Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 01:12 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus te Ylli Rakipi, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Studentët dhe rinia
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Përplasja te Katedralja
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Qeveri tranzicioni
  • Ertjan Kofsha
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Studentët dhe rinia
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Përplasja te Katedralja
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Qeveri tranzicioni
  • Ertjan Kofsha
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Deklarata e plotë e Matthew Palmer me gazetarët

Intervista E premte, 24 Shtator 2021 11:50
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer, tha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët ai nuk është në Shqipëri për të sjellë një platformë për të zgjidhur krizën dhe se u takon palëve politike të gjejnë konsensusin.

Më poshtë vijon transkripti i Pyetjeve-Pergjigjeve të Zv.Ndihmës Sekretarit Matthew Palmer me disa prej gazetarëve shqiptarë.

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Thimi Samarxhiu, Vizion+: Zyrtarë të lartë të SHBA kanë deklaruar në shumë raste se ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor ka sjellë destabilitet në rajon. A i shihni ngjarjet më të fundit në rajon, sidomos në Shqipëri, të ndikuara nga ky ndikim?

ZV/NS Palmer: Mendoj se është me rendësi ta vendosim këtë në një kontekst më të gjerë rajonal, se çfarë dëshirojnë të shohin SHBA në Ballkanin Perëndimor dhe çfarë dëshiron të shohë Rusia. SHBA duan të shohin një rajon bazuar në transparencë, sundimin e ligjit, bashkëpunim midis vendeve për një pesperktivë europiane. Rusët preferojnë një rajon që është i organizuar mbi bazën e mosbesimit, çrregullimeve, fërkimeve, kaosit, dhe ky është një mjedis të cilin Moska beson se mund ta kapitalizojë nga perspektiva strategjike. Pra, synimet e SHBA dhe synimet e Kremlinit janë në themel në kundërvënie mes tyre. Lajmi i mirë këtu është që vizioni ynë për rajonin është në përputhje me vizionin që vendet e rajonit kanë përqafuar për veten e tyre. Ne duam një të ardhme për vendet e Ballkanit Perëndimor që është e njëjtë me atë që dëshirojnë vendet e rajonit dhe që ato aspirojnë për popujt e tyre. ambiciet ruse janë më egoiste dhe përqendrohen tek krijimi i një mjedisi që Moska mendon se mund ta kapitalizojë; mendoj se kjo është e vërtetë për Shqipërinë siç është tjetërkund në Ballkanin Perëndimor, edhe nëse Shqipëria është një shënjestër më e vështirë për rusët se sa vendet që janë ndoshta pak më të hapura ndaj kësaj lloj influence malinje.

Antonio Çakshiri, Report TV: Dokumentet e fundit të botuara në Departamentin e Drejtësisë kanë zbuluar se një kompani lobimi ka lobuar për PD për Znj. Kavalec. Sa e ndikoi ky lobim mosmiratimin e Znj. Kavalec dhe a do të kemi së shpejti emrin e ambasadorit të ri në Shqipëri?

ZV/NS Palmer: Së pari, më lejoni të vërej që Senati nuk se nuk e miratoi Kathy Kavalec si e emëruara për ambasadore në Shqipëri, nuk ndërmori ndonjë veprim për emërimin. Pra, Znj. Kavalec nuk është riemëruar, por për emërimin e saj nuk u ndërmor veprim në ndonjë mënyrë, nuk mori mosmiratim, nuk pati vendim negativ. Për sa i përket rolit të lobistëve, është pjesë normale e procesit demokratik, politik. Lobistët bëjnë shumë gjëra në sistemin në Uashington gjithë kohën, dhe përgjithësisht japin kontribut pozitiv në procesin politik dhe në debat. Për sa i përket specifikave të asaj që thoni, për akuzat specifike, ka hetime në vazhdim dhe do të ishte e pavend për mua të komentoja për gjëra specifike. Por fakti është që lobimi në vetvete nuk është i dyshimtë, dashakeq apo negative, sepse lobimi kryhet gjithë kohën mbi një gamë të gjerë çështjesh.

Antonio Çakshiri: Po emri i ambasadorit të ri? Do ta kemi së shpejti?

ZV/NS Palmer: Sigurisht që shpresoj të jemi në gjendje të veprojmë sa më shpejt për këtë.

Aurora Golemi, Neës 24: SHBA e ka shprehur miratimin për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. Perceptimi i shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë është se SHBA mbështet një marrëveshje që parashikon modifikim kufijsh ose shkëmbim territoresh. Ndërkohë Gjermania e kundërshton këtë dhe Kosova është midis SHBA dhe Gjermanisë. Presidenti Thaçi ka mbështetjen e amerikanëve dhe KM Haradinaj të gjermanisë dhe ka vendosur sanksione mbi mallrat serbe. Cili është mendimi juaj për këtë perceptim të publikut shqiptar?

