Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 09:44 Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizimin e dhunës ndaj studentëve Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, është përplasur me përfaqësuesit e mazhorancës dhe kreun e Kuvendit, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ndërsa…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Si e njofta Martin Camajn

Kultura E enjte, 9 Korrik 2020 12:47
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Ledi Shamku

Meqë është diskutu fort arratia e Martin Camajt, po sjell këtu poshtë përshkrimin e gjallë të atyre netëve, dhënë nga At Daniel Gjeçaj (shkruan me pseudonim Pal Dukagjini). Dhe po ia le lexuesit ta ndjejë e ta gjykojë.
Sa i takon Martinit dhe Sigurimit, unë sigurohem t’i besoj bashkëudhëtarit të tij Padër Danielit, e jo dosjeve të përpiluara nga duar të fajshme

Si e njofta Martin Camajn

Nga At Daniel Gjeçaj

Të parën herë e takova në Rrogam të Thethit në gusht të vjetit 1948, kur unë bashkohesha me çetën e komitëve kundra komunizmit të Enver Hoxhës. Jetojshin me krye në gërshanë, tue pritë çdo ditë dekën. Kishin nevojë për një atë shpirtnuer. Ma propozuen këtë detyrë mue, që e shifshe mirëfilli se së shpejti do të pësojshe fatin e sivëllazënve, të pushkatuem te zalli i Kirit. Si mora lejen prej të parëve, e bekimin prej Tringës, pranova e u bashkova me ta, me mendimin se kisha për të kalue një kohë të gjatë maleve e pyjeve, tue krye një detyrë, të cilën në kohë normale, nuk kisha mujtë as me e përfëtyrue.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Profesori-kaçak; Frati-komitë. Do të më duhej me çue meshë shpellave, me i prî rruzares pyjeve, tue e ndërpré tash e parë për shkak të rrezikut të rrethimit; me rrëfye njerëz të ngrimë në armë, me kungue djelmoça, që bâheshin gati për jetën tjetër, me vojue të varruem për dekë në lule të moshës. Grupi, të cilit i shtohesha unë, përbahej prej 36 vetëve, ndër të cilët shumica të armatosun, të kursyem prej Nikë Sokolit e kapidan Gjon Destanishës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Flejshim ndër ledina, buzë vijave të ujit, gjithnjë me roje, ditë-natë. Ushqeheshim, në rasën ma të mirën, me bukë e djathë, që na e bijshin malësorët. Unë ndeja pak, vetëm katër dit, për shkak të rrethanave që u krijuen. Po të tjerët jetuen kështu mâ se katër vjet e, si më diftojshnin, mërrijtën me hangër deri pluhun sharre në vend të bukës, që shpesh edhe u mungoi, sepse kush e binte, e bânte ketë me rrezik kreje, e jo vetëm për veti. Rrezikonte me u zhdukë prej faqes së dheut me fis e me farë.

Mund t'ju interesojë

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Para 40 minutash
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32

Grupit të vogël të kapidan Gjon Destanishës i përkiste Martini, një djalë krejt i rí, ish-student i gimnazit-licé të jezuitëve të Shkodrës e aspirant apostolin i të bijve të Shën Injacit. I temalas me fis, mësues ndër fshate të Veriut mbas mbylljes së instituteve fetare të Shkodrës e prandej edhe të shkollave e të seminareve të Françeskanëve e të Jezuitëve, Martini kishte rá në lidhje me kapidan Gjon Destanishën e me të nipin e tij Lazër Palin, të cilët tashmâ kishin katër vjet që jetojshin në mal, pa iu dorëzue komunizmit. Ndoq këta, pra edhe kur këta dy vendosën me u bashkue me çetën e Nikë Sokolit, i cili kishte mbledhë rreth vetit, përposë shokëve të vet të padám, Zef Zogun e Shpend Sadikun e edhe bajraktarin e Shalës, Prelë Markun, kryetarin e djelmnisë së Shalës, Sadik Markun me vëllá, Marash Kolën, Vat Marashin prej Shoshit etj. Martini ishte i vetmi që kishte pregatitje shkollore të mesme.

