Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 08:02 Raketat Patriot për Ukrainën: Pentagoni s’ka miratuar dërgesën e 60 raketave Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, nuk e ka miratuar dërgesën e 60 raketave interceptuese për sistemet Patriot në Ukrainë, raporton Financial Times. Zelenskyy…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Braimllari: Nuk ka shi dhe breshër që t’i ndalë qytetarët që të protestojnë kundër Ramës

Intervista E premte, 24 Shtator 2021 15:15
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari në një intervistë për Ora News ka deklaruar se qytetarët anë e mbanë vendit i janë drejtuar Kryeministrisë.

“Do të jetë një uragan popullor, i cili do të jetë i vendosur përpara Kryeministrisë kundra Edi Ramës, kundër keqqeverisjes së Edi Ramës, kundër varfërisë që Edi Rama ka mbjellë në këtë vend dhe ajo që është me më shumë rëndësi në këto momente, është që nuk ka skemë të policisë apo operacione që tani më mund të ndalë qytetarët”, ka thënë mes të tjerash Braimllari.

Në orën 18:00 keni paralajmëruar një protestë përpara Kryeministrisë.

Nuk ka më asnjë rëndësi ora e protestës. Tashmë e rëndësishme është që qytetarët anë e mbanë vendit i janë drejtuar Kryeministrisë. Nga raportimet tona do të jetë një uragan popullor, i cili do të jetë i vendosur përpara Kryeministrisë kundra Edi Ramës, kundër keqqeverisjes së Edi Ramës, kundër varfërisë që Edi Rama ka mbjellë në këtë vend dhe ajo që është me më shumë rëndësi në këto momente, është që nuk ka skemë të policisë apo operacione që tani më mund të ndalë qytetarët.

Më e rëndësishmja është që nga raportimet tona, i janë përgjigjur pozitivisht qytetarët thirrjes tonë qytetarët e Tiranës. Kjo tregon edhe njëherë që Edi Rama është një grahmat e tij të fundit, sepse ka varfëruar shqiptarët, i ka larguar të rinjtë dhe të rejat nga vendi, ka mbjellë pasiguri në vend, cenohet siguria kombëtare dhe nuk merret asnjë lloj përgjegjësie. Shqiptarët tanimë janë në mazhorancë, në raport me minorancën e Edi Ramës dhe qeverisë të tij e cila për fatin tonë të keq ka varfëruar vendin dhe është i lidhur me krimin e organizuar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Cili është skenari i protestës do të qëndroni gjatë natës?

Leja është dërguar për të qenë pa afat, e rëndësishme është që qytetarët do të marrin pjesë masivisht. Ju ka thënë dhe në protestën e fundit, raportimet janë të jashtëzakonshme. Është e njëjta situatë, mendoj do jetë shumë herë më mirë sepse çdo ditë që Edi Rama rri në qeverisje aq më shumë varfërohen shqiptarët dhe aq më shumë urrejtja e tyre kthehet kundër Edi Ramës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mbështetësit tuaj që po vijnë drejt Tiranës kanë pasur pengesa gjatë rrugës?

Ka skema nga më të ndryshme që përdor policia e Edi Ramës. Urdhëron shoqëritë e autobuzave dhe furgonave që mos të kontraktohen por ky nuk është problem për ne sepse qytetarët i janë drejtuar Tiranës, dikush me mjet privat, dikush me autobus. Të gjithë do të jenë aty kundër Edi Ramës. Nuk ka skemë që do të tremb qytetarët e këtij vendi.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02

Ju vazhdoni të protestoni përpara Kryeministrisë, përpara Parlamentit. Kjo është protesta e nëntë. Ndërkohë që kërkoni largimin e Kryeministrit Rama, por ai në deklaratat e tij publike ka deklaruar që po bëhemi gati për zgjedhjet e 30 qershorit dhe ndërkohë zgjedhjet parlamentare do zhvillohen vetëm në 2021, pra jo zgjedhje të parakohshme ashtu siç keni kërkuar ju?

Nuk na intereson fare se çfarë thotë Edi Rama. Na interesojnë hallet dhe shqetësimet e qytetarëve. Sot jemi krah qytetarëve të lirë të këtij vendi, jemi njerëz të lirë që protestojnë si qytetarët e këtij vendi. Krahas problemeve që ata hasin përditë, mungesës së vendeve të punës, largimit të të rinjve, taksave të larta, shkatërrimit të biznesit. Ju e keni parë që fermerët janë në protestë kudo. Pra çdo shtresë e shoqërisë proteston kundër këtij kryeministri. Nuk na intereson se çfarë thotë Edi Rama. Për ne Edi Rama është i pa besueshëm. Tani më sovrani vendos mbi Edi Ramën.

Sot edhe moti nuk është në favorin tuaj. I keni bërë gati çadrat?

Nuk e shikoj motin e keq. Mendoj se ky nuk është problem për ne. Qytetarët janë drejtuar drejt Kryeministrisë dhe ju do shikoni një protestë të jashtëzakonshme dhe madhështore. Ky nuk është një problem për ne dhe nuk shqetëson qytetarët që kanë një revoltë të brendshme kundër Edi Ramës. Mendoj që varfëria ekstreme, largimi i të rinjve, papunësia, taksat e larta, nuk ka shi dhe breshër që t’i ndalë qytetarët që të protestojnë për këto shqetësime të përditshme që Edi Rama i ka sjellë atyre dhe vendit.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Raketat Patriot për Ukrainën: Pentagoni s’ka miratuar dërgesën e 60 raketave
Para 1 ore

Raketat Patriot për Ukrainën: Pentagoni s’ka miratuar dërgesën e 60 raketave

NATO paralajmëron Rusinë: Jemi gati të mbrohemi
Para 1 ore

NATO paralajmëron Rusinë: Jemi gati të mbrohemi

Gëzim në Tajvan pas rikthimit të Jensen Huang
Para 1 ore

Gëzim në Tajvan pas rikthimit të Jensen Huang

Rreziku i “njeriut kyç” te Nvidia: Jensen Huang dhe sfida e trashëgimisë
Para 1 ore

Rreziku i “njeriut kyç” te Nvidia: Jensen Huang dhe sfida e trashëgimisë

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 12 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 13 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 10 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

4 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 10 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.