Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Andi Bushati: Hipokrizia ndërkombëtare me krizën shqiptare

Forum E martë, 28 Shtator 2021 22:04
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Placeholder Image

Nga Andi Bushati –

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shumica e diplomatëve në Tiranë, sa herë pyeten së fundi për krizën shqiptare, japin një përgjigje standard: “Ne, në këtë rast nuk bëjmë arbitrin, sepse i takon politikës shqiptare, ta zgjidhë lëmshin që ka krijuar vetë”. Në pamje të parë korrekt, ky qëndrim që duket sikur respekton sovraninetin e një vendi të pavarur, që gëzon të gjithë ata që kanë kërkuar lehtësimin pas tre dekadash të tutelës së huaj, është në të vërtetë po aq hipokrit sa edhe i pamundur.

Mund t'ju interesojë

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 13 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 14 orësh
Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 14 orësh

Dhe kjo për dy arsye. Së pari sepse nuk ka ndodhur kështu dhe së dyti sepse nuk është e mundur që kjo të ngjasë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Le ti marrim me radhë. As BE dhe sidomos SHBA, nuk kanë qenë vëzhgues neutralë që pas djegies së mandateve të opozitës në 16 shkurt. Ata kanë mbështetur pa rezerva palën qeverisëse duke e goditur sistematikisht opozitën. Ata kanë treguar me gisht liderët e saj dhe tashmë janë të njohur me emra diplomatët në Tiranë, që përpunonin në zyrat e tyre sharlatanët e opozitës së re, për t’i servirur si kundërshtarët realë të qeverisë, në një vend ku gjithçka shkon normalisht. Ky angazhim u bë edhe më i ndjeshëm me ardhjen e votimeve lokale. Ai nuk u mjaftua me thirrjet se PD dhe LSI duhet të hynin në lojë, me deklaratat e hapura se udhëheqësit po tradhtonin elektoratin e tyre (në fakt 30 qershori tregoi se zgjedhësit i ndoqën si trupë unike nga pas), por marrja krah u bë më e qartë kur kriza u shndërrua nga politike në institucionale.

Diplomatët që merren me Shqipërinë, nuk u përfillën as dekretin presidencial për anulimin e votimeve, as faktin se po zhvillohej “garë” krejtësisht moniste, madje mbyllën sytë edhe ndaj shkeljeve ligjore për rrëzimin e tij me Kolegj zgjedhor, gjë që edhe raporti i ODHIR e nënvizoi si absurde.

Pra, pasqyra është e qartë, faktori ndërkombëtar në Tiranë, nuk ka qenë një arbitër indiferent, por një gjykatës i rreshtuar pro njërës palë. Madje aq evidente ka qenë kjo sa edhe vetë Edi Rama u detyrua ti falenderojë në asamblenë e fundit të PS-së se shpëtuan Shqipërinë nga rrëshqitja në kaos. Pra, pasi pamë se deri tani ndërkombëtarët nuk kanë hezituar ti zhgërryejnë duart në këtë batak, le të shohim edhe pse ata e kanë të pamundur ta vazhdojnë këtë strategji.

Kjo lidhet drejtpërdrejt me ecurinë e reformës në drejtësi të cilës ata i kanë vënë gjoksin. Ky projekt ambicioz dhe shumë i propaganduar, ka pasur si objektiv dy aspirata kryesore. Së pari, atë teknik për rregullimin e sistemit, që do të sillte si pasojë dënimin e politikanëve të korruptuar, ripërtëritjen e një klase politike të delegjitimuar dhe krijimin e një mjedisi më të ndershëm dhe më miqësor për investitorët e huaj, që nuk kanë asnjë garanci në këtë vend.

Së dyti atë psikologjik. Kjo aspiratë ka qenë e lidhur me rikthimin e shpresës së popullatës për të jetuar në një vend  më të ndershëm, ku të gjithë janë të barabartë përpara ligjit; për të qenë pjesë e një shoqërie më të drejtë, ku fatet personale nuk varen as nga dhuna e pushtetit politik dhe as nga arroganca e atij të parasë.

Realizimi i këtyre dy objektivave ishte basti i madh i perëndimit në Shqipëri. Në emër të tij shumë qytetarë e kanë mbështetur këtë projekt që shpresonin t’u dhuronte një atdhe më të mirë. Por, eksperienca e këtyre tre viteve po na vërteton, përditë e më shumë, se suksesi i kësaj nisme nuk mund të bashkëjetojë me një pushtet autoritar dhe të pabalancuar. Raste si ato kur ekspertët ndërkombëtarë të Euraliusit apo OBDAT-it janë shndërruar në paterica të pushtetit, duke dhënë rekomandime absurde për Prokurore të Përgjithshme të Përkohshme apo për gjyqtarë të lartë provizorë, janë dëshmia më e qartë për këtë.

Një drejtësi e ndershme dhe e paanshme është praktikisht e pamundur pa ekzistencën e një sistemi pluralist, pa institucione të pavaruara dhe të balancuara, pa një shtet ligjor që kufizon fantazitë, makthet apo epshet e liderëve të plotfuqishëm.

Pra, thënë shkurt, që Reforma në Drejtësi të ketë ndonjë shans për ti’u përafruar shpresave që përndezi, ajo ka nevojë për rikthimin e vendit në shtratin demokratik. Dhe këtu perendimorët sado të përpiqen të bëjnë arbitrin indiferent nuk e kanë luksin të fshihen pas shprehjes: “ne nuk ndërhyjmë në krizën tuaj”. Ata janë të dënuar të shpëtojnë produktin që mban markën e tyre. Ç’do lloj tjetër sjellje, çdo alibi prej struci, është një bashkëjetesë, në mirëkuptim, me regjimin në fuqi. Ajo, jo vetëm që është vazhdim i përkrahjes së sotme për Ramën, por edhe përçudnimi përfundimtar i projektit që nisën tre vite më parë.

Nëse, ashtu sikurse po duket, institucionet e reja të drejtësisë, do të formëzohen në mjedisin e një pushteti personal, ato do ti shërbejnë me devotshmëri deri në fund atij dhe ç’është më e keqja, do ti konformohen me të njëjtin zell edhe zëvendësuesit. Dhe atëherë, vite më vonë, pasardhësit e këtyre diplomatëve që merren sot me Shqipërinë (e që ndoshta do të vazhdojnë karrierën me ngritje në të tjera vende të humbura të rruzullit) do të thonë me të njëjtën këmbëngulje: “bëmë gabim që nuk ndërhymë në kohë”.

Lapsi.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 7 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 7 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 7 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 7 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 7 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 8 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 8 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 11 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.