Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 09:48 Raporti i UEFA-s për Fair Play/ Shqipëria, vendi me progresin më të lartë në Europë Shqipëria vijon të shënojë progres në futbollin europian, teksa ka arritur një rezultat tepër pozitiv në renditjen përfundimtare të UEFA-s për Fair Play për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
”41 sekrete”, libri më i ri nga Ben Blushi: Një shoqërie e mbushur me kontraste dhe zhgënjime

”41 sekrete”, libri më i ri nga Ben Blushi: Një shoqërie e mbushur me kontraste dhe zhgënjime

Politikë
E enjte, 3 Nëntor 2022 17:37
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

”Një shoqërie e mbushur me kontraste dhe zhgënjime”, shkruan shkrimtari dhe gazetari i njohur Ben Blushi, teksa prezanton librin e ri të quajtur “41 Sekrete”. Teksa shpjegon titullin, por edhe çfarë përmban libri i ri, Blushi tekson se ata i kanë besuar të fshehtat e tyre të mëdha ose të thjeshta. ”Që nga histori tragjike familjare deri tek mënyra se si flenë dhe çfarë mendojnë, prandaj dhe unë i falenderoj pa kushte”.

Postimi i plotë nga Ben Blushi:

Sot libri im i ri ka shkuar në shtypshkronjë. Është një libër që nuk besoja se do ta shkruaja ndonjëherë. Nuk është roman, nuk është novelë, nuk është ese, nuk është album fotografik. Ky është një libër me sekrete dhe prandaj nuk di në çfarë kategorije ta përfshi. Dhe meqë është një libër sekretesh nuk mund ta mbaj më sekret.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Libri quhet “41 Sekrete”, Libri ka 41 personazhe të cilët kanë 41 sekrete. Ata janë të njohur, të panjohur, burra, gra, të afërm, të huaj, njerëz që i dua, që me duan, që s’më duan ose që nuk kam pse t’i dua, janë të famshëm, të suksesshëm apo të dështuar, janë në punë, pa punë, në pension, janë aktivë, janë në luftë, janë sulmues, të sulmuar apo viktima, janë njerëz që shijojnë shkëlqimin e së tashmes apo yjet e të shkuarës, që jetojnë në errësirën apo perëndimin e një shoqërie të mbushur me kontraste dhe zhgënjime apo janë njerëz, jetët e të cilëve janë pjesë e pandarë e historisë së Shqipërisë në 100 vitet e fundit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ata më kanë besuar të fshehtat e tyre të mëdha ose të thjeshta, që nga histori tragjike familjare deri tek mënyra se si flenë dhe çfarë mendojnë, prandaj dhe unë i falenderoj pa kushte. Në disa raste ata kanë treguar jo vetëm pjesë nga jeta e tyre, por edhe pjesë nga jeta ime çka e bën këtë botim edhe më të dashur për mua.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 15 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Secilin prej tyre e kam fotografuar duke bashkuar në një, fotografinë me rrëfimin. Libri “41 Sekrete” botohet nga Shtëpia Botuese Pegi dhe me këtë rast dua të falenderoj botuesen Loreta Berhami dhe gjithë stafin e saj të përkushtuar që më bindën pas gati dhjetë vitesh të ndryshoja botues, cka nuk ishte një vendim i lehtë për mua. Jam i sigurt që askush nuk do më pyesë pse 41 sekrete dhe jo 44 apo 51, por meqë nuk po më pyesin po e them vetë.

Më pëlqen numri 41 për shkak të ngjashmërisë anatomike që ka numri 4 me numrin 1. Janë si dy shkopa me sqep dhe qëndrojnë bashkë në mënyrë simetrike. Natyrisht libri do jetë në Panairin e Nëntorit, pas dy javësh, ku unë vij gjithmonë për të blerë librat e të tjerëve apo për të dhuruar librat e mi. Meqë ra fjala, 41 personazhet, bashkë me kopertinën janë ende sekret, të paktën deri ditën që “41 Sekretet” do dalin nga shtypshkronja Pegi.

Etiketat e lidhura

Ben Blushi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Raporti i UEFA-s për Fair Play/ Shqipëria, vendi me progresin më të lartë në Europë
Para 1 minute

Raporti i UEFA-s për Fair Play/ Shqipëria, vendi me progresin më të lartë në Europë

Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizimin e dhunës ndaj studentëve
Para 4 minutash

Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizimin e dhunës nd...

Festimi i Nmecha ndez polemikat në Gjermani, tifozët e Dortmundit kundër mesfushorit
Para 9 minutash

Festimi i Nmecha ndez polemikat në Gjermani, tifozët e Dortmundit kundër mesfushorit

Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete
Para 10 minutash

Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 12 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 11 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 13 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.