ZV/NS Palmer: E vërteta është që si SHBA dhe Gjermania e mbështesin Kosovën. SHBA nuk mbështet një rezultat të caktuar të procesit të negociatave; ajo që mbështesim është një marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës që siguron normalizimin e plotë të marrëdhënies midis Serbisë dhe Kosovës. Besojmë që elementi qendror i kësaj duhet të jetë njohja e ndërsjellë, pra që Serbia njeh Kosovën si vend sovran dhe i pavarur dhe Kosova njeh Serbinë në të njëjtën mënyrë. Dhe mbi bazën e kësaj, të dy vendet e pavarura punojnë për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Çdo marrëveshje për normalizim të marrëdhënies është shumëdimensionale; do të ketë një element politik, një element sigurie, një element ekonomik dhe tregtar, do të ketë edhe një element kulturor që do të marrë parasysh statusin e pronave të Kishës Ortodokse në Kosovë. Çështja e kufijve mund po ashtu të jetë pjesë e kësaj, por nuk është elementi kryesor i marrëveshjes sado që ta imagjinojmë këtë. Ajo që është e rëndësishme për SHBA është që çfarëdo marrëveshjeje të ketë pronësi vendase, të jetë diçka që të dyja palët ndjejnë se mund ta mbështesin, të dyja palët ndjejnë se mund ta shesin, të dyja palët besojnë se mbron interesat e tyre thelbësore, dhe ajo që kemi bërë ne është që i kemi nxitur palët të ulen në tryezë dhe të negociojnë marrëveshjen më të mirë që munden. Për aq sa SHBA është gati ta mbështesë atë marrëveshje, ne duam të na e sjellin, të na e tregojnë, ta shohim se çfarë është. Nëse kemi shqetësime për të, do t’i artikulojmë ato shqetësime dhe do të shohim nëse mund të gjejmë mënyra për t’i kapërcyer, por nuk po mbështesim ndonjë rezultat të caktuar apo ndonjë pjesë të caktuar përbërëse të asaj që, me përkufizim, do të ishte një diskutim i gjithanshëm, një marrëveshje e gjithanshme. E mbështesim këtë proces, mbështesim EEAS dhe BE në drejtimin e këtij procesi; nuk jemi palë në negociata por jemi palë në kuptimin që kemi interes në rezultatin e tyre pozitiv. Duam një zgjidhje që hap një rrugë europiane, një të ardhme europiane si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, dhe jemi të përkushtuar që në partneritet me autoritetet në Kosovë si dhe me qeverinë në Serbi ta çojmë përpara atë synim.

Mr. Joel Çela, TV Klan: Dy vjet më parë, u desh ndërhyrja e ZV/NS Hoyt Brian Yee për të gjetur një zgjidhje politike midis shumicës dhe opozitës që opozita të hynte në zgjedhjet e përgjithshme. Z. Yee iu kërkoi partive të punonin për një platformë të propozuar nga BE. Dy vjet më vonë, kemi thuajse të njëjtën situatë, madje më të rënduar, me opozitën jashtë parlamentit, që ka djegur mandatet dhe deklaron se nuk do të hyjë në zgjedhjet e 30 qershorit me këtë qeveri. A keni një platformë për t’iua propozuar palëve dhe cila është këshilla juaj kryesore për ta për të gjetur një zgjidhje?

ZV/NS Palmer: Unë nuk jam këtu për të negociuar një zgjidhje, nuk jam këtu për të mbështetur një zgjidhje të caktuar. Unë do t’i nxisja të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjdhjet lokale, mendoj se pjesmarrja juaj në procesin demokratik është thelbësore, është diçka për të cilën partitë politike i detyrohen mbështetësve të tyre, i detyrohen votuesve të tyre, që të hyjnë në arenën politike, që të garojnë fort, të fitojnë zgjedhjet dhe të përdorin fitoren si një mjet për të përmbushur premtimet dhe vizionin e tyre për të ardhmen. Prandaj, mendoj se mjete si bojkotimi i zgjedhjeve apo djegia e mandateve janë thelbësisht në kundërshtim me praktikat demokratike. Prandaj do të nxisja partitë e opozitës që të kërkojnë mënyra për t’u riangazhuar në procesin politik, dhe mendoj se zgjedhjet lokale të qershorit janë mundësia më e mirë për ta bërë këtë sa më parë. Nëse ka një mundësi për dialog me qeverinë mbi reformat zgjedhore, mendoj se ata duhet ta ndjekin këtë mundësi. Reformat zgjedhore janë të rëndësishme në Shqipëri jo si një mjet për të tejkaluar “krizën” aktuale apo ngërçin aktual por sepse janë të rëndësishme për demokracinë shqiptare. OSBE-ja ka përcaktuar një sërë synimesh dhe objektivash për atë proces reformash, do të jetë e rëndësishme për aspiratat europiane të Shqipërisë që reformat zgjedhore të përfundohen. Prandaj, sigurisht që ka vend për diskutime, por duke parë drejt qershorit, unë absolutisht do t’i nxisja të gjitha partitë e opozitës që të hyjnë në arenën politike, të garojnë dhe të fitojnë zgjedhjet.