Sadoqë i ri, këtij i silleshin për çkado lypte njohunia ditunore. Nuk ishte fort i gojës e prejsé ndodhej në një shoqní të panjoftun, ku s’gjente shokët e vet as të krahit të vet, rrinte mâ fort i vetmuem e plot mendime. Mbante krahin e Gjon Destanishës, të cilin e kishte ndjekë në arratí. Me mue nuk njihej, prandaj as me u shoqnue fort, s’shoqnohej. Kishte mâ të shkuem me fra Pashkun, i cili në grup paraqiste Savonarolën në gojë e Shën Gjon Kapestranin në luftë për lirí. Si françeskan ky kishte për armë vetëm kryqin e rruzaren të bâme me një spagë të gjatë me aq neje, sa janë shêjet e kokrrave të uratëve. Kishte grupin e vet të uratëve dhe me ta mblidhej për gjithë nadje e mbramje e lutej. Martini, megjithësé i edukuem ndër jezuit, rrallë e gati kurr merrte pjesë me grupin e uratës. Duket se koha e shkurtë e mësuesisë ndër male, e kishte ndërrue diametralisht jetën e të riut në drejtimin e fesë. Gjithnjë Martini s’ishte as kje kurr anmik i deklaruem i katoliçizmit as i moralit kristian.

Në diskutimin, që u çil në ditë të para të malit se a duhej të sulmoheshin apo jo autoritetet komanduese të komunistave në Dukagjin, Martini ndoq përherë mendimin e Gjon Destanishës që mos të damtohej populli me akisione të tilla të pamjaftueshme për me trandë qeverinë e kuqe të Tiranës. Lajme të vazhdueshme, që na vijshin se qeveria e Enver Hoxhës pregatiste forcat speciale të sigurimit për të në rrethue, e shterngojshin grupin me marrë vendimin e premë për kalimin në Jugosllavi.

U çuem më një anë të errët, përpara se të delte hana. Rruga, e pa rrugë, kalonte nëpër pyllë, gjithkund në të përpjetë. Në fillim s’shihej kurrgja; mbrapa sytë mësohesin me daulle ndonjë send. Për né, të pamësuem në mal, ishte me ecë në terr të verbët, mâ tepër tue prekë me dorë e me shkop, se sa tue pâ se ku po vejshim kambën. Gjithnjë ata të malit, koçakët me përvojë të gjatë, na përcillshin e na drejtojshin pak a shumë të kapun dora-dorës.

Dikur, ndoshta dy orë para mjesnatet, nisi me dalë hana si qêthë, përherë e ma e shndritshme. Majet e maleve të thepisuna e të bardha, shkamb i gjallë, dukeshin në tanë madhninë e vet kristaline, si të veshuna me argjend. Hijet e luginave e shpatet në kapt bâheshin ma të dêta e qitshnin në pahj trajtat e relievet një mijë formash me një sfond qiellet tejet të kaltër, ku hyjt zbeheshin në dritë, sa mâ fort çohej hana në udhëtim të vet.

Kalojshim nëpër shtigje e brija, nëpër rrgalla e zallina, nëpër shkambij e qeta ku vetëm dhitë e egra gjejnë banim e kullosë. Mbarsim, simbas porosisë së luftarëve të lirisë, të cilët malin e kishin shtëpinë e vet, anët nën hije. Qellimi ishte që të mos shiheshim prej rojeve të cilat mund të gjindeshin ndër maje e qafa të kufinit. Aq mâ fort porositeshim na, të pamësuemët në mal, mos të rrëzojshim gur as mos shkaktojshim dyndje zallit, që mujte me bâ zhurmë; zhurmë e cila, në qetësinë e natës e në jehonën e shkëmbit, zmadhohet e bâhet ushtimë orteku.

Dikur, mbas orëve të rrugës të parrugë, herë shkambijve, herë zallit, herë thik në teposhtë e herë thik në të përpjetë, ku kamba doras, ku tue u mbajt për rrajça çetinash të thyeme prej boret e ortigjeve, u kapëm në qafën e kufinit, simbas udhëzimeve që na epshin mâ të mësuemët në bjeshkët e kësaj krahine. Një shteg i parrahun, por që të bânte me kalue prej njanës anë, në faqe tjetër të malit, në të cilën mujte njeriu me u kacavjerrë në teposhtë, tue u përshkue nëpër një zall të imtë, të formuem ndër shekuj prej grimcimit të shkambijve gëlqerorë nga bora e akulli, që në atë naltësí s’mungojshin gati kurr.

