Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nga ateist në islamist – Një i ri austro-shqiptar në bankën e të akuzuarve

Forum E diel, 1 Gusht 2021 03:41
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Vjenë filloi gjyqi kundër islamistit 19-vjeçar austriako-shqiptar Lorenc K. Sipas aktakuzës ai ka nxitur një dymbëdhjetëvjeçar në Gjermani për të bërë atentat në tregun e krishtlindjeve në Ludwigshafen. “Shko te tregu i krishtlindjeve, më shumë njerëz”, – qe mesazhi që Lorenz K. i dërgoi dymbëdhjetëvjeçarit Yad A, në nëntor 2016. Yad A. më parë kishte ndërtuar një bombë sipas udhëzimeve që austro-shqiptari Lorenz K. kishte publikuar në internet me pseudonimin “kryekuzhinjeri i terroristëve”. Me bombën në çantë, Yad A. donte të bënte një atentat vetëvrasës në një kishë protestante në Ludwigshafen. Fat, që rripi me bomba me gozhdë, nuk shpërtheu. Fat që Yad A. e hodhi në gëmushë. Tani Lorenz K. është në bankën e të akuzuarve në Vjenë, ndër të tjera,  për nxitje të një akti terrorist dhe përkatësi në një organizatë terroriste e kriminale.

Të mërkurën, më 4 prill 2018, kur filloi procesi nën masa të rrepta sigurie, Lorenz K. pranoi se i është betuar Shtetit Islamik, IS, por jo se ka qenë ai nxitësi i atentatit të dështuar të dymbëdhjetëvjeçarit në Ludwigshafen. Avokati i tij, i cili sikurse gjykatësit dhe prokurorët, nuk pranojnë të përmenden me emër, për shkaqe sigurie, thotë se asokohe 17-vjeçari ka qenë vetë viktimë e ideologjisë së milicisë terroriste. Sipas tij, atij i është “shpëlarë truri” nga një mentor. Akuzat e prokurorisë se ai planifikonte një atentat në Vjenë, për të cilin kishte folur edhe me shokët e vet, avokati i quan “dërdëllitje rinore”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Para 9 orësh
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 12 orësh
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 14 orësh

Prokuroria përfaqëson një tjetër tezë: Sipas saj, i pandehuri ka shërbyer si shembull për djalin dhe se Lorenz K. planifikonte edhe atentate të tjera kundër bazave ushtarake në Gjermani. Nëse akuzat e prokurorisë dalin të vërteta, Lorenz K. mund të dënohet me 15 vjet burg.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nga ateist në islamist

Lorenz K.  nuk ishte i panjohur për drejtësinë vjeneze. Dy herë kishte bërë vjedhje me dhunë, për çfarë deri në tetor 2015 kishte qenë nëntë muaj në burgun e të rinjve, ku, sipas raportimeve të disa mediave, thuhet të ketë ndodhur edhe afrimi i tij me fenë islame.

Deutschland Symbolbild Salafismus (picture alliance/dpa/B. Pedersen)

Pak kohë pasi doli nga burgu ai u konvertua në fenë islame. Një vit më vonë shkoi në Gjermani për t’u martuar sipas ritit islamik me një vajzë 16-vjeçare që e kishte njohur në internet dhe që i përkiste skenës salafiste gjermane. Së bashku me të, dhe një tjetër bashkëpunëtor nga Gjermania, ai kishte planifikuar të bënte atentatet vetëvrasëse. Por i ati i të shoqes, që kishte qenë kundër martesës së tyre, e kishte denoncuar në polici. Edhe dy të tjerët tani janë në arrest në Gjermani.

Sesa besimtar është në të vërtetë Lorenz K, kjo është diskutuar gjerë e gjatë në mediat austriake. Prindërit e tij me prejardhje nga Shqipëria janë ateistë. Në profilin e tij në Facebook, që ende ka afro 600 miq,  në postimet e pesë viteve më parë, sheh një 14-vjeçar krenar për prejardhjen e tij shqiptare, por edhe që adhuron dhunën me armë dhe kulturën e gangsterëve. Në atë kohë ainuk kishte pasur lidhje me fenë islame.

Por radikalizimi i ndodhur më vonë, si pasojë e të cilit ai ndërroi emrin në Sabur Ibn Gharib, duket se është rrënjosur thellë. Sipas organeve zyrtare, as programi që po përdoret aktualisht për çradikalizimin e tij, nuk po tregon rezultat. Në qelinë e tij janë gjetur vizatime kishash të djegura dhe xhihadistë të gatshëm për dhunë. Veç kësaj, thuhet se ka bërë përpjekje të konvertojë edhe të burgosurit e tjerë.

Proces gradual

Edhe pse, pas humbjeve më të fundit të IS-it në Siri, entuziazmi për milicinë islamiste duket se ka rënë, skena salafiste në Gjermani vazhdon të rritet. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë, numri i salafistëve gjatë pesë vjetëve të fundit është dyfishuar. Nga 5500 simpatizantë të kësaj dege ultrakonservatore të sunitit islam që ishin në vitin 2013 ndërkohë janë bërë 11000. Siç bën të ditur gazeta gjermane “Der Tagespiegel”, duke iu referuar burimeve të Entit të Landit të Berlinit për Mbrojtjen e Kushtetutës, numri më i madh i salafistëve është në Hamburg dhe Berlin. Gati gjysma e salafistëve që jetojnë në Hamburg, gjithsej 798, klasifikohet si xhihadiste, pra e gatshme për dhunë dhe akte terroriste.

Symbolbild Anwerbeversuche IS (picture-alliance/chromorange/R. Peters)

Qeveria gjermane ka parashikuar në koalicionin e saj vazhdimin dhe forcimin e programeve për parandalimin e radikalizimit të të rinjve. Por ato deri tani kanë treguar pak efekt. Ekspertët janë të mendimit se programe të tilla kanë efekt kur nisin që me shenjat e para të radikalizimit: “Nuk janë procese të rrufeshme, por transformime graduale”, i tha Deutsche Welles eksperti i salafizmit, Michael Kiefer. “Dhe vendimtare është që këto shenja të kuptohen vetvetiu. E rëndësishme është para së gjithash, që mësuesit, punëtorët socialë, prindërit, por edhe njerëzit e tjerë përreth të bëhen më të vëmendshëm dhe të pyesin qysh herët. “Çfarë po ndodh me ty?” Dhe pastaj t’i tregojnë të riut se janë të shqetësuar për të, të jenë më prezentë dhe në rast nevoje të ndërhyjnë, e t’ua ndalojnë disa gjëra”, thotë Kiefer. Por ai e pranon se nuk ka një recetë që vlen për këdo, dhe se çdo rast duhet parë më vete”. (DW, ASh)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 4 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 5 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 5 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 9 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 5 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

3 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

4 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 7 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.