Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 10:45 Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura Policia ka nisur krehjen e zonës me qëllim arrestimin e autorëve të mundshëm të vrasjes së Selami Hasanit dhe plagosjes së rëndë të vëllait…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Andi Bushati: Nuk ka më Dit(të)mirë në PS

Forum E enjte, 30 Shtator 2021 11:09
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Andi Bushati – Një luzmë mediash pro qeveritare i janë vërsulur Ditmir Bushatit, për fajin e vetëm se ka sulmuar “pronarin” real të tyre. TV Klan qëmtoi në arkivat e fushatës për votimet e 30 qershorit, për të treguar se ish ministri i jashtëm ndryshe mendonte një muaj e ca më parë për Valdrin Pjetrin dhe ndryshe flet sot.

Natyrisht, koherenca dhe integriteti i politikanëve të lartë, sidomos i një ish ministri të të jashtëm, duhet të skanohet nga çdo gazetar, apo “qen roje” i pushtetit të katërt.

Por, kur kjo bëhet në mënyrë selektive, nga media që janë treguar mospërfillëse ndaj këtyre parimeve dhe që nuk i kanë zbatuar ato asnjëherë për vendimmarrësit e fuqishëm, automatikisht ngrihet pikpyetja: pse po e sulmojnë njeriun që i prishi rehatinë Ramës? Si mundet të përçudnohet gazetaria deri këtu?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për të kuptuar këtë është mirë ti rikthehemi edhe njëherë atyre që Bushati tha në kryesinë e PS.

Po të lexohen me kujdes aty nuk ka asgjë të jashtë zakonshme. Ka thirrje për të kërkuar falje për atë që ndodhi me Shkodrën, ftesë për të gjetur zgjidhje që nokëzimi, prengëzimi apo valdrinizimi të mos shndërrohen në normalitet, reflektim që “incidenti” të mos mbulohet me lëvizje propagandistike dhe alarm për të mos luajtur me ata që PS i konsideron si aleatët e saj perendimorë, të cilët janë shprehur qartë për dekriminalizimin e politikës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ç’do njeriu normal që nuk e dëshëron degradimin e skajshëm të partisë që drejton e vetme vendin, çdo socialisti të ndershëm që ende beson si idiot i dobishëm, se infeksioni i rilindjes nuk do të jetë vdekjeprurës për ish partinë më demokratike të skenës sonë, fjalët e ish ministrit do dukeshin si kritika të shëndetshme, nga ato që i bëjnë mirë gjithkujt. Ditmir Bushati nuk foli as për vjedhje zgjedhjesh, nuk guxoi të përmendë koncesonet marramendëse, nuk ngriti ndonjë shqetësim për rrezikun e monizmit.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Gati me naivitet optimist ai mbajti diskurin e një militanti  që ende shpreson se gjërat mund ndreqen.

Por, edhe kjo iu quajt herezi nga ata që janë mësuar me ekzaltimet Elisës për Skënderbeun, apo me justifikimet qesharake të Etildës. Reagimi i mediave qeveritare na tregon se ai është futur në listën e zezë të armiqve.

Natyrisht nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Të kërkosh ti thërërasësh arsyes në kupolën e rilindjes, është njësoj si të përdorësh gjilpërën e kthimit të virgjërisë në mjediset e një shtëpie publike. Aty janë të ndërgjegjshëm për rrugën që kanë nisur dhe as kanë vrasje nndërgjegjje, as nuk duan të bëjnë hapa pas.

Në këtë kuptim reagimet e Ditmirit, janë më shumë përpjekje për të ruajtur fytyrën, sesa lëvizje për të shpëtuar PS.

Por, edhe këto kritika të buta, që nuk ndryshojnë dot asgjë, përsëri krijuan alarm.

Shpjegimi i këtij absurdi gjendet vetëm në pikën ku ka dekraduar situata. Në një realitet të pushtetit absolut, ku Edi Rama ka mbushur parlamentin me opozitarë fallco, ku ka grabitur 61 bashkitë, ku s’lejon prokurorinë të dënojë asnjë nga kriminelët e tij, ku po mbyll emisionet investigative dhe procedon gazetarët kritikë, do të ishte e paimagjinueshme të toleronte belbëzima brenda gardhit të tij.

Prandaj ai i suli taborrët e vet ndaj zërit normal të Ditmirit.

Prandaj na ftoi të shokohemi nga inkoherenca e ish ministrit, që u dashka të na trondisë më shumë se gënjeshtra e madhe që na rrethon.

Por, tronditja që duhet lexuar pas kësaj përpjekje për manipulim, nuk qëndron tek ndryshimi mes atyre që ka folur dje dhe që ka “ndryshuar’ sot ish ministri i jashtëm Bushati. Rrënqethëse me rastin e Ditmirit është se në partinë e tij po shpallet armiqësor edhe normaliteti. Dhe kjo tregon se prej aty nuk priten më ditë të mira. As për socialistët e sidomos as për vendin.

©Lapsi.al

Ditmir Bushati kundër Ramës: PS-ja, jo parti me qera për krimin!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura
Para 3 minutash

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura

Alarm te Bayerni/ Shqetësime për gjendjen e Musialës, FIFPRO reagon ashpër ndaj klubit
Para 9 minutash

Alarm te Bayerni/ Shqetësime për gjendjen e Musialës, FIFPRO reagon ashpër ndaj klubit

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin
Para 16 minutash

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir
Para 25 minutash

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 15 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 22 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.