Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 10:02 Guterres kërkon siguri për inteligjencën artificiale brenda një viti Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bëri thirrje shteteve anëtare të miratojnë brenda një viti një kuadër multilateral për menaxhimin e rreziqeve…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ambasadorja Schutz: Standartet e KE si për ligjin e Teatrit, duhen në të gjitha prokurimet publike

Intervista E enjte, 9 Shtator 2021 19:32
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Susanne Schütz, tha se investitorët kanë besim tek procesi i Vettingut, por paralelisht duhet të merren masa edhe për sa i përket prokurimeve publike. Sipas saj, ka nevojë për më shumë transparencë sa u përket procedurave të prokurimeve publike, apo edhe për raporte të paqarta pronësie në objekte potenciale investimi. Rastin e prokurimeve Schütz, në një intervistë për “Monitor”,e lidh edhe me ambicien e Shqipërisë drejt BE-së, duke theksuar se reagimi i Komisionit për ligjin “Për Teatrin”, tregon standardet që duhet të aplikojë sot Shqipëria. Nga ana tjetër, ambasadorja nënvizon se ka vend për të parë edhe mangësitë në moralin e pagesave të detyrimeve në rastin e kontratave publike, të cilat nuk ndikojnë pozitivisht në imazhin e Shqipërisë si vend investimesh.

A mund të kemi një koment mbi momentin ku ndodhet sot Shqipëria në aspektin ekonomik, ambicies drejt Bashkimit Europian, progresi dhe sfidat?

Anëtarësimi në Bashkimin Europian nënkupton që secili prej vendeve kandidate të marrë përsipër të gjithë inventarin normativ dhe ligjor të unionit – të ashtuquajturin acquis communautaire. Këtu bëjnë pjesë krahas standardeve ligjore dhe juridike, edhe kapitujt e rëndësishëm për ekonominë, sikundër janë ato mbi prokurimet publike, të drejtën e konkurrencës apo mbrojtjen e konsumatorit. Shqipëria ka bërë ndërkohë hapa përpara në këta sektorë – kjo edhe me mbështetjen gjermane dhe europiane. Megjithatë Shqipëria ka përpara vetes ende detyra të mëdha për të përmbushur. Pozicionimi i Komisionit të Bashkimit Europian lidhur me ligjin për Teatrin Kombëtar, për shembull, ilustron standardet që duhet të aplikohen që sot në sektorin e prokurimeve publike në Shqipëri.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Cilët janë disa nga sektorët që kanë më shumë potencial në këndvështrimin tuaj dhe që mund të tërheqin investitorët e huaj? Çfarë përshtypjesh merrni nga investitorët gjermanë për Shqipërinë lidhur klimën e biznesit në vend, çfarë aspektesh kërkojnë përmirësim?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shqipëria ka një potencial të madh zhvillimi në shumë fusha – këtu bëjnë pjesë turizmi, energjia e gjelbër, por edhe bujqësia dhe sektori i shërbimeve. Por në të gjithë këta sektorë është njësoj e rëndësishme që të krijohen kushtet e duhura të përgjithshme për investitorë potencialë – qofshin këta vendas apo të huaj. Dhe pjesë e këtyre kushteve janë para së gjithash siguria ligjore, transparenca dhe një administratë funksionale, eficiente dhe e pakorruptuar. Në komunikimin tim me investitorë gjermanë procesi i Vetting-ut në drejtësi, i cili ka nisur tanimë në mënyrë të suksesshme, ka gjetur vlerësimin e tyre. Ai forcon besimin në shtetin ligjor, duke kontribuuar kësisoj në një masë të konsiderueshme në rritjen e atraktivitetit të Shqipërisë si vend investimesh. Në këndvështrimin e komunitetit gjerman të biznesit, këto reforma duhet domosdoshmërisht të vijojnë të zbatohen. Sepse kemi ende sipërmarrje nga Gjermania, pra investitorë potencialë për Shqipërinë, që ankohen për mangësi në politikën e informimit dhe në transparencë sa u përket procedurave të prokurimeve publike, apo edhe për raporte të paqarta pronësie në objekte potenciale investimi. Nga ana tjetër, edhe mangësitë në moralin e pagesave të detyrimeve në rastin e kontratave publike nuk ndikojnë pozitivisht në imazhin e Shqipërisë si vend investimesh.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02

Shqipëria ka ndryshuar fokusin e saj nga turizmi masiv drejt atij elitar, pra të pasurve, duke aplikuar edhe një paketë lehtësuese për hotele të kësaj kategorie. A mendoni se jemi gati për këtë profil turisti dhe a është ky një turizëm i qëndrueshëm?

Në sektorin e turizmit, Shqipëria ka sigurisht një potencial të madh. Por është gjithashtu e qartë që ajo gjendet në një treg global me konkurrencë të fortë. Atraktiviteti i Shqipërisë si destinacion turistik mund të rritet nëse përmirësohen infrastruktura në tërësi – dhe këtu përmend rrugët dhe autostradat, menaxhimin e mbetjeve, ndërtimet pa leje, kanalizimet – dhe cilësia e shërbimeve. Gjermania e mbështet Shqipërinë në këtë kontekst me projekte të shumta – si për shembull me zhvillimin e koncepteve për turizmin e qëndrueshëm në zonat malore./Monitor

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Guterres kërkon siguri për inteligjencën artificiale brenda një viti
Para 5 minutash

Guterres kërkon siguri për inteligjencën artificiale brenda një viti

Kritika të ashpra ndaj Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite, është kthyer në problem për Al Nassr
Para 12 minutash

Kritika të ashpra ndaj Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite, është kthyer në problem për Al Nassr

PS e PD bien dakord për mocion me debat, Konferenca e Kryetarëve cakton datën e diskutimeve në Kuvend
Para 20 minutash

PS e PD bien dakord për mocion me debat, Konferenca e Kryetarëve cakton datën e diskutimeve në Kuvend

Gustavo Varela vendos rekord historik në Seria A
Para 28 minutash

Gustavo Varela vendos rekord historik në Seria A

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 13 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 14 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 11 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.