Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 09:09 Cristiano Ronaldo pezullohet për 30 ditë dhe gjobitet me 255 euro nga Federata Portugeze Federata Portugeze e Futbollit ka pezulluar për 30 ditë dhe ka gjobitur me 255 euro Cristiano Ronaldon, pas largimit të paautorizuar nga grumbullimi i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Rama dhe qeveria
  • Studentët protestues
  • Përplasja te Katedralja
  • Ujëhedhëse dhe PD
  • Gjykata e Apelit
  • Mediat ndërkombëtare
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Rama dhe qeveria
  • Studentët protestues
  • Përplasja te Katedralja
  • Ujëhedhëse dhe PD
  • Gjykata e Apelit
  • Mediat ndërkombëtare
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Çështjet “Babale” dhe “Xhisiela”, Meta: Prokuroria dhe Policia të qëndrojnë larg ndikimit politik

Intervista E premte, 10 Shtator 2021 06:21
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ftuar sot në emisionin “5 pyetjet” të gazetarit, Ilir Babaramo ka folur dhe për situatën e rënduar të kriminalitetit në vend.

I pyetur se cili është perceptimi i tij lidhur me kriminalitetin dhe a pajetohet me deklaratat e kryeministrit apo me qëndrimet e opozitës lidhur me këtë çështje, Meta është shprehur se: Është shumë e rëndësishme që të ketë reagime të shpejta e transparente për çdo ngjarje, që mund të ketë dyshime për ndikim të politikës ndaj institucioneve ligjzbatuese apo të drejtësisë. Në zona të caktuara të vendit ndihet shqetësimi i qytetarëve apo sipërmarrësve përsa i takon garancisë te funksionimi i shtetit ligjor në raport me ‘të fortët’ apo me njerëzit e krimit. Është e domosdoshme të kemi një qasje më transparente nga ana e qeverisë dhe qasje më racionale nga ana e opozitës”, – u shpreh Presidenti Meta.


I pyetur mandje lidhur me çështjet “Babale” apo “Xhisiela Maloku”, kreu i shtetit u shpreh qartë duke theksuar se: “Këto janë çështje në proces dhe shpresojmë që edhe Prokuroria, edhe Policia e Shtetit, edhe institucionet e tjera të cilat janë të përfshira në hetimin e këtyre çështjeve të mos kenë asnjë ndikim politik dhe të japin vendime të drejta dhe transparente, cilado qoftë kostoja e tyre, pavarësisht se kush mund të preket apo cenohet sepse kjo do të rriste kredibilitetin e këtyre institucioneve dhe së dyti, do të jepte mesazhe tepër pozitive për qytetarët për funksionimin e shtetit ligjor, njëkohësisht edhe mesazhe të qarta për të gjithë ata persona politikë apo pranë politikës të cilët dëshirojnë të kenë një pozicion të privilegjuar në raport me ligjin”, – theksoi Presidenti Meta.

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

PJESE NGA INTERVISTA

Gazetari: Po përtej promovimit unë do të doja që biseda jonë të përqëndrohej te zhvillimet më të fundit politike në vend, te debatet që zhvillohen jo vetëm në Tiranë, por edhe ato në Prishtinë. Sot kemi një fjalim që ka mbajtur Kryeministri i vendit, z.Edi Rama me strukturat drejtuese të Ministrisë së Brendshme, ku ai me tone tejet të ashpra kundër opozitës, kundër mediave gjithashtu, u shpreh për një ofensivë politiko-mediatike, e cila kërkon që të nxijë realitetin shqiptar. Dhe gjithnjë, sipas kryeministrit, të krijojë një perceptim se Shqipëria po dominohet nga kriminaliteti. Dhe kriminaliteti, gjithmonë sipas kryeministrit, është në shifra shumë më të ulëta se sa ato, le të themi, të katër apo pesë viteve më parë. Për ju si kryetar shteti, cili është perceptimi për kriminalitetin aktualisht?

Presidenti Meta: Natyrisht që kriminaliteti është një dukuri, që ekziston në çdo shoqëri, por ka shumë rëndësi raporti i tij me shtetin dhe me funksionimin e shtetit të së drejtës. Pra dallimi mes një vendi tërësisht demokratik apo ligjor është që krimi përpiqet të bëjë punën e tij, pra punën e krimit, por shteti gjithmonë është në goditje, në parandalim, në ofensivë kundër tij. Kjo do të thotë që siguria publike, aq më tepër siguria kombëtare, nuk janë të cenueshme.



Është tepër e rëndësishme të theksojmë se kjo është një betejë jo e thjeshtë dhe sigurisht që polarizimi i kësaj dukurie nuk ndihmon në forcimin e institucioneve të shtetit dhe forcimin e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe ligjzbatuese. Në vend që të përqendrohet energjia pozitive e të gjithëve, pra qoftë e mazhorancës, qoftë e opozitës, në lokalizimin dhe goditjen serioze të krimit, për shkak të polarizimit, dëmtohet besueshmëria e kësaj lufte dhe në këtë mënyrë, nuk ndihmohet në forcimin e autoritetit, as të shtetit, as të ligjit.

