Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 09:59 PS mbledh Asamblenë në Lalëz, ministrat dhe deputetët mbërrijnë në takim Deputetët dhe ministrat e Partisë Socialiste kanë nisur të mbërrijnë në ambientet e një resorti në Gjirin e Lalëzit, ku në orën 10:30 pritet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nis sot Sanremo 2021, salla pa spektatorë

Magazinë E martë, 2 Mars 2021 16:12
Nis sot Sanremo 2021, salla pa spektatorë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nis sot në Teatrin Artiston të qytetit të Sanremos, Festivali i Muzikës Italiane, Sanremo 2021.

Festivali i sivjetshëm do të zhvillohet në respekt të plotë të protokollit kombëtar kundër rrezikut të infektimit nga pandemia Covid19.

Pa publikun në sallë e me tre juritë e lidhura në versionin online të Festivalit, 26 këngëtarë italianë e 8 këngëtarë të rinj do të performojnë për pesë ditë radhazi në garën për këngët më të mira të këtij eventi muzikor.

Në skenën e Teatrit Ariston do të ngjiten këtë natë 13 këngëtarët e parë e 4 këngëtarë të rinj.

Amadeus, Drejtor Artistik i Festivali e njëherësh prezantues i tij, do të shoqërohet çdo natë nga showmani i njohur Fiorello, nga futbollisti i Milanit, Zlatan Ibrahimovic e këngëtari Achile Lauro.

Bashkëprezantuese e zgjedhur për natën e parë do të jetë aktorja e re italiane Matilde De Anglelis, e cila së fundmi ka interpretuar në filmin “The Undoing” së bashku me Nicole Kiodman e Hugh Grant.

Të ftuarit special të kësaj mbrëmje të parë do të jenë këngëtarët Loredana Berte, Diodato e infermierja italiane simbol i luftës kundër Covid , Alessia Bonaro. Fotografia e saj me shenjat në fytyrë nga maska e mbajtur për orë e orë, gjatë punës në spital, përcolli në të gjithë botën vështirësinë dhe punën e jashtëzakonshme të mjekëve e infermierëve gjatë emergjencës pandemike në Itali.

Këngëtarja e njohur Loredana Berte do të interpretoj një mix të këngëve të saj më të mira, ndërsa Diodato do të këndoj këngën fituese të Festivalit të një viti më parë Sanremo 2020.

Për herë të parë në historinë 71 vjeçar të Festivalit të Sanremos, në sallën e Teatrit Ariston do të ngjitet dhe banda muzikore e Policisë së shtetit për të nderuar 40 vjetorin e reformit të këtij autoriteteti, e për të shprehur rëndësinë që merr muzika si një element komunikimi institucional e social i aftë për të lidhur kultura, gjuhë e breza të ndryshëm.

Poltrona bosh e duartrokitje falso

Në konferencën për shtyp, prezantuesi e Drejtori Artistik i Sanremos 2021,  Amadeus u shpreh “se ndjehet i lehtësuar se më në fund mbërriti 2 marsi, dita e parë e këtij Festivali. Pritja qe shumë e gjatë tha ai, e ky vit i vështirë bëri sikur të kenë kaluar dy, tre o më shumë vite nga festivali i një viti më parë.”

Në vend të publikut në skenë duartrokitjet do të jenë të regjsitruara, një zgjedhjes që sipas Amadeusit ” do të shërbej për të ndihmuar psikologjikisht këngëtarët e të gjithë ata që do të ngjiten në skenën e Ariston.”

Ai informoj gjithashtu se për netët e ardhshme po punohet me efekte vizive për të zëvendësuar poltornet bosh në sallë.

Ibrahimovic “Do të improvizoj e do të jem thjesht Zlatan”

Në konferencën për shtyp të Teatrit Ariston, ishte i pranishëm dhe futbollisti i Milanit Zlatan Ibrahimovic, i zgjedhur nga Amadeus për ta shoqëruar çdo natë të këtij eventi.

“Pranova të jem pjesë e Festivali, u shpreh Zlatan Ibrahimovic, se për mua është një detyrë t’i kthej pas Italisë, të mirën që ku vend ka sjellë në jetën time. Nuk di se çdo bëj në skenë, por profesioni im është futbollist e nëse bëj diçka jo si duhet të më kuptoni e nëse do kem sukses do të thotë se kam një të ardhme tjetër pas futbollit” t.

Mund t'ju interesojë

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

Para 22 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Zlatan Ibrahimovi u shpreh se ndjehet i sigurt se në skenë do të ketë në krah dy prezantues të mëdhenj si Amadeus e Fiorello që do ta ndihmojnë. por mbi të gjitha tha ai “do të jem vetvetja. Do të jem si gjithmonë Zlatan. Gjithçka do të jetë e improvizuar, nuk dua të jem i programuar, gjithçka e do të varet nga momenti, nga mood in, nga rrethana në skenë.”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjatë netëve të këtij Festivali, Zlatan Ibrahimovic do të këndoj së bashku me Fiorellon e ishfutbollistin e sot trajner i Bolonjës Sinisa Mihajlovic, këngën e njohur italiane “Io vagabondo” i grupit “Nomadi”.

E para që do të performojë në garën e sotme do të jetë këngëtarja Arisa , ndërsa nga të rinjtë Gaudiano.

Juritë

Këngët fituese të Festivalit të Sanremo 2021 do të zgjidhen nga tre juritë;

Juria e gazetarëve e cila ka 33% të votës, televoto me 34% të votës e juria demoskopike e përbërë nga një kampion i zgjidhur nga publiku, nga grupe e kategori të ndryshme sociale.

E para që do të performojë në natën e parë të Festivalit do të jetë këngëtarja Arisa, ndërsa nga të rinjtë Gaudiano.

Etiketat e lidhura

salla pa spektatorëSANREMO 2021
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

PS mbledh Asamblenë në Lalëz, ministrat dhe deputetët mbërrijnë në takim
Para 14 minutash

PS mbledh Asamblenë në Lalëz, ministrat dhe deputetët mbërrijnë në takim

Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij
Para 34 minutash

Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!
Para 49 minutash

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!
Para 1 ore

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 10 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 13 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 14 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.