Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:26 Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar vendimin për ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistrin, duke e shpallur fajtor për korrupsion dhe pastrim të produkteve…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Deputeti Çollaku: Bardhi, Berisha dhe PS-ja rrëzuan kërkesën për interpelancë me Ramën për Kosovën

Politikë E mërkurë, 4 Tetor 2023 16:19
Deputeti Çollaku: Bardhi, Berisha dhe PS-ja rrëzuan kërkesën për interpelancë me Ramën për Kosovën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputeti i grupit të PD-së vulës, Kreshnik Çollaku ka quajtur të paprecedentë rrëzimin e kërkesës për interpelancë lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama për marrjen nën kontroll të veriut të Mitrovicës nga KFOR. Çollaku thotë se Sali Berisha, Gazment Bardhi dhe PS-ja rrëzuan kërkesën për interpelancë me kryeministrin Edi Rama për deklaratat e tij lidhur me situatën në veri të Kosovës.

”Shqetësues është se e njëjta kërkesë, në të njëjtën ditë dhe po ashtu në mënyrë të përsëritur bëhet dhe nga presidenti i Serbisë Vuçiç. Ka disa arsye se pse Vuçiç e bën këtë kërkesë. Marrja nga ana e KFOR-it nën kontroll e një pjese të territorit të Kosovës sovrane dhe të pavarur, është praktikisht një shpallje e padeklaruar në protektariatin ndërkombëtar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dhe të gjithë e dimë që është vetëm një hap larg ndarjes së Kosovës. E kuptueshme është pse e bën Vuçiç këtë deklaratë, e pakuptueshme është pse e bën kryeministri Edi Rama këtë kërkesë. Nuk më shqetëson reagimi i institucioneve të sigurisë dhe KFOR-it përgjigjen, KFOR-ri dhe dje edhe sot për këtë çështje e ka dhënë të plotë”,-tha deputeti.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Deklarata e plotë

Sot vetëm pas faktit, jam njohur në mënyrë të çuditshme me një ngjarje surprizë që do ta vlerësoj negative, ngjarje e paprecedentë në çdo lloj praktike parlamentare dhe komunikimi të të drejtës së deputetëve, përfaqësuesve në parlament për të kërkuar sqarime nga qeveri dhe nga kryeministri i vendit. Jam njohur me një vendim të kryesisë së kryetarëve, një vendim i cili është marrë me dyer të mbyllura dhe në mungesë transparence të plotë ku sa më poshtë:

Përfaqësues në Konferencën e Kryetarëve, përfaqësues të Rithemelimit të drejtuar nga zoti Berisha dhe përfaqësues të Partisë Socialiste të drejtuar nga zoti Rama, kanë bashkërakorduar dhe bashkëmordinuar, rrëzimin e kërkesës për interpelancë ndaj kryeministrit Rama, të cilën unë si deputet i Parlamentit, anëtar i Komisionit të Jashtëm, në emër të Partisë Demokratike kam depozituar pardje, për të kërkuar sqarim nga kryeministri i vendit, sqarime sa më parë, sqarime shteruese për një qëndrim që tejkalon gafën politike, një qëndrim që tejkalon divergjencat në këndvështrimet e trajtimit të ngjarjes, për një qëndrim i cili rrezikon në mënyrë të drejtpërdrejtë atë për të cilën për ne si Parti Demokratike dhe shumicën e shqiptarëve përbën Kosova, integriteti dhe sovraniteti i saj. Thelbi i interpelancës që i kam kërkuar kryeministrit, ka qenë kërkesë për sqarim për një qëndrim dhe deklaratë të pohuar në disa raste nga kryeministri i vendit, ku kërkon që KFOR të marrë nën kontroll pjesën veriore të Mitrovicës. Shqetësues është famti se e njëjta kërkesë, në të njëjtën ditë dhe po ashtu në mënyrë të përsëritur bëhet dhe nga presidenti i Serbisë Vuçiç.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 18 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Ka disa arsye se pse Vuçiç e bën këtë kërkesë. Marrja nga ana e KFOR-it nën kontroll e një pjese të territorit të Kosovës sovrane dhe të pavarur, është praktikisht një shpallje e padeklaruar në protektariatin ndërkombëtar. Dhe të gjithë e dimë që është vetëm një hap larg ndarjes së Kosovës. E kuptueshme është pse e bën Vuçiç këtë deklaratë, e pakuptueshme është pse e bën kryeministri Edi Rama këtë kërkesë. Nuk më shqetëson reagimi i institucioneve të sigurisë dhe KFOR-it përgjigjen, KFOR-ri dhe dje edhe sot për këtë çështje e ka dhënë të plotë.

