Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 12:01 Alarm në Dublin gjatë samitit europian: Policia çaktivizon pajisje shpërthyese pranë ambasadës franceze Policia çaktivizoi një pajisje shpërthyese pranë ambasadës franceze në Dublin gjatë samitit europian, sipas Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe paralajmërime moti për Shqipërinë dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Një Vit i Ri për të zhbërë një avaz të vjetër keqqeverisës”

Magazinë E shtunë, 9 Janar 2021 23:45
“Një Vit i Ri për të zhbërë një avaz të vjetër keqqeverisës”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ardit Gjinali –
Një vit tjetër… i Ri në kalendar, por në përpjekjen e përbashkët për të mos mbetur vetëm i tillë, kalendarik pavarësisht që kalendarët nuk gjenden shumë thjeshtë në këto kohë të zymta për të tillin. Një vit sfide dhe përballjeje për ti dhënë fund kapjes së tashmes dhe për të ndërtuar një të ardhme ndryshe përmes një të tashmeje të sigurtë. Nuk është aspak e thjeshtë, shtet-pushteti vijon rrugëtimin e qëllimshëm të mbrapshtisë për të shndërruar këtë vit si të tjerët paraardhës….vite me ditë të kaluara mekanikisht dhe pushtet që njehsohet me shtetin duke u rrekur të shuajë çdo segment të pauzurpuar të shtetit me një ritëm agresiv përtej të tillit mekanik. Një vit që e gjen vendin në një udhëkryq të rrezikshëm dhe në një betejë të rëndësishme për mbrojtjen e rendit demokratik që po cënohet vazhdimisht dhe pa drojë nga koalicioni i shpopullimit kombëtar dhe shkurajimit qytetar; një bosht i së keqes që kërkon të instalojë normalitetin e të tillës përmes mendësisë së vjetër autokratike që rreket të rrëmbejë një Vit të Ri. Sërish quhet një Vit i Ri…pavarësisht ditëve që kalojnë bashkë me të përditshmet e rutinosura të qytetarëve mundim-humbur që harxhojnë mundimin njëjtë si në vitin e vjetër dhe mbajnë në kurrizin e tyre të dërrmuar ngarkesën e pamerituar të efekteve negative të keqqeverisjes; të njëjtët artikulojnë përcaktorin “i Ri” si një lehtësim iluziv nga barra e rëndë e sagës që ka mbetur aty….saga e shndërruar në një kronikë të trishtë të enumeracionit të pamundësive që hasin në secilën ditë…vuajtja për fuqinë e vjedhur në përballjen me murin qeverisës të ndërgjegjes së munguar ……trishtimi që kaplon kur vëren që ndërgjegja është një luks për të njëjtin që serviret në sallonet e shtet-pushtetit , halli i qytetarit numëror konsiderohet si një pluhur që ndot komoditetin e sallonit dhe nga i tilli sejmenët e sallonit mund të mbrohen me vendosjen e një maske që mbulon ngërdheshjen tyre jo- njerëzore dhe një fytyrë të munguar të keqqeverisjes.
Një Vit i Ri për të zhbërë avazin e vjetër të keqqeverisjes, i tilli që është amalgama e grykësisë së pushtetit, vesit jo-njerëzor të shërbërëtorit të shtet-pushtetit të përdorur keqas nga i njëjti, të të pavërtetave të skalitura në retorikë dhe të padrejtësisë të jetësuar në veprim, të paligjshmërisë së çertifikuar në ligj dhe të autokracisë qeverisëse që vijon talljen me qytetarët duke u vetë-quajtur demokraci përfaqësuese dhe gjithë-përfshirëse; shumëçka kanë parë sytë dhe dëgjuar veshët e shqiptarëve të tërhequr prej hunde, të tallur, të nëpërkëmbur, të gënjyer, të dhunuar, të arrestuar, të gjobitur, të paarsimuar nga pamundësia dhe të pangopur në kufijtë e ekzistencës njerëzore dhe skamjes ekonomike;- ata kanë qenë përjetuesit e sagës keqqeverisëse që vijon dhe e tilla përdor të njëjtin avaz të të pavërtetave për të prezantuar një realitet që nuk ekziston.
Ky Vit i Ri është dhe do të mbetet i vështirë; pasojat do të përjetohen për shkak të thuajse gjithçkaje të bërë keq në vitet paraardhëse që ishin nën diktatin e plotë të autokracisë qeverisëse. Koha po dërgon një mundësi të madhe për ta shndërruar këtë Vit në një të tillë të Ri, përtej ditëve që kalojnë në kalendarët e pagjetur; është mundësia për një ndryshim të qënësishëm duke kthyer të tashmen dhe duke fituar të nesërmen. Koha për një bashkim të madh për ditë më të mira në një Shqipëri normale, qeveri normale dhe Kryeministër normal është tani! Koha për tu bashkuar për një shpresë të re në emër të kthimit të së tashmes dhe themeleve për një të ardhme ndryshe është tani! Bashkë sepse ka ende shpresë…..

Mund t'ju interesojë

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

13 Nëntor 2026, 12:06
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alarm në Dublin gjatë samitit europian: Policia çaktivizon pajisje shpërthyese pranë ambasadës franceze
Para 9 minutash

Alarm në Dublin gjatë samitit europian: Policia çaktivizon pajisje shpërthyese pranë ambasadës franceze

Rama: 2027-a, viti i përgatitjeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Para 11 minutash

Rama: 2027-a, viti i përgatitjeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Tiranë, shpërthim me eksploziv në banesën e një 47-vjeçareje
Para 16 minutash

Tiranë, shpërthim me eksploziv në banesën e një 47-vjeçareje

Ervin Demo dhe Albana Koçiu do të jenë bashkëdrejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Tiranë
Para 51 minutash

Ervin Demo dhe Albana Koçiu do të jenë bashkëdrejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Tiranë

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 12 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 15 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 16 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.