Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:10 Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania” Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Air Albania”, në prag të përballjes së rëndësishme me Finlandën, e vlefshme për UEFA Nations…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Begaj nga Estonia: Mbështesim njëri-tjetrin në sfidat e përbashkëta, forcojmë marrëdhëniet mes dy shteteve

Politikë E premte, 6 Shtator 2024 14:11
Begaj nga Estonia: Mbështesim njëri-tjetrin në sfidat e përbashkëta, forcojmë marrëdhëniet mes dy shteteve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, gjatë qëndrimit në Estoni, zhvilloi takime të veçanta me Kryeministrin, Kristen Michal dhe me autoritete të tjera, me të cilët bisedoi për rritjen e bashkëpunimit dypalësh dhe forcimin e aleancës si vende të rreshtuara në anën e duhur të historisë në përballjen me sfidat e përbashkëta për garantimin e sigurisë, paqes dhe zhvillimit.

Kjo vizitë në Estoni, siç u shpreh Presidenti Begaj gjatë bisedës me Kryeministrin Kristen Michal, ka qenë shumë e frytshme dhe dëshmi e angazhimit të plotë të Shqipërisë për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve.

Presidenti Begaj theksoi faktin se distanca gjeografike ndërmjet Shqipërisë dhe Estonisë nuk përbën asnjë pengesë për vendet që mbrojnë të drejtën dhe ligjet ndërkombëtare, si dhe nuk e frenon forcimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e investimeve dhe turizmin.

“Le të forcojmë miqësinë tonë duke zgjeruar rrugët e bashkëpunimit ekonomik e duke mbështetur njëri-tjetrin në sfidat e përbashkëta me të cilat përballemi”, theksoi Presidenti Begaj gjatë bisedës me Kryeministrin Kristen Michal, të cilin e falënderoi për ndihmën ndaj Shqipërisë passulmit kibernetik të vitit 2022 dhe asistencën për reformat administrative.

Ndërsa vlerësoi miqësinë mes dy popujve, Kreu i Shtetit solli në vëmendje disa momente historike të përbashkëta të Estonisë nën pushtimin sovjetik dhe të shkuarën komuniste të Shqipërisë e cila, sipas Presidentit Begaj, ka vuajtur si askush tjetër nën pushtimin e kësaj ideologjie.

Duke u ndalur në marrëdhëniet Shqipëri-Estoni ndër vite, Presidenti i Republikës i përcolli falënderime Kryeministrit Michal për mbështetjen në procesin e anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE dhe për rolin si “avokate e fortë e zgjerimit të Unionit me Ballkanin Perëndimor.

Presidenti i Republikës përsëriti qëndrimin se Bashkimi Evropian në këtë moment ka nevojë strategjike për t’u zgjeruar në Ballkanin Perëndimor përballë rrezikut të influencës së aktorëve të tretë në rajon.

Ai tha se Shqipëria ka konfirmuar besnikërinë e palëkundur ndaj politikave Euroatlantike dhe së fundi e ka dëshmuar këtë me mbështetjen në çdo formë ndaj Ukrainës.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 18 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Etiketat e lidhura

Bajram Begaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 4 minutash

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 12 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 12 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 13 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.