Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Këto zgjedhje, jo vetëm kërkohet, por duhet të jenë krejt ndryshe, nga ato deri më sot!

Magazinë E hënë, 1 Shkurt 2021 16:32
Këto zgjedhje, jo vetëm kërkohet, por duhet të jenë krejt ndryshe, nga ato deri më sot!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Fejzo Subashi –
Këto zgjedhje kërkojnë tjetër dimension, qasje, sjellje, prurje, ofertë, risi, rezultat, jo të ngjashme me të mëparshmet, por krejt ndryshe nga ato. Këto zgjedhje duhet të jenë një revolucion i gjithanshëm në dimensionin sjelljen, qasjen dhe jetën institucionale dhe veprimin politik të vendit. Këto zgjedhje duhet të jenë një revolucioni madh i vendit, ku pjesëmarrës dhe përgjegjës duhet të jenë të gjithë aktorët dhe faktorët e saj, duke filluar nga ata që i organizojnë, menaxhojnë, monitorojnë, vlerësojnë, që duan të votohen, por edhe ata që votojnë. Këto zgjedhje kërkojnë jo vetëm pritshmëri, por një veprimtari menaxhimi, organizimi dhe realizimi ndryshe. Partitë politike, megjithëse nuk kanë përcaktuar akoma formatin dhe formacioni politik, për këtë fushatë elektorale kanë ndezur motorët në maksimum të fuqisë së tyre me kriterin më të rëndësishëm, atë të programit politiko- ekonomik të fushatës dhe të qeverisjes, nëse bëhen fitues të saj.
Natyrisht që në këtë fushatë, jo se në të tjerat nuk ka pasur vlerë dhe rëndësi programi, por kësaj radhe për vetë situatën ku ndodhet realisht vendi, për arsye te fatkeqësive natyrore dhe jo vetëm, kemi pasur situatën më te keqe të mundshme politike, ekonomike, institucionale në këto njëzet vitet e fundit.
Për situatën jo të mirë të vendit jo vetëm në këto momente, por për afro tre dekada, klasa politike është një përgjegjëse e madhe. Kjo situatë përveç programit për ta përballuar kërkon dhe një ndjesë të madhe të gjithë klasës politike, qoftë ne pushtet, apo në opozitë. Përgjegjësia e klasës politike është si ajo në lidhje me veprimet, por edhe ajo me mosveprimet e duhura dhe në kohën e duhur.
Kjo fushat zgjedhore, ka shumë arsye dhe shkaqe, por dhe një domosdoshmëri përse duhet të jetë krejt ndryshe nga të tjerat. Kjo situatë kërkon që klasa politike të marri përgjegjësi dhe risi jo vetëm të mëdha, por historike për Vendin, Kushdo që pretendon fitoren në këto zgjedhje duhet të mendohet mirë, si ajo që është në krye të saj dhe kërkon vazhdimësinë, apo edhe ata që kërkojnë të marrin timonin e qeverisjes pas njëzet e pesë Prillit
Kërkon jo thjeshtë një program politik dhe elektoral, por kërkon një strategji, ku program i saj duhet të jetë themeli i një epoke të re.
Kërkon jo thjeshtë fushatë për fushatë, por një revolucion të madh, duke filluar nga votuesi më i thjesht dhe deri te qytetari i parë i Vendit, pasi duhet të bëjmë një kapërcim të madh, ku të mbyllim një kapitull dhe të hapim një faqe të një kapitulli të ri. Votuesi ynë kësaj radhe, nuk duhet te vazhdoj me parimi të kap çfarë të kap, apo të marr sa mund të marr nëpërmjet këtyre votimeve, ai/ajo duhet ta kuptoj se ka një përgjegjësi të madhe ne lidhje me fatin dhe të ardhmen e tija, fëmijëve, familjes dhe jo vetëm të tyre por edhe të shoqërisë dhe vendit.
Kërkohet, jo thjeshtë të caktojmë ca burra, apo ca gra, duke ruajtur formalisht raporte gjinore, moshe, për të krijuar lista për të shkuar të votuesi, por duhet të vlerësojmë shumë rolin, që ka dhe duhet të ketë i zgjedhuri dhe përfaqësuesi i popullit ne tempullin më të rëndësishëm të vendit. Në këto zgjedhje duhet ti themi përfundimisht stop, përfaqësuesve të cilët vijnë nga bota e krimit, nga bota e atyre që çdo gjë e zgjidhin vetëm duke e blerë me dollar. Ka ardhur koha që përfaqësuesit tanë të jenë jo ata që kanë primarë ndjesinë e të pasuruarit, të milionerit, por që prioritet kanë fatet e, ecurinë dhe të ardhmen e vendit. Gjykoj se është momenti që të jenë ata që i janë përkushtuar formimit të tyre intelektual dhe akademik, pasi për këtë kontingjent ka nevojë vendi, kurse për shumicën e atyre që kemi pasur deri më sot, kanë pasur ata nevojë për vendin.
