Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Basha: 29 vjet pas 2 korrikut ‘90, shqiptarët janë sërish përballë regjimit që do t’i ndajë nga Perëndimi

Forum E hënë, 27 Shtator 2021 14:11
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Partisë Demokratike ka kujtuar nëpërmjet një statusi në profilin e tij në facebook 2 korrikun e vitit 1990, duke kujtuar se shqiptarët ndodhen sërish sot përballë një regjimi që do ti ndajë nga Perëndimi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“29 vjet më parë bota pa se shqiptarët po i thyenin hekurat e izolimit të diktaturës më të egër në Evropë. Me mijëra prej tyre u futën nëpër ambasada, me shpresën e një jete më të mirë, më të denjë për vete dhe fëmijët e tyre, por edhe duke dhënë mesazhin se diktatura komuniste i kishte ditët e numëruara. Bota pa atëhere se si diktatori komunist kishte planifikuar t’i sulmonte ushtarakisht ambasadat e huaja dhe të nxirrte prej andej ata që kishin dalë kundër regjimit të tij, por të gjithë e dimë se si përfundoi. Diktatori u thye dhe refugjatët e ambasadave ishin të parët e një valë të pafund shqiptarësh që lanë vatrat e tyre të varfra për të kërkuar realizimin e ëndrrave të tyre për liri e demokraci në Perëndim.

Mund t'ju interesojë

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 15 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 16 orësh
Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 16 orësh

Fatkeqësisht, 29 vjet më vonë, ikjet e pafundme të shqiptarëve drejt Perëndimit, me rregulla e pa rregulla, me dokumente e pa dokumente nuk i përkasin historisë, por janë kronikë e ditës, janë lajmet më të shpeshta që dëgjojmë, veçanërisht nga të rinjtë. E njësoj si atëhere, edhe sot dëgjojmë kërcënime se do rindërtojmë klonin dhe do t’u ndalojmë shqitparëve pasaportat. Në 6 vitet e fundit, më shumë se gjysëm milioni shqiptarë kanë lënë vatrat e tyre për të marrë rrugën e kurbetit. Ata detyrohen të ikin, sepse në atdheun e tyre ata vidhen, ata nëpërkëmben, ata i gjejnë zyrat e shtetit të shndërruar në zyra rryshfeti, ata janë në pamundësi të paguajnë edhe faturat e energjisë elektrike, edhe ilaçet për prindërit, edhe librat e shkollës për fëmijët. Ata po ikin sepse ndjejnë përditë se shteti i tyre, shteti amë u është shndërruar në një regjim pushteti që s’i do. Bile jo vetëm që s’i do, por edhe i përndjek.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ata po ikin sepse s’gjejnë dot asnjë mënyrë për ta ndryshuar perspektivën e jetës së tyre, sepse pushteti ua vjedh vullnetin e ndryshimit, ua tjetërson votën apo në rastin më të mirë, i përdhos duke ua blerë votën.

29 vjet më vonë, 2 korrikun e përjetoj me një shpresë të madhe, sepse është prova se shqiptarët qendrojnë, se shqiptarët s’e durojnë padrejtësinë dhe se shqiptarët dinë të përballen e t’i fitojnë të drejtat e tyre.

Sot vendi përballet me një zezonë që ngjan me diktaturën komuniste, por që nga marrëdhënia e hapur me krimin ka evoluar në një përbindësh-kancer që duhet zhbërë sa nuk është vonë. Për këtë mision kombëtar nevojiten kontributet e të gjithëve. Nevojitet përvoja e ish-refugjatëve të 2 korrikut të 1990-s, të cilët pas thuajse 30 vitesh në Perëndim mund të na flasin për guximin që duhet, nevojitet ndihma e bijve të këtyre dallëndysheve të para të Shqipërisë në Perëndim, nevojitet ndihma e diasporës tonë, e cila i është gjendur gjithmonë atdheut, kur ai është gjendur në vështirësi.

Pas 29 vitesh, shoqëria shqiptare është e zonja të përballet me këtë të keqe që e ka zënë, ajo e ka ende energjinë të bërë ndryshimin që dëshiron 85 % e shqiptarëve.

2 korriku është një thirrje që të bashkohemi ashtu si 29 vite më parë, për të larguar të keqen e kthyer në regjim kriminal e të korruptuar e për t’u kthyer shqiptarëve shpresën e humbur. 2 korriku është një shpresë se lumi i refugjatëve të rinj do të ndalet, sepse ai duhet të ndalet, dhe që 2 korrikët e tjerë t’i përmendim vetëm si histori dhe si leksione që ajo i jep përditë shoqërisë tonë.”

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 9 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 9 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 9 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 10 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 10 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 10 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 10 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 13 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.