Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 12:16 Arkitektura e sigurisë evropiane në fokus: Trump thotë se marrëveshja do të përfshijë më shumë sesa Ukrainën Ekspertët paralajmërojnë se rishikimi i arkitekturës së sigurisë së Evropës do të plotësonte një kërkesë të vjetër të Moskës. Trump thotë se marrëveshja do…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Kuturu-ja artistike dhe kukuku-ja e vajtueshme qeverisëse”

Magazinë E mërkurë, 6 Janar 2021 13:39
“Kuturu-ja artistike dhe kukuku-ja e vajtueshme qeverisëse”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ardit Gjinali-
Shpirti i një kënge është teksti, shpirti i një qeverisje është bilanci. Interpretimi është një lëm i diskutueshëm në rrafshin artistik, por në kontekstin qeverisës kombëtar, i tilli interpretimi i të pavërtetës dhe të parealizuarës si realizim dhe arritje mbetet veçoria më e spikatur e keqqeverisjes. Nuk është “Kuturu” e arrirë artistikisht e Aleksandër Gjokës apo interpretimi i së njëjtës në përshtatje me atmosferat e fundvitit nga trupa televizive e një televizioni kombëtar; është kuturuja artistike e pjesëtarëve të ansamblit qeverisës “Rilindja e gënjeshtrës së babëzisë” që rendën në televizionet kombëtare për të dëshmuar vlerat artistike individuale- ata, të njëjtët që u rrekën për të treguar Shqiptarëve dimensionin ndryshe të ansamblit, dimension që nuk fshihet pas telave të kitarës që oshëtin në veshët e sipërrmarrësit të drobitur nga tam-tam-et kërcënuese kryeministrore apo pas valles që evokon shprehjen pa kripë të detit që nuk bëhet kos në kontekstin e një pakete ndihmëse ekonomike të panevojë dhe të munguar për ata…spektatorët e shfaqjes së madhe qeverisëse.
Kronika e kuturusë qeverisëse me sfond artistik ngriti siparin me deklaratën e KryeKreut thuajse çerek-shekullor në pushtet, fjalëshumë dhe punë-mirë aspak, aspak i lavdishëm në qeverisje, por ëndërrimtar i lavdisë së Skënderbeut, i njëjti që evokoi lavdinë ekonomike të familjeve shqiptare duke paraqitur si zërin më të rëndësishëm përkatësisht arrat e blera nga shqiptari i munduar dhe i sfilitur, të tillat që duheshin për kadaifin dhe bakllavanë; retorikë tolloni dhe sindrom tepsie duke evokuar ëmbëlsinë që përcjell tek i njëjti, sherbeti i gjithë-pushtetit dhe të plot pushtetshmit , shtet-pushtet që është zeherri i demokracisë, interesit publik dhe të së ardhmes së qytetarit, gjithashtu . Maratona e propagandës së punëve boshe njohu stacionin kohor të rradhës, përkatësisht më 1 Janar me lajmin e sigurimit të vaksinës… një numër i vogël i siguruar nga bujaria e shteteve mike nën parimin legjendar që e “lypura pavarësisht faqes së zezë, nuk të lë pa gjë”; numër i siguruar për shkak të kategorizimit aspak të dinjitetshëm dhe për faqe aspak të bardhë si një vend në nevojë.
Shqiptari i sotëm nuk është bohemi që rend kuturu në kërkim të fatit të tij; i tilli nuk mund të ketë mundësinë dhe lirinë e plotë individuale për të rendur pas fatit të tij, ai…shqiptari është i kushtëzuar nga faktorë të ndryshëm që diktojnë fatin e tij, përfshirë të tillin më dramatik….largimin me vullnet të munguar nga atdheu për shkak të pamundësive të shtuara prej keqqeverisjes….është në udhëkryqin ekzistencial të së tashmes së rrëmbyer dhe të së ardhmes së munguar. Kuturu-ja jo e denjë e Shqiptarit të sotëm, e tilla jo për shkak të njëjtit , është kukuku-ja e vajtueshme e keqqeverisjes që përmes sundimit i ka rrëmbyer shumëçka vendit duke u rrekur ti rrëmbejë dhe shpresën.
Vigjilja e këtij viti është evokimi i shpresës që nuk tjetërsohet nga tentativat e shtet-pushtetit për të shkurajuar dhe për të penguar ndryshimin e madh për një Shqipëri normale të ditëve më të mira; për një Shqipëri me liri, dinjitet, ligj dhe punë duke i kthyer buzëqeshjen e munguar qytetarit të orvatur dhe të braktisur në fatin e tij, por me mundësi të mohuara. 25 Prilli është dita që qytetari do të marrë në dorë fatin e tij përmes ushtrimit të së drejtës së votës; pjesëmarrja dhe angazhimi i individit përmes votës si instrumenti i vetëm demokratik për të rrëzuar autokracinë qeverisëse. Koha për një bashkim të madh për të përçuar një shpresë të re dhe për një ndryshim të qënësishëm që do ta kthente Shqipërinë të rëndësishme serish, është tani! Bashkë sepse ka ende shpresë…

Mund t'ju interesojë

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

13 Nëntor 2026, 12:06
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Arkitektura e sigurisë evropiane në fokus: Trump thotë se marrëveshja do të përfshijë më shumë sesa Ukrainën
Para 2 minutash

Arkitektura e sigurisë evropiane në fokus: Trump thotë se marrëveshja do të përfshijë më shumë sesa Uk...

Alarm në Dublin gjatë samitit europian: Policia çaktivizon pajisje shpërthyese pranë ambasadës franceze
Para 17 minutash

Alarm në Dublin gjatë samitit europian: Policia çaktivizon pajisje shpërthyese pranë ambasadës franceze

Rama: 2027-a, viti i përgatitjeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Para 19 minutash

Rama: 2027-a, viti i përgatitjeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Tiranë, shpërthim me eksploziv në banesën e një 47-vjeçareje
Para 25 minutash

Tiranë, shpërthim me eksploziv në banesën e një 47-vjeçareje

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 12 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 15 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 16 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.