Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 08:02 Raketat Patriot për Ukrainën: Pentagoni s’ka miratuar dërgesën e 60 raketave Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, nuk e ka miratuar dërgesën e 60 raketave interceptuese për sistemet Patriot në Ukrainë, raporton Financial Times. Zelenskyy…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Analisti amerikan: Shqipëria si koloni e Turqisë, Rama qenush i Erdoganit

Intervista E mërkurë, 29 Shtator 2021 12:23
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Analisti amerikan, David Phillips thotë se memoriali për viktimat e grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, nuk kishte vend në Tiranë dhe se autoritetet duhet të sqarojnë rrethanat e ngritjes së tij. Profesori i Kolumbias i tha Zërit të Amerikës se e sheh ngritjen e memorialit në vazhdën e afërsisë së kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit turk Recep Tayyp Erdogan.

Prof. Phillips, së fundmi në Shqipëri po zhvillohet një debat, pasi muajin e kaluar u ngrit një memorial por qytetarët turq që humbën jetën në grushtin e shtetit të dështuar para tre vjetësh në Turqi. Debati ka të bëjë me disa arsye, përfshirë faktin që Bashkia nuk po pranon të flasë për rolin e saj në ngritjen e memorialit, për të cilin nuk thuhet asgjë në faqen e saj të internetit dhe për vetë faktin që ngrihet një memorial për qytetarë të huaj në Parkun e Tiranës. Cilat janë komentet tuaja?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Viktima e vërtetë e të ashtuquajturit grusht shteti në Turqi, është populli turk. 100 mijë vetë u hoqën nga puna, 50 mijë janë vendosur në ndalim administrativ, 151 gazetarë janë arrestuar – Turqia ka më shumë gazetarë në burgje sesa çdo vend tjetër – dhe ka disa pikëpyetje të vërteta lidhur me faktin nëse kishte vërtet një grusht shteti. Disa thonë se ishte një grusht shteti i kontrolluar, që e menaxhoi (presidenti) Erdogan dhe që u përdor për të justifikuar shtypjen kundër shoqërisë, duke e kthyer Turqinë në një gulag gjigant. Ngritja e memorialit në Shqipëri është e gabuar, nuk i nderon viktimat e vërteta të tiranisë së Erdoganit dhe procesi nuk ishte transparent.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

251 personat që humbën jetën janë cilësuar gjerësisht si kryesisht viktima të pafajshme. Po ashtu megjithëse ju thoni që grushti i shtetit mund të ketë qenë orkestruar nga zoti Erdogan, por kjo nuk është provuar. Megjithatë ajo që po diskutojmë sot është nëse duhej ngritur një memorial i tillë në një vend tjetër që nuk është Turqia, pse dhe pse mënyra e fshehtë e procesit në Shqipëri?

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02

Nuk duhej bërë fshehtas, duhet të ketë transparencë për vendimin dhe pse ngrihet memoriali në Shqipëri? Nëse Turqia do që të ketë memoriale për qytetarët e vet, le ta bëjë në Marmaros ose në ndonjë vend tjetër në Turqi, ku do të kishte më shumë kuptim. Ç’mund të themi për sovranitetin e Shqipërisë? A është bërë koloni e Turqisë, kur Turqia kontrollon politikën dhe ekonominë? Kjo është një deklaratë flagrante e tiranisë së Turqisë, jo vetëm ndaj qytetarëve të vet, por edhe tek fqinjët, në rajon. Populli shqiptar nuk duhet ta pranojë një gjë të tillë.

Zëri i Amerikës pyeti Bashkinë për komente nga drejtuesit e saj lidhur me vendim-marrjen dhe ata e drejtuan Zërin e Amerikës tek Ministria e Jashtme, e cila tha se nuk kishte të bënte fare me të. Pse mendoni ju ata nuk sqarojnë se cili ishte procesi?

Duket se Bashkia nuk ka informacion. Ministria e Jashtme nuk do që të flasë lidhur me këtë. Duket që kjo të ketë qenë një marrëveshje direkte mes Erdoganit dhe Edi Ramës. Në fotografite mes Erdoganit dhe Edi Ramës, kryeministri i Shqipërisë duket si një qenush i bindur para Erdoganit. Në radhë të parë pse ishte aty? A ishte për t’i shërbyer popullit? Kush pagoi për memorialin? Të gjitha këto investime që po bën Turqia në ekonominë shqiptare, a janë transparente? Ku shkojnë paratë? A janë marrë dhe korruptuar nga zyrtarët? I gjithë ky incident për memorialin ngre shumë pyetje për Shqipërinë dhe marrëdhëniet e saj me Turqinë. Duhet të ketë shumë më tepër informacione publike dhe diskutime për atë marrëdhënie, në mënyrë që Shqipëria të mbrojë sovranitetin e vet dhe të mos manipulohet nga Turqia për qëllime të marrëdhënieve publike dhe propagandë.

