Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Andi Bushati: Rama, mirmbrëma në kohën e hartimeve patetike

Forum E shtunë, 21 Nëntor 2020 20:48
Andi Bushati: Rama, mirmbrëma në kohën e hartimeve patetike
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Andi Bushati –

Kushdo që e ka ndjekur fushatën e fundit lidhur me zhdukjen e provave për krimet e serbëve në Kosovë, me siguri ka vënë re një fenomen të ri. Të gjithë analistët mercenarë të rilindjes evitonin të flisnin për thelbin e gjësë, por shpenzonin kohë televizive me deduksione, kapërcime logjike dhe pyetje të ngritura në eter. Qndrimi i tyre ishte i kuptueshëm: ishin vënë në pozicionin e palakmueshëm për çdo person publik, atë të mbrojtësit të së pambrojtshmes. Halli i tyre qe, se as nuk e bënin dot surratin balte për të gënjyer, as nuk e shisnin dot Ramën që u kishte dhënë porosinë.

Fiks në këtë pozitë të mjerueshme u shfaq sot edhe vetë Edi Rama, në Facebook, prej nga ku kishte premtuar se do të sqaronte akuzat e opozitës për përgjysmimin e numrit te të vdekurve nga pandemia në këto 8 muaj.

Ai foli për gjithçka vetëm fakte për atë që kishe dalë nuk serviri dot.

Kur e shihje të monologonte 18 minuta pa pushim, Edi Rama ishte për të ardhur keq.

Asnjë provë, asnjë përgjigje konkrete, asnjë përgënjeshtrim bindës, vetëm dokrra patetike se sa ç’njerzor ishte Luli, sa makabër Saliu dhe sa korruptues mediash Iliri. Ndërkohë që akuza ishte konkrete, se nga 923 jetë të humbura ishin raportuar diçka më shumë sesa gjysma e tyre, Rama përgjigjej me pyetjen qesharake: “Si mund të flesh më gjumë pasi ke nxjere nga goja kete makabritet’.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndërkohë që opozita disponon listat emërore të gati 400 personave që kanë dalë të vdekur nga spitalet që funksionojnë ekskluzivisht për Covid 19, por që nuk figurojnë si jetë të humbura nga virusi, Rama flet për kapërcimin e kufirit demokratik të luftës për pushtet.

As citimet nga Emanuel Kanti, as llogaritë e zgjedhjeve të brendëshme të PD-së, as aludimet nëse çifti Kryemadhi- Meta i fsheh lekët në kuti këpucësh, nuk ndihmonin njeri të kuptonte të vërtetën.

Rama sot ngjante me shumë nga analistët e sponsorizuar prej tij, që dalin në publik jo për të kthjelluar, por për ta mjegulluar realitetin.

Pasi dëgjoi akuzën bombë të Lulzim Bashës në “Opinion” për fshehjen e numrit të vdekjeve dhe premtimin e Ramës se do ti çmontonte ato këtë të shtunë në 18 30, Lapsi.al u përpoq të kuptonte se si qëndronte ky problem.

Gazetarët tanë panë dokumentat e morgut, listat emërore të atyre që kanë humbur jetë dhe konkluzioni që nxorën në investigimin e tyre ishte ky: “Po, Lulzim Basha ka të drejtë se nga 3 spitalet Covid-19 kanë dalë deri më tani më shumë të vdekur sesa janë raportuar”.

Por, manipulimi nuk është kaq i thjeshtë sa duket nga thëniet e selisë blu. Sistemi ynë mjeksor, në kundërshtim me udhëzimin e OBSH-së, ka zgjedhur të mos kontabilizojë si jetë të humbura nga pandemia, ata të cilët kanë vdekur prej komplikacioneve që shkakton ky virus në organe të tjera.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gazetarët tanë u njohën me kartelat e morgut (në fjalën e tij Rama i përmendi ato shkarazi vetëm pas minutës së 14-të), kur një person që kishte vdekur në sanatorium nuk llogaritej jo si jetë e humbur nga Covid-19, por nga sulmi në zemër.

Pikërisht këtu konsiston, sipas investigimit tonë edhe divergjenca e shifrave, mes atyre zyrtare dhe asaj që pretendon opozita. Por ndonëse se ky është një debat mbi kritere shkencore dhe se shumë specilistë pohojnë se çdo humbje jete e një personi, menjëherë pasi ai është infektuar, duhet konsideruar, me kriteret e OBSH, si viktimë e kësaj pandemie, Edi Rama as nuk denjoi të merrej me këtë.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Kushdo që ka pritur nga ai një shpjegim, qoftë edhe një vizion apo justifikim teorik, ka mbetur i zhgënjyer.

Ai pretmtoi me bujë 24 orë më parë se do të përgëneshjtronte provat, por realisht vetëm shau dhe fyeu artikuluesit e tyre.

Për këtë, paraqitja e tij e sotme ishte e turpshme, aspak faktike, por patetike. Edhe për nga argumentimi edhe për nga cilësia, ajo ngjante me ato hartimet e detyrueshme të kohës kur Edi shkonte në shkollë dhe kur mësuesi i letërsisë u kërkonte të shkruanin se sa dëm i bëjnë popullit armiqtë e partisë.

Askush nuk mund të vërë bast se ky degradim, i vjen thjeshtë sepse do të fshehë qënjeshtrën që ka urdhëruar.

Askush nuk mund të thotë as, se arsyet janë krejt të tjera, si ezaurimi i gjatë nga përplasjet apo fakti se njeriu që në këtë vend manipulon gjithçka, këtë virus të panjohur nuk e kontrollon dot.

Por një gjë duket qartë, që të shihje Edi Ramën aq të mjerë sa sot, është një derexhe që nuk i urohet as armikut.

©Lapsi.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 4 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 4 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 5 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 5 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 12 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 8 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 4 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 15 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.