
Kreu i PD-së, Sali Berisha bën me dije se opozita do të zhvillojë protestë kombëtare më 8 shkurt. ”Të gjitha hollësitë dhe ora e protestës do të njoftohen shumë shpejt. Por e shtuna është dita kur shqiptarët zbresin në Tiranë dhe Tirana zbret në sheshe dhe rrugë”, tha Berisha në një komunikim për mediat.