Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 11:19 Ervin Demo dhe Albana Koçiu do të jenë bashkëdrejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Tiranë Nga Asambleja e PS kryeministri Rama ka caktuar drejtuesit e rinjë politikë për PS për Tiranën, ata janë Ervin Demo dhe Albana Koçiu. Vendimi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Poshtë imperializmi francez

Magazinë E diel, 17 Janar 2021 16:25
Poshtë imperializmi francez
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ilir Levonja –

1) Tetori i vitit 2019 rezultoi jo i suksesshëm për qytetarët e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Bashkimi Europian nuk i çeli negociatat me vendet përkatëse. Një kundërshtar i fortë qe presidenti aktual i Francës. Ai mbrojti idenë e një strategjie investimesh të menjëhershme në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut në ekonomi, arsim dhe kulturë. Madje edhe më pas ai do ta mbronte idenë e tij me shpjegimin se ”Në sytë e shumë njerëzve, unë jam presidenti francez që kam marrë rolin e njëriut të keq. Gjithsesi unë mendoj se nuk janë kushtet nga këndvështrimi europian për çeljen e negociatave. Proçedurat e pranimit për këto dy vende duhet të jenë të diferencueshme dhe të pakthyeshme. Qëllimi i vetos time është reformimi, pastaj anëtarësimi i plotë i Ballkanit Perëndimor në Europë”.
2) Për të kuptuar reformimin ekonomik, së pari janë pagat e pa kontrolluara në nivel tavanesh a dyshemesh. Informaliteti etj. Dhe fakti që akoma shqiptarët paguhen me të futur dorën në xhep. Ndofta vetëm administrata shtetërore, mbase dhe një pjesë e privatit depozitojnë pagën tek llogaritë personale. Arsimin, mjafton të kujtoj një fakt që pas një investigimi i topstory-it po atë vit rezultoi se 23 deputetë ishin të pashkolluar dhe me diploma fallco. Madje prej tyre ishin deri ministra. Kulmi qe një farë Sadri Abazi i cili çertifikatën e një autoshkolle në Zvicër, e arshivon në Kuvendin e Shqipërisë si diplomë. Për kulturën. Demokracia është kulturë, madje bashkëpunim i ndërsjellë, balancim, vjen, qeveris dhe ikën. Mirëpo për shqiptarët nuk është kështu. Për kundër të gjitha shifrave, borxheve, pikiatës ekonomike dhe firove të burimeve njerëzore. Pushteti mbrohet me të gjitha mënyrat, madje deri në pikën e fundit të gjakut.
3) Për ta kuptuar disi më lehtë, por risjell një fakt. Po atë tetor, pra 2019… Zoran Zaevi kryeministri aktual i Maqedonisë së Veriut dha menjëherë dorëheqjen. Vendi duhej të shkonte në zgjedhje të reja. Arsyeja, nuk u çelën negociatat. Një premtim elektoral i pa arritur. Megjithëse dimër, kohë e vështirë, po vinte dhe pandemia. Maqedonia e Veriut ndoqi pikë për pikë kulturën europiane të tranzicionit të pushtetit. Mbajti zgjedhje të rregullta dhe rezultati nuk u kontestua. Nga ana tjetër në Shqipëri bie moralisht kuvendi për shkak të largimit frontal të opozitarizmit. Mbahen zgjedhje vendore pa kundërshtar politik. Votohen ligje themelore por pa asnjë konsensus. Ngrihen e protestojnë studentët. Proteston Opozita. Proteston shoqëria civile. Shëmben teatro në mes të natës, ndërkohë që grevistë kundër shëmbjes flinin brenda. E gjitha kjo lë të kuptohej se balancimi i pushtetit është një ëndërr imagjinare, kurse diktati i forcës me mjetet e demokracisë tashmë një realitet i gjallë. Gjithashtu kjo lë të kuptohet se Shqipëria nuk e ndihmoi rajonin, por i dogji shanset e mundshme edhe Maqedonisë së Veriut.
