Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Demagogjia banale e Ramës: “Fajin na e ka Europa”

Forum E martë, 15 Tetor 2019 09:26
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Fatos Lubonja

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Edi Rama nuk resht së deklaruari, në mënyrën më sipërfaqësore, se shkaku i mospranimit të hapjes së negociatave qëndron te problemet e Europës, te rritja e partive antievropianiste, jo te ne. Them se Kryeministrit i duhen drejtuar disa pyetje për ta thelluar sadopak këtë pohim, të tilla si: Cilët janë problemet brenda Evropës? Nga çfarë burojnë ato? A kanë ndonjë lidhje me problemet tona? A i rëndojmë ne, me hyrjen në BE, këto probleme apo jo?

Mund t'ju interesojë

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 9 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 10 orësh
Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 10 orësh

Mendoj se kur flasim për problemet brenda Europës, duhet të dallojmë dy kategori syresh: ato të Evropës së sistemit dhe ato të Evropës antisistem, që ndërthuren me njëri-tjetrin duke pasur një nga pikat e nxehta të ndërthurjes pikërisht debatin e zgjerimit apo jo të BE-së me vende si Shqipëria. Le t’i analizojmë shkurt këto dy kategori problemesh të Evropës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Europa e sistemit ka sot një nga problemet kryesore faktin që jo të gjitha vendet evropiane rezultojnë njëlloj të suksesshme brenda sistemit. Ka vende si Gjermania që janë shumë më të suksesshme se vende si Greqia apo edhe Italia që kanë probleme me borxhin, evazionin fiskal me të famshmin “spread” etj.. Pakënaqësitë e këtyre diferencave janë amplifikuar shumë edhe nga futja në BE e dhjetë vendeve të tjera, ndër të cilat 8 prej ish-Lindjes, sepse vendet kryesore japin më shumë sesa marrin nga bashkësia evropiane. Kjo ka bërë të flitet për Europën me dy shpejtësi, për një Europë të Veriut dhe një të Jugut apo, së fundi, për një Europë që, sipas Makronit, duhet të ngulmojë në forcimin brenda vetes përpara zgjerimit.

Një kategori tjetër problemesh janë ato që i gjen në argumentet antisistem të sovranistëve, sipas të cilëve, globalizmi dhe neoliberizmi i Europës së sistemit ka krijuar një polarizim të paparë midis një pakice që dikton politikat dhe një shumice që i pëson këto politika. Popujt evropianë, duke u ndierë gjithnjë e më të tradhtuar nga elitat politike, kulturore, mediatike, nacionale por edhe nga i ashtuquajturi projekt evropian, që sipas tyre bën lojën e oligarkive nacionale dhe multinacionale, gjithnjë e më shumë po u drejtohen sovranistëve. Ata të djathtë u ofrojnë si zgjidhje nacionalizmin të kombinuar me politika sociale (Le Pain, Kazinskij) apo liberiste (Trump, Salvini); sovranistët e majtë u thonë se arritjet sociale që kanë pasur vendet evropiane deri në rënien e murit të Berlinit mund të rifitohen vetëm me rimarrjen e sovranitetin nga Evropa e bankave dhe oligarkive financiare (pak a shumë qëndrimi i Jeremy Corbyn në Britani, një pjesë e Cinque Stelle në Itali etj.).

Sikurse dihet, ndeshja midis këtyre dy Europave po bëhet gjithnjë e më e ashpër, pasi sovranistët po fitojnë shumë terren në opinionin publik, ndërkohë që Evropa e sistemit po bëhet gjithnjë e më zhgënjyese, si në nivele kombëtare ashtu edhe të BE-së.