Ju thoni se ndoshta Bashkia nuk ka informacion por në fakt nënkryetari i Bashkisë ishte i pranishëm në ceremoni. Pra kjo duket më shumë si një rast kur ata nuk duan të flasin hapur dhe publikisht sesa mosdije. Nga ana tjetër Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, në përgjigje të pyetjeve e shmangu plotësisht thelbin e problemit pa folur për procesin e vendim-marrjes, duke thënë pak a shumë vetëm “le të respektojmë të vdekurit”. Cili është mendimi juaj?

Ai nuk di gjë për procesin e vendim-marrjes. Ndoshta ai mori udhëzime që të lejojë ndërtimin e memorialit, për të marrë pjesë (nënkryetari) në ceremoni, pra ne me të vërtetë nuk e dimë historinë e vërtetë për gjithë këtë ngjarje. Ku e pati zanafillën projekti? A ishte një marrëveshje mes krerëve të qeverive? A ishte Bashkia e përfshirë? Jo më kot po i përgjigjem pyetjeve me pyetje sepse ka aq shumë që ne nuk dime. Në një shoqëri të hapur ku ka liri dhe demokraci, duhet të ketë njoftim publik dhe një seancë publike në mënyrë që qytetarët e Tiranës, të kenë mundësinë të shprehin mendimet e tyre. Asgjë nga këto nuk ndodhi dhe vërtet nuk e dimë se si u arrit në këtë pikë. Duhet të ketë transparencë dhe informim në mënyrë që ata që morën vendimin të mbahen para përgjegjësisë.

Sipas mendimit tuaj, sa e pazakontë është që të ngrihen memoriale për qytetarë të hyuaj në një vend tjetër?

Nuk di që të ketë memoriale të ngjashme në Shqipëri për një vend tjetër. As nuk di të ketë vende të tjera që ngrenë memorial për qytetarë të një vendi tjetër. Është jashtëzakonisht e pazakontë. Dhe ndodh paralelisht me një përpjekje të qeverisë turke për të bërë edhe më shumë presion ndaj organizatës Gulen dhe për të mbyllur shkollat e tyre. Prandaj mendoj se është pjesë e një fushate më të gjerë për të komprometuar sovranitetin e Shqipërisë dhe për ta bërë qeverinë e Shqipërisë të veprojë për interes të Erdoganit. Nuk është aspak në interesin e popullit shqiptar, që kryeministri i tij të bëhet qenush i bindur i Erdoganit. Zoti Rama duhet të mbrojë interesat e popullit të vet, në vend që të bëjë ç’të dojë Turqia.

A duhet të kishte pasur hezitim për marrjen e vendimit edhe duke pasur parasysh shqetësimet lidhur me masat shtypëse të Erdoganit, pas grushtit të dështuar të shtetit dhe kritikat e ashpra ndaj tij nga perëndimi për këto masa?

Sigurisht që duhet të ishte shqyrtuar në kontekstin më të gjerë të ngjarjeve në Turqi. Turqia është kthyer në një gulag gjigant. Kjo gjithashtu i dërgon një sinjal shumë negativ edhe Perëndimit dhe Bashkimit Evropian kur kandidatura e Shqipërisë analizohet në Bruksel. Të jeni të sigurt që Komisioni Evropian do ta shohë ngritjen e memorialit dhe do të shtrojë pyetjen nëse Shqipëria aspiron për një identitet evropian apo preferon besnikëri ndaj Turqisë.: Ju thatë se mendoni se zyrtarët e Bashkisë nuk dinë shumë hollësi për procesin dhe se po marrin urdhra. Ku e mbështesni këtë?

Askush, përfshirë mua nuk e di se çfarë ndodhi. Unë thjesht po ndjek rrjedhën e ngjarjeve dhe po nxjerr përfundime nga përvoja e kaluar në situata të krahasueshme dhe po bëj hamendje për financimin e memorialit dhe si u mor vendimi. Duhet të mbahen seanca në Parlament. Duhet të ketë transparencë. Njerëzit duhet të kërkojë transparence. I duhet shkuar deri në fund dhe nëse është bërë diçka pas shpine në dëm të publikut, personat e përfshirë duhet të vendosen para përgjegjësisë.

Cili është mendimi juaj për faktin që Kryeministri Rama vetëm pak ditë pas ngritjes së memorialit, ishte në Turqi si mik I zotit Erdogan?