Kërkohet, që përpara se të vemi të pazaret, të përcaktojmë përpara se çfarë do të bëjmë për vendin? Si do dalim nga situata? Si do e ndryshojmë atë? Çfarë shprese do u japim njerëzve? Kur do kemi dritë në fund të tunelit? Jo të fillojë fushata me marrëveshjen e ndarjes së tortës dhe posteve ministrore. Këto dhe shumë e shumë pyetje, probleme, shqetësime të cilat shqetësojnë në çdo çast të jetës shoqërinë tonë, kërkojnë një përgjigje, nga kjo klasë politike, jo thjeshtë për t’iu marr votën qytetarëve, por për ti bindur të shkojnë në votime dhe të ndërgjegjshëm për të votuar, se duhet votuar.
Që të realizohet kjo nuk duhet të mjaftohemi me publicitetin mediatik. Nuk duhet të mjaftohemi me sloganin se: Ne nuk jemi më të mirët, por më mirë se ata jemi… Nuk duhet të mjaftohemi me mundësin e baltosjes së kundërshtarit, si mundësi justifikimi, largimi nga përgjegjësia, apo si tymnajë politike.
Nuk duhet të qëndrojmë sipas ngjyrimit për përgjegjësinë, apo gjetjen e fajit duke shfrytëzuar mllefin, apo urrejtjen e momentit, të dekadës apo të shekullit siç mund të jetë, ata janë komunist, enverist, apo nipërit e byroistēve, kurse krahu tjetër me fenomenin, frikën dhe gogolin berishian.
Këto zgjedhje kërkojnë dhe një përgjegjësi të madhe dhe ndryshe nga herët e tjera të organizatave dhe organizmave ndërkombëtare. Do të ishte dhe jo shumë komode ndoshta rotacioni pa ide, objektiva dhe synime të qarta, duke u mjaftuar me komandën: Mbrapa ktheu dhe i fundit del i pari. Kërkojnë një përgjegjësi, sjellje dhe qasje ndryshe nga ato që kemi parë deri me sot nga përfaqësitë diplomatike ne vendin tonë, sidomos ato përfaqësi që kanë tjetër peshë në misionin e tyre dhe interesave të vendit tonë. Kërkohet nga këta mbi të gjitha mos të abuzojnë me ndjesinë dhe besimin, shpresën e popullit tonë ndaj vendit të tyre.
Mbi të gjitha këto zgjedhje kërkojnë domosdoshmërish, burra dhe gra që dinë e duanë të bëjnë shtet . Kërkojnë burra dhe gra që vënë interesat e vendit mbi ato të tyre Këto zgjedhje kërkojnë, jo vetëm qytetari, por mbi të gjitha ndjesi qytetarie. Këto zgjedhje kërkojnë jo vetëm votues Shqiptarë, por ndjesi dhe detyrim ndaj Shqipërisë.
Nëse nuk i konceptojmë, nuk i konsiderojmë, nuk i vlerësojmë dhe si përfundim nuk i realizojmë kështu përfundimisht nuk kam çfarë të them konkluzionin dhe përfundimin e dini vet.

Mund t'ju interesojë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë hequr këtë praktikë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë...

Para 3 orësh
Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjeshme amerikane, sipas dosjeve të Pentagonit

Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjes...

Para 9 orësh
Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

22 Tetor 2026, 23:37
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 3 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 3 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 3 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 3 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 3 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 6 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 3 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 5 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.