Nertila Dosti, Ora Neës: Z. Palmer, cili është qëndrimi zyrtar i Shteteve të Bashkuara mbi krizën aktuale në Shqipëri dhe përgjegjësinë e palëve, dhe a duhet qeveria të pranojë kërkesat e opozitës për një qeveri tranzicioni dhe zgjedhje të parakohshme?

ZV/NS Palmer: Qëndrimi ynë zyrtar është se Shqipëria ka një qeveri të zgjedhur sipas rregullave, është një partnere e Shteteve të Bashkuara, me të cilën punojmë mirë dhe ngushtë. Përsa i përket pikpamjes sonë mbi zhvillimet politike, i përket klasës politike që të negociojë brenda vetes. Mendoj se do të ishte fatkeqësi për opozitën nëse nuk do të kërkonte mënyra për t’u rifutur në procesin demokratik, përfshirë edhe, më të afërtin, qershorin. Se si zgjidhet ky process, se si zgjidhen mosmarrëveshjet, kjo është në dorën e partive politike dhe udhëheqësve të partive politike për t’u zgjidhur. Në rrugën e saj përpara, Shqipëria ka mbështetjen dhe miqësinë e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara. Institucionet e qeverisë janë funksionale, janë legjitime, Shqipëria nuk ka problem në marrjen e vendimeve, në miratimin e ligjeve, dhe unë kam besim se kjo qeveri do ta çojë vendin drejt një të ardhmeje europiane, do të jetë në gjendje të vazhdojë të veprojë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në zbatimin e reformës në drejtësi, në kryerjen e vetingut që është i rëndësishëm për t’u dhënë shqiptarëve besimin në administrimin e drejtësisë. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me autoritetet përkatëse, përfaqësuesit e votuar, dhe zyrtarët e qeverisë së Shqipërisë për të përmbushur këto qëllime dhe objektiva.

Marsela Karapanço, A2: Z. Plamer, Departamenti i Shtetit, në raportin e tij vjetor, shkroi se në Shqipëri ka shqetësime mbi korrupsionin, drogën dhe blerjen e votës. Këto janë të njëjtat problem që opozita i ka kthyer në kauzën e saj. Çfarë duhet të bëjë qeveria që të bindë opozitën të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit?

ZV/NS Palmer: Nuk e shoh si përgjegjësi të qeverisë që të bindtë opozitën të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit. Është përgjegjësia e opozitës që ta bëjë këtë dhe që të punojë për atë axhendë të reformës zgjedhore që sipas saj përkah më shumë interesat e Shqipërisë dhe popullit shqiptar, ta bëjë atë publike si një parti politike, të tregojnë çfarë qëllimesh kanë. Nëse ju më votoni mua, partinë time dhe përfaqësuesit tanë, kjo është ajo që ne ju premtojmë juve, popullit shqiptar, që do të sjellim për ju kur të jemi në pushtet. Kjo është përgjegjësia thelbësore e çdo partie opozitare, që të bindi publikun të mbështesë programin e saj, të mbështesë përfaqësuesit e saj, të mbështesin vizionin e tyre dhe më pas të fitojnë të drejtën për ta ushtruar këtë vision në pozita pushteti kur fitojnë zgjedhje që janë të lira dhe demokratike. Ky është qëllimi, nuk është përgjegjësia e partive në pushtet që të bindin popozitën për të marrë pjesë në procesin demokratik. Është përgjegjësia e të gjitha partive, përfshirë edhe ato që nuk janë në pushtet, që të garojnë në arenën politike, të garojnë në një proces që është i lirë dhe i drejtë, të fitojnë pushtetin dhe më pas t’a ushtrojnë atë në përputhje me vizionin dhe principet e tyre demokratike.

Muhamed Veliu, Top Chanel: Z. Palmer, në 2017, një kompani offshore pagoi 150,000 dollarë për një firmë lobimi në Uashigton. Dhe përfituesja e këtij lobimi ishte Partia Demokratike e Shqipërisë, e një kompanie offshore. Sa shqetësues është ky zhvillim për Departamentin e Shtetit?

ZV/NS Palmer: Siç e thashë edhe më parë, lobimi është një aktivitet ligjor por i cili ka rregulla. Prandaj, çfarë është e rëndësishme për ne si qeveri, çfarë është e rëndësishme për Departamentin e Shtetit në përfaqësimin e interesave amerikanë, është zbatimi i rregullave. Ka rregulla për transparencën, rregulla deklarimi sipas të cilave, nëse do përfaqësosh një interes të caktuar, duhet ta deklarosh që në fillim. Prandaj, ç’ka është e rëndësishme, sërish, nuk është ekzistenca e akteve lobuese, pasi kjo është një pjesë normale e procesit demokratik, sidomos në mënyrën se si funksionon dhe operon sistemi amerikan, por ajo që është shumë e rëndësishme është që ato të jenë transparente, llogaridhënëse, dhe se ata që janë të përfshirë të jenë të hapur dhe të qartë për interesat që përfaqësojnë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 3 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 3 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 3 orësh

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
LAJME Para 6 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Më të lexuarat

1 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 7 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

2 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 3 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

3 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 21 orësh

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 10 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 3 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

6 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 7 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

7 Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh
Para 12 orësh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

8 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 6 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.