Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Cënohet autoriteti i Akademisë Suedeze të çmimit NOBEL

Forum E martë, 3 Gusht 2021 07:17
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga radio DW.

Akademia Suedeze ndan prej 100 vjetësh çmimin Nobel për Letërsi. Por pas skandaleve të fundit ajo ka nevojë për një reformë, mendon Stefan Dege. Kush e merr atë, mund të bëhet i famshëm dhe shumë i pasur: Çmimi Nobel është ndoshta çmimi më i lakmuar i biznesit letrar. Vitin e kaluar atë e fitoi britaniko-japonez Kazuo Ishiguro. Nj vit më parë ai iu akordua muzikantit amerikan Bob Dylan, në vitin 2015 bjelloruses Svetlana Aleksandrovna Aleksieviç. Po sado e diskutueshme ka qenë ndonjëherë zgjedhja e fituesve, në akademi nuk ka pasur kurrë aq shumë kritika sa tani. Dhe ato nuk kanë qenë kurrë më të justifikuara se sot.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Para 8 orësh
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 11 orësh
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 13 orësh

Para, nxjerrje sekretesh dhe ngacmime seksuale

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Bëhet fjalë për korrupsion, shpërdorim pushteti dhe ngacmime seksuale: anëtarja e Akademisë Katarina Frostenson thuhet se ka marrë pjesë në vendimet për dhënie subvencionesh për shoqatën kulturore të bashkëshortit të saj dhe ka bërë të njohura para kohe emrat e shtatë laureatëve të çmimit Nobel. Një numër grash e akuzojnë bashkëshortin e saj Jean-Claude Arnault për ngacmime seksuale. Kemi të bëjmë me një skandal të vërtetë që po trondit institucionin e nderuar.

Katarina Frostensson, Jean Claude Arnault (picture-alliance/IBL Schweden)Katarina Frostensson dhe Jean Claude Arnault

Por kjo nuk është e gjitha: ndërkohë – pas tre anëtarëve dhe poetes lirike të akuzuar – ka dhënë dorëheqjen edhe kryetarja e akademisë Sara Danius. Me njëmbëdhjetë anëtarë që kanë mbetur, Akademia, e cila përbëhet nga shkrimtarë, studiues të letërsisë dhe të gjuhësisë si dhe nga historianë, nuk është më në gjendje të marrë vendime. Sipas statuteve në përzgjedhjen e anëtarëve të rinj duhet marrin pjesë të paktën dymbëdhjetë anëtarë.

Më së voni tani po bien këmbanat e alarmit në pallatin e mbretit: Karli XVI. Gustafi është mobilizuar – megjithëse vonë. Për shkak se 18 anëtarët e Akademisë zgjidhen për gjithë jetën e tyre, ata nuk mund të japin dorëheqjen para kohe dhe në vendet e tyre nuk mund të zgjidhen të tjerë. Mbreti  premtoi tani një rishikim të statuteve. Kjo është urgjentisht e nevojshme, madje edhe në interes të letërsisë!

A do të mund të përzgjidhet një nobelist për letërsinë për vitin 2018?

Sa shpejt mund të ndërmerret një reformë e tillë? Që tani skandali e ka çorientuar orarin e Akademisë dhe të Komitetit Nobel. Aktualisht ekspertët e Akademisë po shqyrtojnë qindra propozime për Çmimin Nobel për Letërsi për vitin 2018. Por nëse ata do të arrijnë të gjejnë edhe një fitues të çmimit deri më 10 tetor, ditën e vdekjes së themeluesit të këtij çmimi Alfred Nobel, kjo nuk dihet.

Schwedische Akademie in Stockholm (Imago/Imagebroker)Akademia Suedeze

Në të kaluarën juria e çmimit Nobel u është nënshtruar vazhdimisht presioneve – nganjëherë nga politika, ndonjëherë për shkak të kuotave. Dhe në fund të fundit në favor të disa fituesve ka qenë aritmetika kontinentale ose edhe arsye estetike. Por çmimi Nobel për Letërsinë, për këtë bota letrare duket se është në një mendje, ka vendin e vet të patundur në jetën kulturore. Vënia në rrezik e kësaj do të ishte pakujdesi. Por kjo nuk vlen për Akademinë Suedeze dhe statutet e saj.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 3 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 3 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 4 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 4 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 8 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 6 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 3 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 4 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.