Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 12:01 Alarm në Dublin gjatë samitit europian: Policia çaktivizon pajisje shpërthyese pranë ambasadës franceze Policia çaktivizoi një pajisje shpërthyese pranë ambasadës franceze në Dublin gjatë samitit europian, sipas Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe paralajmërime moti për Shqipërinë dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“KEQQEVERISJA si konçensionare e buzëqeshjes së shqiptarëve dhe vaksina me tollon”

Magazinë E premte, 15 Janar 2021 12:28
“KEQQEVERISJA si konçensionare e buzëqeshjes së shqiptarëve dhe vaksina me tollon”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ardit Gjinali –
Nuk është periudha kohore e ngricave të imponuara nga kushtet e vështira metereologjike; është buzëqeshja e ngrirë në buzën e secilit shqiptar që ka harruar të tillën; trishtimi, fytyra e zymtë, ofshama njerëzore, balli i rrudhur , syri në lot janë bashkëshoqëruesit e ditës së pambarimtë të qytetarit halleshumë;- të tillit që keqqeverisja i ka rrëmbyer jo vetëm vitet duke u rrekur ti mjegullojë shpresën, por dhe buzëqeshjen. Konçensioni më i dhimbshëm dhe jo njerëzor nën hyqmin e keqqeverisjes është i tilli i buzëqeshjes; tashmë…keqqeverisja nuk kontrollon vetëm secilën kërkesë dhe nevojë të qytetarit përmes portalit të ëndrrave “E-Albania”, por gjithashtu përcakton kohën , vendin dhe shkakun e buzëqeshjes…pa më të voglin dyshim që e vetmja fuqi njerëzore që mund ti sjellë buzëqeshjen Shqiptarit halleshumë mbetet i vetmi individ politik…KryeKreu.
Buzëqeshja e hipokrizisë qeveritare prezantoi nismën “Shqipëria buzëqesh” si një vazhdimësi e serisë së parë të filmit qeverisës të titulluar “Propagandë në kohën e kolerës”; e para seri u transmetua më 1 Janar, në hyrje të Vitit të Ri duke treguar nxitimthi që shumëçka do të jetë njëjtë me vitin e ashtuquajtur të vjetër…avazet janë të vështira të ndryshojnë, kur mbi të tillët është bazuar ndërtimi i një aparati famëkeq të propagandës qeverisëse. Vitet e kësaj qeverisjeje mbeten si shembulli i zi që dëshmon tentativën e palodhur mbi instalimin e errësirës shoqërore; e tilla që errëson buzëqeshjen në kufijtë e padukshmërisë; errësira dëshmon të vërtetën e dramës Shqiptare në kufijtë e tragjikes që nuk mbulohet dot nga buzëqeshja e gënjeshtërt në versionin 3-D.
“Shqipëria buzëqesh” nuk mund të mbulojë pamundësinë e qytetarit të varfër dhe të pamundur, i tilli që pavarësisht përkatësisë politike ka harruar jo thjeshtë buzëqeshjen; i tilli nuk kujton arsyen për të jetuar dinjitetshëm sepse saga e së përditshmes i rrëmben kohën si era e veriut për të menduar për të tjera veçmas mbijetesës ekonomike dhe ekzistencës njerëzore, gjithashtu. “Shqipëria buzëqesh” është etiketa e rradhës për të kaluar rradhën nga arradha e enturazhit qeverisës që vijon prezatimin e secilit hap të rrugëtimit të gënjeshtrës qeverisëse për qytetarin; ai qytetari i braktisur në fatin e tij kur përgjegjësitë thërrasin qeverinë për ti qëndruar pranë dhe i përdorur si aktor i rradhës për të formësuar serinë e rradhës të filmit propagandistik keqqeverisës.
Tollon- vaksina është vazhdimësia e logjikës së testimeve të munguara në numrat që duheshin; e njëjta është tallja e rradhës me qytetarin që i rrezikohet jeta në secilën ditë dhe mbetet i detyruar të vështrojë paradën mbi sigurimin falas të disa dozave; pjesa tjetër do të sigurohet në bazë të të konsideruarit të Shqipërisë si një vend i botës së tretë. Shqiptarët janë ndjerë të braktisur në secilin sektor të së përditshmes;- ata..qytetarët nuk janë harruar nëse pagesa e detyrimeve ndaj shtetit i thërriste në apel…ky mbetet momenti që keqqeverisja kujton ekzistencën e tyre.
Koha për të marrë në dorë fatet tona përmes ndryshimit të së tashmes dhe ndërtimit të një ardhmeje të qëndrueshme është tani;rruga e drejtë për të marrë në dorë fatet tona është ushtrimi i të drejtës së votës; pjesëmarrja masive dhe angazhimi i thelluar për të realizuar një bashkim të madh që do të mundësonte një Shqipëri normale, qeveri normale dhe Kryemnistër normal; një Shqipëri të ditëve më të mira. Koha për të realizuar një ndryshim të madh dhe për të mbrujtur një shpresë të re është tani! Bashkë sepse ka ende shpresë…

Mund t'ju interesojë

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

13 Nëntor 2026, 12:06
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alarm në Dublin gjatë samitit europian: Policia çaktivizon pajisje shpërthyese pranë ambasadës franceze
Para 9 minutash

Alarm në Dublin gjatë samitit europian: Policia çaktivizon pajisje shpërthyese pranë ambasadës franceze

Rama: 2027-a, viti i përgatitjeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Para 11 minutash

Rama: 2027-a, viti i përgatitjeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Tiranë, shpërthim me eksploziv në banesën e një 47-vjeçareje
Para 16 minutash

Tiranë, shpërthim me eksploziv në banesën e një 47-vjeçareje

Ervin Demo dhe Albana Koçiu do të jenë bashkëdrejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Tiranë
Para 51 minutash

Ervin Demo dhe Albana Koçiu do të jenë bashkëdrejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Tiranë

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 12 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 15 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 16 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.