Shqipëria dhe Turqia kanë një afërsi të tepruar dhe Rama dhe Erdogan kanë një marrëdhënie tepër miqësore. Marrëdhëniet dypalëshe duhen mbështetur në interesat kombëtare, jo ato personale. Edi Rama duhet të mbrojë interesat e popullit shqiptar. Interesat kombëtare të Turqisë dhe marrëdhënia e tij personale, duhet të kenë shumë më pak rëndësi. Por kur Rama shkon në dasmën e vajzës së Erdoganit, kjo ngre pyetje për sovranitetin e Shqipërisë dhe pavarosinë e Ramës. Duhet të hetohen të gjitha këto ngjarje. Parlamenti duhet të ngrejë një komision për të hetuar investimet e Turqisë në Shqipëri. Dhe nëse ka keqbërje dhe korrupsion duhet të ekspozohet.

Qeveria ka thënë vazhdimisht se nuk ka asnjë qëllim të mbrapshtë dhe për t’u druajtur nga marrëdhënia mes kryeministrit Rama dhe zotit Erdogan dhe mes Turqisë dhe Shqipërisë. Ajo thotë se është një nga marrëdhëniet strategjike të Shqipërisë. Vetë zoti Rama ka shprehur pakënaqësinë lidhur me komentet tuaja të mëparshme. Cili do të ishte komenti juaj?

Unë dhe ai kemi folur për mosmarrëveshjet tona të mëparshme. Jo, unë nuk kam ndryshuar qëndrim. Do të isha I lumtur të pija kafe me kryeministrin dhe ta diskutoja. Por si dikush që e do Shqipërinë dhe popullin shqiptar, dua ta shoh vendin të shkojë në drejtimin e duhur dhe një bashkëpunim më i afërt dhe nënshtrim i Shqipërisë ndaj Turqisë nuk është në interesin kombëtar të Shqipërisë. Do të doja të shihja që Shqiëria adhe SHBA të punojnë më ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe që Shqipëria të bëhet një kandidate e denjë e anëtarësimit në BE. Aty qëndron e ardhmja e Shqipërisë. Dhe Shtetet e Bashkuara, çdo gjë që mund të bëjë për ta inkurajuar këtë proces, duhet ta bëjë. Ambasadorja e re amerikane do të shkojë së shpejti në Tiranë dhe ajo dhe qeveria amerikane janë të angazhuara ndaj demokracisë së Shqipërisë dhe bashkëpunimit më të ngushtë, Tani është koha për veprime, jo për fjalë. Këto veprime duhet të jenë hapa konkrete që qeveria merr për t’u integruar në institucionet Euro-Atlantike dhe për të fuqizuar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara. E ardhmja e saj nuk është në Azi me Turqinë. Është në perëndim dhe duhet të bëjmë gjithçka për të inkurajuar një gjë të tillë.

Dhe së fundmi, në kontekstin më të gjerë Turqia ka bërë përpjekje për t’u afruar edhe me vende të tjera të Ballkanit. A është shqetësuese kjo për ju dhe si i shihni veprimet e saj?

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë për shitje. Besnikëria e tyre nuk mund të blihet. Politikanët duhet t’i shërbejnë publikut dhe të mbrojnë interesat e qytetarëve të tyre. Dhe Shtetet e Bashkuara duhet ta bëjnë të qartë se presin që këto vende të veprojnë në përputhje me praktikat më të mira të demokracisë. Në këtë mënyrë forcohen partneritetet dhe integrohen këto vende në strukturat euro-atlantike. Ne nuk duam të shohim Shqipërinë apo vende të tjera të Ballkanit Perëndimor të blihen dhe të shiten dhe të afrohen edhe më shumë në orbitën e Turqisë. Duam që ato vende të kenë demokraci të fortë dhe tregje të lira. Shtetet e Bashkuara duhet të jenë më pro-aktive për ta afruar më shumë Shqipërinë dhe për të punuar më shumë në partneritet me të, në mënyrë që t’u shërbehet më mirë interesave të popullit shqiptar.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Raketat Patriot për Ukrainën: Pentagoni s’ka miratuar dërgesën e 60 raketave
Para 47 minutash

Raketat Patriot për Ukrainën: Pentagoni s’ka miratuar dërgesën e 60 raketave

NATO paralajmëron Rusinë: Jemi gati të mbrohemi
Para 1 ore

NATO paralajmëron Rusinë: Jemi gati të mbrohemi

Gëzim në Tajvan pas rikthimit të Jensen Huang
Para 1 ore

Gëzim në Tajvan pas rikthimit të Jensen Huang

Rreziku i “njeriut kyç” te Nvidia: Jensen Huang dhe sfida e trashëgimisë
Para 1 ore

Rreziku i “njeriut kyç” te Nvidia: Jensen Huang dhe sfida e trashëgimisë

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 11 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 13 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 10 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

4 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 10 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.