Është tepër e rëndësishme gjithashtu që të funksionojë shtetit i së drejtës. Është shumë e rëndësishme që të ketë reagime të shpejta e transparente për çdo ngjarje, që mund të ketë dyshime për ndikim të politikës ndaj institucioneve ligjzbatuese apo të drejtësisë.

Përndryshe, me mungesën e reagimeve të shpejta, padyshim që çon në tejzgjatje të këtyre debateve, që nuk ndihmojnë qytetarët në radhë të parë.

Sidoqoftë më e rëndësishme është ajo që mendojnë qytetarët. Kuptohet që na duhet shumë punë për të pasur besim edhe më të fortë te institucionet ligjzbatuese, pasi nuk është ndonjë gjë e re ta them se në zona të caktuara të vendit ndihet shqetësimi i qytetarëve apo sipërmarrësve përsa i takon garancisë te funksionimi i shtetit ligjor në raport me ‘të fortët’ apo me njerëzit e krimit.

Gazetari: Zoti President, që prej dy javësh opinioni publik shikon se si dy individë me të kaluar të dyshimtë, po i bëjnë publikisht ankand kryeministrit dhe shefit të opozitës, se cili ofron më shumë për ta. Si dilet nga kjo situatë e pakëndshme?

Presidenti Meta: E theksoj se është e domosdoshme të kemi një qasje më transparente nga ana e qeverisë dhe qasje më racionale nga ana e opozitës.

Gazetari: T’i marrim me radhë: Çfarë do të thotë secila?

Presidenti Meta: Në rast se nga ana e qeverisë do të ketë reagime më të shpejta, për rastet kur ka shqetësime, denoncime nga qytetarët, ngjarje kriminale, pra kur del dikush përpara përgjegjësisë në kohën e duhur, atëhere lihet më pak hapësirë për opozitën apo për opinionin dyshues.

Së dyti, është tepër e rëndësishme që edhe opozita të jetë racionale, që do të thotë se nismat apo edhe denoncimet të saj të jenë sa më të mirëfaktuara, me qëllim goditjen e këtyre dukurive, parandalimin e tyre, dhe jo thjesht zgjedhjen e tyre si një mënyrë për të dëmtuar qeverinë apo institucionet, te të cilët ajo nuk ka besim.

Gazetari: Opozita akuzon Prokurorinë se po bëhet palë në këto hetime, për të cilat sapo ju pyeta. A është e besueshme Arta Marku si Prokurore e Përgjithshme?

Presidenti Meta:  Këto çështje që ju ngritët janë në hetim. Ne kemi kërkuar nga ana jonë sqarimet tona në drejtim edhe  të Prokurorisë dhe institucioneve të tjera, sipas rastit, prej kohësh dhe në vazhdimësi për të krijuar një bindje më të plotë dhe një informacion më gjithëpërfshirës rreth këtyre fenomeneve apo rreth këtyre ngjarjeve.

Këto janë çështje në proces dhe shpresojmë që edhe Prokuroria, edhe Policia e Shtetit, edhe institucionet e tjera të cilat janë të përfshira në hetimin e këtyre çështjeve të mos kenë asnjë ndikim politik dhe të japin vendime të drejta dhe transparente, cilado qoftë kostoja e tyre, pavarësisht se kush mund të preket apo cenohet sepse kjo do të rriste kredibilitetin e këtyre institucioneve dhe së dyti, do të jepte mesazhe tepër pozitive për qytetarët për funksionimin e shtetit ligjor, njëkohësisht edhe mesazhe të qarta për të gjithë ata persona politikë apo pranë politikës të cilët dëshirojnë të kenë një pozicion të privilegjuar në raport me ligjin.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Cristiano Ronaldo pezullohet për 30 ditë dhe gjobitet me 255 euro nga Federata Portugeze
SPORTI Para 1 minute

Cristiano Ronaldo pezullohet për 30 ditë dhe gjobitet me 255 euro nga Federata Portugeze

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 20 tetor 2026
SHOWBIZ Para 4 minutash

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 20 tetor 2026

Kryeministri Rama: Po shikojmë mundësinë e bllokimit të gjitha rrjeteve sociale për moshat deri në 16 vjeç
AKTUALITET Para 13 minutash

Kryeministri Rama: Po shikojmë mundësinë e bllokimit të gjitha rrjeteve sociale për moshat deri në 16 ...

Radio gjermane DW: Pse rebelohet rinia e Evropës? Pse proteston “Gjenerata Z” në Shqipëri?
AKTUALITET Para 25 minutash

Radio gjermane DW: Pse rebelohet rinia e Evropës? Pse proteston “Gjenerata Z” në Shqipëri?

Më të lexuarat

1 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 7 orësh

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

2 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 12 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

3 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 8 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 15 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 12 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

6 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
19 Tetor 2026, 06:50

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

7 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 11 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

8 Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
Para 8 orësh

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.