Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 10:45 Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura Policia ka nisur krehjen e zonës me qëllim arrestimin e autorëve të mundshëm të vrasjes së Selami Hasanit dhe plagosjes së rëndë të vëllait…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Andi Bushati: Raporti i ODHIR, si pasqyrë e rregjimit që po instalohet

Forum E enjte, 30 Shtator 2021 14:46
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Andi Bushati –

Askush nuk ka pritur të lexojë konkluzionet përfundimtare të ODHIR-it për të kuptuar se votimet e 30 qershorit ishin një farsë.

Madje edhe vetë ata që i organizuan, votuan, numëruan, vëzhguan, shpallën rrezultatet dhe uzurpuan bashkitë, janë të ndërgjegjshëm për maskaradën moniste që prodhuan.

Në këtë kuptim, sado të ashpra, brutale dhe të padëgjuara më parë të jenë gjetjet e raportit të publikuar së fundi, ato nuk përbëjnë risi për askënd. Ato nuk i thonë shqiptarëve asgjë për parodinë e votimeve lokale.

Por, nga ana tjetër, ndonëse ky raport nuk na tregon asnjë fakt që nuk e dinim për 30 qershorin, ai ka një rëndësi të veçantë se është i pari skanim serioz ndërkombëtar, që flet me detaje dhe në imtësi për një shtet të kapur.

Votimet dhe procesi i tyre janë vetëm maja e ajbergut. Ajo që qëndron poshtë është një parti që kontrollon gjithçka, një shtet ku nuk vepron ligji por urdhëri, një mjedis ku nuk gjen më asnjë instititucion të pavarur, një sistem oktapodi që ka asfiksuar gjithçka.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Le ti marrim me radhë.

KQZ vizatohet si një institucion, i politizuar që e interpreton ligjin si të dojë madje në mungesë koherence me vendimet e saj të mëparshme.

Ajo anatemohet se nuk pranoi si komisionerë përfaqësuesit e ligjshëm të opozitës duke i mbushur komisionet me militantë të PS-së që ishtin të pabesueshëm për vëzhguesit e huaj.

Ajo kryqëzohet se legjitimoi pjesmarrjen në zgjedhje të opozitës fallco jashtë afateve ligjore dhe pa i kërkuar nënshkrimet e nevojshme.

Por, KQZ, nuk është i vetmi institucion ku vëzhguesit kanë vënë re dorën e hekurt te Rilindjes. Ata flasin për presione mbi administratën publike dhe punonjësit e ndërmarrjeve shtetërore gjatë procesit zgjedhor, duke arritur në përfundimin se punësimet sipas kritereve politike bien ndesh me dokumentin e Kopenhagenit të OSBE.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ata hedhin hije dyshimi mbi prokurorinë e cila qëndroi pasive gjatë një procesi karrikaturë ku u shkel fshehtësia e votës. Ata dërrmojnë gjyqtarët e kolegjit zgjedhor të cilët lihet të kuptohet se i morrën vendimet nën presionin e procesit të vettingut.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Ata flasin për një organizatë që vepron si bandë shtetërore, pasi nuk i lejoi vëzhguesit të merrinin pjesë në mbylljen e votimit, duke i kufizuar mbikqyrjen e procesit të numërimit dhe tabelimit (pikërisht aty ku pati akuza se u shtua artificialisht numri i pjesmarrësve pasi votat në kuti nuk korrespondonin me ata që kishin votuar).

Ata shprehin habi se si mund të shkelet ligji me të dyja këmbët dhe të ngadhënjejë urdhëri, për të mos e botuar në fletoren zyrtare, siç oblogon ligji, dekretin e presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve në 13 tetor.

Pra, po të lexohet me kujdes, ky raport, ndoshta më i ashpri që pas zgjedhjeve kriminale të 1996, nuk merr peshë se ka evidentuar votime në grup, presione mbi votuesit, ndryshim të përqindjeve, moskontrollm të shenjës në gisht, apo persona që shkonin më shumë se në një kuti. Të tilla konkluzione do të ishin të mjaftueshme për ta quajtur 30 qershorin edhe jo të lirë edhe jo të ndershëm. Por fatkeqësisht këtë nuk ka njeri që tani nuk e ka marrë vesh. Prandaj vlera e këtij dokumenti është se na dëshmon për shumë më tepër sesa kaq. Ai na flet për një shtet të copëtuar nga thundrat e një partie, ku edhe KQZ, edhe komisionet vetëm me socialistë, edhe administrata dhe ndërmarrjet publike edhe prokuroria edhe gjykatësit e trembur nga vettingu, janë të kapur prej saj. Dhe në këtë kuptim ai nuk bën pasqyrën e të dielës së fundit të qershorit, por radiografinë e një shteti të kapur dhe të sunduar në mënyrë autokratike. Vetm i lexuar në këtë dimension ai merr vlerën e tij të vërtetë. Vetëm duke dekriptuar votimet lokale, si pasqyrë të degradimit që i ka bëtë vendit rilindja, ai i jep të huajve dhe shqiptarëve një panoramë të plotë të rregjimit që po instalohet.

©Lapsi.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura
Para 3 minutash

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura

Alarm te Bayerni/ Shqetësime për gjendjen e Musialës, FIFPRO reagon ashpër ndaj klubit
Para 9 minutash

Alarm te Bayerni/ Shqetësime për gjendjen e Musialës, FIFPRO reagon ashpër ndaj klubit

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin
Para 17 minutash

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir
Para 25 minutash

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 15 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 22 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.