Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Interneti apo libri

Forum E enjte, 17 Tetor 2019 08:51
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Brunela Beshaj

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Njerëzimi sot është mjaft i lidhur me internetin, mjafton të ndalojmë një moment dhe të shohim përqark, njerëz kudo më kokën e ulur dhe sytë e fiksuar mbi një ekran smartphon-i, lap-top apo i-pad. Nëse ulemi në një kafe nuk do të shohim gjë tjetër vetëm njerëz, sidomos të rinj, të cilët duket sikur janë ulur rastësisht në atë tavolinë sepse asnjëri prej tyre nuk bisedon me tjetrin, aq më tepër të shohësh dikë prej tyre me një libër në dorë.

Mund t'ju interesojë

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 9 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 10 orësh
Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 10 orësh

Vitet e fundit është vënë re një ulje e ndjeshme e leximit të librave , duhet theksuar se në këtë fenomen ka ndikuar jo vetëm epoka e internetit, e cila ka hyrë pothuajse në çdo fushë të jetës, por edhe mundësia ekonomike për të blerë një libër, edukimi në familje dhe nëpër shkolla.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nuk mohoet fakti që ato informacione të cilat mund t’i gjejmë në internet janë nga më të larmishmet, të kohëve të shkuara, risitë e së ardhmes apo edhe mundësinë e leximit  të një libri on-line, por a mund të krahasohet kënaqësia që të jep një libër fizik, të shfletosh faqet e tij e të të duket sikur je duke përjetuar atë çka po lexon, me leximin nëpërmjet një ekrani të ftohtë elektronik?

Sipas një sondazhi të viti 2018 nga DataCentrum, për kënaqësi kanë lexuar rreth  31% e popullsisë së përgjithshme shqiptare, ndërsa për çështje profesionale lexojnë vetëm 9% e popullsisë së përgjithshme.Nga një studim tjetwr i publikuar disa kohë më parë, nxorri se 1/3 e shqiptarëve apo 1 milion të cilët i përkasin moshës mbi 25 vjeç nuk kanë lexuar asnjë libër përgjatë viti të shkuar.

Shumica prej nesh, sidomos e adoleshentëve pjesën më të madhe të ditës e kalojnë në internet, krahasuar kjo me vitet më përpara ku përdorimi i internetit nuk ishte në masë.

Një libër është kthyer ne një dhuratë të shpejt për ditëlindje apo për nje rast tjetër kur nuk ke se çfarë të dhurosh e do të të duhet të dalësh nga situata. Të paktë janë ata që e vlerësojnë vërtetë dhurimin e një libri dhe leximin e tij me kënaqësi, herët e tjera ai përfundon i harruar dhe i pluhurosur diku në një qoshe sirtari…

Shumica prej të rinjve shprehen se leximi i një libri nuk është më në “modë” dhe se kohën e lirë preferojnë ta kalojnë në internet dhe në përgjithësi në rrjetet sociale, të cilat mund të thuhet me plot gojën që janë kthyer në një “virus” të shoqërisë moderne.

Ajo që është për t’u shqetësuar është fakti që fëmijëve të grupmoshës së parashkollorëvë apo ciklit të ulët u ofrohet në masë nga prindërit kjo mënyrë argëtimi nëpërmjet internetit.  Këtyre fëmijëve për “t’i mbajtur” larg telasheve u jepet një telefon apo i-pad ku të luajnë lojëra elektronike, të shohin shfaqje për fëmijë apo të lexojnë libra të ndryshëm.  Këto aplikacione apo programe mund të jenë argëtuese por jo me patjetër të mira për të lexuarit dhe zhvillimin e shprehive gjuhësore.  Librat vënë në punë imagjinatën e fëmijëve, krijojnë në mendjet e tyre situatën apo personazhet që po lexojnë.

Interneti edhe pse ka pushtuar në masë pothuajse të gjithë nuk mund të krahasohet më magjinë e leximit të një libri fizik, edhe pse aty mund të gjejmë artikuj, libra apo informacione nga më të shumëllojshmit.

Të lexosh një libër do të thotë ta prekësh fjalën nga afër, të ndjesh kuptimin e saj e të prekësh gërmat të cilat e kanë formuar.  Mungesa e të lexuarit të librave fizik ka sjellë veçanërisht në brezat e rinj pamundësinë për të pasur një fjalor të pasur, elokuencë në të folur dhe shumë gabime drejtshkrimore.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 2 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 3 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 3 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 3 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 4 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

2 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 3 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 6 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 3 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.