4) Megjithatë në raport me Shqipërinë, Maqedonia e Veriut vazhdon përpjekjet dhe nuk ka krijuar konflikt të hapur me vende si Franca. Kurse Shqipëria rezulton me plot indinjatë karshi Francës dhe presidentit të saj. Që ta mësojnë edhe derrat se kur Makroni përmend kulturën, e ka fjalën pikërisht për këtë, kulturën politike. Jo për kulturën e traditës, për vokalin e shpirtit shqiptar. Për politikën…, po ta kishte me qytetarin a me shoqërinë shqiptare, me popullin si e doni ju. Nuk i jepte një shkrimtari shqiptar një çmim të lartë si Oficer i Legjionit të Nderit. Një çmim i themeluar nga Napolon Bonaparti, një institucion shekujsh. Dhe kjo ndodhi në janarin e 2020. Pra bëni dallimin midis kulturës politike dhe kulturës kombëtare. Të parën e përfaqëson Edi Rama, të dytën Ismail Kadare.
5) Kultura jonë demokratike. Ku ta kapësh…. Vini re një gjë. Fushatat zgjedhore nuk diskutojnë problemet e vendit, por marrëdhëniet mes njëshave. Intrigat, kush ja futi e kush ja hoqi. Partitë e reja, koalicionet etj. Një fakt që verteton se jeni të vrarë edhe për 4 vjet të tjera. Televizionet nuk i japin kurrë pjesën e duhur qytetarit, por lajmit që askujt nuk i duhet. Se si një karabush Berati la LSI për PS. Një karabush që mund të bëj gjithçka vetëm të jetë deputet.
Eshtë tashmë një luftë e legjitimuar kjo e deputetllëkut. Meritokracia, i kam dhënë kësaj partie, deputetllëku i përjetshëm. Deri pasurinë do ta shkrijë, o deputet o plasa. Nuk më zgjodhe, bëj parti më vete unë. Kthehuni tek opozitarizmi. Një kryetar partie i kërkon publikisht PD dy vende nga lista e saj, të vetin dhe të sekretarit. O je parti, o ik e hap krahun, or mik. Nuk mund të bëhesh deputet me votat e tjetrit, por me të tuat. Se ky është një mashtrim sy për sy. Kanë gjithë jetën e tyre shqiptarët që të paguajnë me taksat e tyre, për asgjë. Mund të kishin bërë ca rrugë në fshatrat ku po i ha balta me ato para. Kultura jonë politike, a demokratike…, fallxhorja, doktoresha e shkencave, gjumashi, deposita, më hëngërsh atë që nuk thuhet. Paratë e mia nuk ka birë kurve që i gjen. Kush nga ju këtu nuk voton nismën time, është i parjashtuar nga partia që tani. President pijanec, kryministër legen.., videot e tmerrit elektoral, rryshfeteve, përqindjeve, të vrarë në rrugë. Por që për çudi autorë nuk ka. Në burg shkon ai qytetari në periferi që lidh dritat pa leje, ajo pastruesja që të lyp 50 euro normalisht. Por kemi edhe agresorë politikë të fortë si Jozefina, e ka e gjetur dështimin tonë, e ka gjetur te ai që këto 8 vjetë ka vetëm çelsat e kashtës.
6) Kësisoj është e kuptueshme përse Franca refuzoi çeljen e negociatave me Shqipërinë. Përse Makroni na e drodhi publikisht. Edi Rama ka të drejtë të ankohet që ambasada e Francës po ia shtrëmbëron kuptimin fjalëve të tia. Edi Rama, thotë, Makron e bën për audiencë në Francë. Ne i kemi bërë detyrat, Franca nuk do, në koqe. Ne bar hamë dhe dorën nuk e shtrijmë. Poshtë imperializmi makronist francez.

Mund t'ju interesojë

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

Para 23 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ervin Demo dhe Albana Koçiu do të jenë bashkëdrejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Tiranë
Para 25 minutash

Ervin Demo dhe Albana Koçiu do të jenë bashkëdrejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Tiranë

Erion Veliaj kopjon fjalimet e Ben Blushit, 10 vjet me vonesë!
Para 1 ore

Erion Veliaj kopjon fjalimet e Ben Blushit, 10 vjet me vonesë!

Rama ndërpret transmetimin në Asamble: Dua të flas me familjen time politike
Para 1 ore

Rama ndërpret transmetimin në Asamble: Dua të flas me familjen time politike

Operacion në tre qytete, arrestohet 51-vjeçari për vjedhjen e automjeteve, dy bashkëpunëtorë në kërkim
Para 1 ore

Operacion në tre qytete, arrestohet 51-vjeçari për vjedhjen e automjeteve, dy bashkëpunëtorë në kërkim

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 11 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 14 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 15 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.