Nuk është vështirë të kuptohet se Shqipëria përbën një problem për të dyja këto Evropa. Për Evropën e sistemit, ajo është problem për shkak të gjendjes së saj ekonomike, mungesës së shtetit të së drejtës, të një tregu vërtet të lirë, të një demokracie të konsoliduar, çka po i jep udhë një autoritarizmi në rritje kombinuar me politika nacionaliste, korrupsionin, krimin e organizuar. Edhe sovranistët i ndajnë një pjesë të këtyre shqetësimeve, por ata kanë edhe të tjera. Ata i akuzojnë neoliberalët e djathtë dhe të majtë evropianistë se u intereson vetëm individi krah pune sa më i lirë, individi mall, atom dhe jo individi që i përket një komuniteti, një historie (sipas të djathtëve) apo individi që kërkon të ndërtojë një shoqëri më të barabartë ku cilësia e marrëdhënieve njerëzore, kuptimi i jetës përtej pasurimit janë vlerat kryesore (të majtët).

Sipas tyre, për të pasur sa më pak pengesa komunitare apo sociale, ata favorizojnë edhe emigracionin, i cili është burim problemesh të mëdha të punësimit, nivelit të pagave, identitetit kulturor, sigurisë. Prandaj ata janë shumë më të ashpër në qëndrimin ndaj emigracionit. E pra, një Shqipëri kampione ndër vendet e Evropës për sa i përket fluksit emigrues, nuk mund të mos jetë në shënjestrën e tyre, siç ishte së fundmi në Francë. Jo vetëm, por shqiptarët shtojnë ndjenjën e pasigurisë në popullatat vendase (temë kjo shumë e rëndësishme për sovranistët e djathtë), për shkak se një pjesë e mirë e të rinjve shqiptarë që emigrojnë, nuk integrohen në sistem, por merren me krim.

Të ndodhur përpara këtij presioni në rritje, Evropa e sistemit ndjen nevojën të mbrohet nga ofensiva antisistem. Dhe është e qartë se një nga këto mbrojtje është edhe shtyrja e hapjes së negociatave për të pranuar në BE vende gjeneruese të këtyre problemeve si Shqipëria.

Megjithatë, paradoksalisht, i vetmi shans që ka Shqipëria që t’i hapen negociatat, është pikërisht ndeshja e Evropës së sistemit me atë të antisistemit. Ndërkohë që Evropa e sistemit është e gatshme ta pranojë Shqipërinë për të mbajtur gjallë narrativen e projektit evropian si dhe për ta përfshirë në fushën e influencës së vet Ballkanin perëndimor (edhe si treg e vend investimesh), Evropa antisistem do të mbyllte dyert përfundimisht për Shqipërinë, pasi ajo kërkon të ndërtojë një narrativë tjetër.

E pra, të thuash se Evropën e detyrojnë të shtyjë negociatat problemet që ka brenda vetes, pa lidhje me problemet tona, është si të marrësh një pjesë të “puzzle”-it dhe ta shesësh si e tërë pamja e tij. E vërteta është se ne jemi pjesë e rëndësishme dhe jo vetëm pasojë e problemeve të Europës aq sa, nëse një ditë projekti evropian do të dështojë, historianët do t’ia atribuojnë këtë edhe gabimeve të zgjerimit me vende si i yni. Të mos njohësh këtë përgjegjësi historike, morale, politike, duke akuzuar Evropën e sistemit që, në fakt, për interesat e veta, po bën shumë më tepër se ç’meritojmë, do të thotë të vazhdosh të bësh një demagogji banale. Dhe s’ka se si të jetë ndryshe me këtë Kryeministër dhe sivëllezërit e tij, që atë që thonë ditën, e zhbëjnë me punët e natës. Sepse nëse ka ndonjë gjë që ata i tmerron, është pikërisht një Shqipëri e modelit europian të shtetit të së drejtës, e cila do t’u hiqte atyre pushtetin dhe paratë që i kanë fituar dhe vazhdojnë t’i fitojnë me punët e natës./panorama/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 2 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 3 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 3 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 3 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 4 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

2 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 3 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 6 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 3 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.