
Deputetët socialistë kanë vendosur të shkojnë herët në këtë seancë plenare, që pritet të zhvillohet me tensione mes opozitës dhe maxhorancës.
Kjo masë vjen pas tensioneve seancën e fundit, kur deputetët e përjashtuar të PD-së bllokuan hyrjen dhe tentuan të futeshin në Kuvend, duke u konfrontuar me kolegët dhe gardistët.
Ndërkohë demokratët kanë mbledhur grupin parlamentar dhe më pas do t’i drejtohen Kuvendit, ku opozita ka paralajmëruar përplasje dhe tensione.