Sigurisht s’ishte koha me vrojtë bukuritë, as veçantitët përherë tërhjekëse të maleve tona të vrashta e përherë të virgjra. Po të bâjshin aq shumë për vedi, sa me harrue ku ishe, prej kah ishe nisë e ku po shkojshe me mbarue. Ishte një çast takimi me bukurinë, me naltësitë. Martini mâ vonë i thadroi në art këto çaste tmerrësisht madhështore. Fryt i këtij takimi me hanin, rrethue prej telash ferrc, asht poezia “Telat me thepa nën hanë”, e cila ndoshta-ndoshta nuk kishte për t’u kuptue si duhet, pa këtë kornizë:

S’mund ta harroj hanin mbi krye
kur ishte nji rrotull e rrezikshme
hekuri së kuqun. Preksha eshtrat
e shpatullave të mia, të ngurta
e trimnohesha.
Telat me thepa, kufini i botës:
përtej njerzija ishte e veshun
e pa tundime në shpirt,
këndej na lákur para njani tjetrit.

Npër parzmat e hollë tejshiheshin
përmbrencat; për të parën herë diktova
se edhe zemrat ishin ngjyra-ngjyra.
Hana ecte kadalë mbi krye:
astronomët rreth telash e vrejshin
me turbi të gjata në dorë.

Këtë mendonte atë çast poeti, ndërsá kujdesi i atyne që na përcjellshin e na drejtojshin ishte frika e takimit me roje të kufinit, për të cilat s’kishim njoftësí as se sa ishin, as me ç’mjete luftarake ishin të pajisun. Ndoshta edhe ata kishin turbi të gjata të dorë. për me pá hyjt. E me i vrá!
Gjithnjë na ishim pregatitë për ndeshje me armë. Po thom na, edhe pse shumica jonë ishte e parmatosun e ndër né kishte grá e vajza (tri grá e dy vajza).

Të armatosunt me pushkë, mitraloza e bomba doret ishin jo mâ shumë se 10. Sigurisht për zemër, përvojë e trimní vlejshin mâ tepër se një batalion ushtarësh. S’dojshim me rá në pushkë, mbasi qellimi ynë ishte me kalue në Jugosllaví e prej andej – mendofshim na gabimisht – me nisë kryengritjen, të ndihmuem prej jugosllavëve të Titos, kundra komunizmit enverian, me të cilin Titoja ishte prishë pak kohë përpara.

Na sa po i afroheshim vijës së kufinit, ku rreziku mërrinte kulmin, njani prej miqve të mi mâ të ngushtë m’u afrue e më tha me zâ të ultë në vesh: “Pater, mos kij frikë, në kjoftë se na kapin, fishekun e parë e kam për ty! E di se nuk mundesh me mbytë vedin se je meshtár; ashtu si e di se bâ me të kapë, kanë me të shkye kortár-kortár. Mâ mirë plumbi em, Pater, se në pastë pasë ndonjë herë plumbi i dekës mbrendë dashtëni, njëky emi sigurisht ka mâ fort dashtëní se dekë.”
E ndërsa isha ndërmjet plumbit të kuqve e të mikut, tashmâ e kishim kalue kufinin, tue hy në një tokë, ku s’na priste liria, por të gjitha të zezat.

Pal Dukagjini
Romë, qershor 2002

Etiketat e lidhura

Ledi ShamkuMartin Camaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizimin e dhunës ndaj studentëve
Para 2 minutash

Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizimin e dhunës nd...

Festimi i Nmecha ndez polemikat në Gjermani, tifozët e Dortmundit kundër mesfushorit
Para 6 minutash

Festimi i Nmecha ndez polemikat në Gjermani, tifozët e Dortmundit kundër mesfushorit

Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete
Para 7 minutash

Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin
Para 19 minutash

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 12 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 13 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 11 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.