja, kurioziteti.

Gazetarja: Dhe pastaj nuk u shkëputët më kurrë të dy?

Rozina: Jo. E kemi pirë rregullisht, kam bërë provë ta shkëput. E kam lënë 6 muaj, e kam lënë 3 muaj edhe nga dy muaj dhe e kam vazhduar prapë.

Gazetarja: Familja juaj çfarë qëndrimi kanë mbajtur ndaj kësaj situate që jeni përfshirë? E kanë pranuar faktin që ju ishit përdorues?

Rozina: Prej hallit, janë munduar shumë të na ndihmojnë sa kanë pasur mundësi me mish dhe me shpirt.

Gazetarja: Para se të nisnim këtë intervistë, më thatë që keni 5 fëmijë.

Rozina: Po.

Gazetarja: Kur erdhi në jetë fëmija i parë?

Rozina: 12 është vajza e madhe, kam qenë 19 vjeç kur e kam sjellë në jetë. Fëmijën e parë e kam dështuar prej drogës. Nuk e kam ditur që isha shtatzënë, më kapën dhimbje të forta barku, kisha shumë gjak, copa mishi me gjak. Nuk mund të shkoja as në spital sepse nuk kishte asnjë makinë, nuk ecja dot. Të nesërmen shkova tek materniteti i Shkodrës, bëra një eko dhe më thanë që ke qenë shtatzënë, por e ke dështuar pa dashje. Mbrapa më ka falur Zoti vajzën shëndoshë si molla dhe fëmijët e tjerë shëndoshë si molla.

Etiketat e lidhura

ciftidroge
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!
Para 9 minutash

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!
Para 20 minutash

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!

168 ditë revoltë, Tirana në protestë kombëtare! Studentët, qytetarët dhe Diaspora kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Para 31 minutash

168 ditë revoltë, Tirana në protestë kombëtare! Studentët, qytetarët dhe Diaspora kërkojnë dorëheqjen ...

Takimi në Kinë Trump Putin Xi: Merz i kërkon Trumpit të shmangë marrëveshjet e papritura për Ukrainën
Para 33 minutash

Takimi në Kinë Trump Putin Xi: Merz i kërkon Trumpit të shmangë marrëveshjet e papritura për Ukrainën

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 9 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 23 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 12 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 13 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.