KFOR-i mbetet në zbatim të mandatit të tij, të sigurojë tërësinë territoriale të Kosovës në të gjithë territorin e saj, të mbështes institucionet e Kosovës në të gjithë territorin e saj siç e shtuan dhe sot, sidomos policinë e Kosovës në krye të detyrave të tyre në krejt territorin e Kosovës. E çuditshme është dhe për këtë unë kam kërkuar sqarim nga kryeministri i vendit në mënyrë sa më të shpejt dhe urgjente motivet se pse Edi Rama në mënyrë të koordinuar me presidentin e Serbisë e nxisin të insistojë tek kjo kërkesë e pazakontë, e pambështetur dhe e refuzuar edhe nga institucionet e Kosovës por dhe organizmat ndërkombëtar.

Ky është thelbi që unë doja të kërkoja dhe do vazhdoj të kërkoj nga kryeministri Rama në Parlament. Çudia është se si në mënyrë të koordinuar përfaqësues të dy subjekteve, Rithemelimit drejtuar nga zoti Berisha në Konferencën e Kryetarëve dhe përfaqësues të Edi Ramës, përfaqësues të PS në Konferencën e Kryetarëve bashkëkoordinojnë dhe dakordësojnë wë të rrëzohet mundësia e marrjes në pyetje të kryeministrit shqiptar për këtë çështje ekstremalisht sensitive për Kosovën dhe për interesin Kombëtar të shqiptarëve, patjetër për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Jam njeriu që nga dita e parë në Parlament kam kërkuar dhe insistuar që për Kosovën dhe përballë Serbisë, faktori politik shqiptar duhet të jetë i unifikuar. Jam njeriu i cili në mënyrë insistuese të paktën që nga ngjarja e të dielës së shkuar kam kërkuar që të bëjmë çdo përpjekje për të unifikuar qëndrimin tonë dhe sjelljen tonë karshi Serbisë në mbrojtje të Kosovës. Por ata që dëgjoni, që shahen dhe akuzohen çdo ditë në seanca parlamenti dhe në studio në mënyrë të çuditshme rezultojnë sot në një pikë kaq të ndjeshme, kaq delikate, kaq të rrezikshme për Kosovën, gjejnë mundësinë e bashkëkoordinimit në mbytje të mundësisë që në Parlament ti kërkojet llogari kryeministrit për këtë sjellje të paprecedent.

Sido që të jetë, në çdo lloj varianti apo forme Edi Rama, në bashkëpunim apo jo me aleatë të shpallur dhe të pashpallur në parlament apo jashtë tij nuk do ti shpëtojë kësaj llogaridhënieje. Ai do të përgjigjet dhe do të detyrohet t’i shpjegoj publikut shqiptar, vëllezërve tanë në Kosovë dhe partnerëve ndërkombëtar pse-n e deklaratave dhe qëndrimeve të tija në sintoni të plotë me presidentin e Serbisë Vuçiç dhe në dëm të drejtpërdrejtë dhe në cënim të drejtpërdrejtë të institucioneve të Kosovës, sovranitetit të tyre dhe integritetit territorial të Kosovës. Kësaj Edi Rama nuk do t’i shpëtojë. Sado manovra të arrijnë të kombinojnë me aleatë të shpallur dhe të pashpallur në Konferenca Kryetarësh, në sallën e parlamentit apo jashtë këtyre studiove.

Interesi i Kosovës është interes jetik për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Interesi dhe sovraniteti i Kosovës është interesi jetik i Shqipërisë. Interesi dhe sovraniteti i Kosovës është prioriteti i prioriteteve i Partisë Demokratike dhe gjithë resurset tona do jenë në mbështetje të Kosovës por dhe në denomcimin e çdo lidhje të hapur apo të fshehur të kryeministrit të vendit me segmente të cilat Kosovën e rrezikojnë, me vullnet të cilim Kosovës i cenojnë atë çfarë është më e shenjta sovraniteti dhe pavarësia e saj. Edi Rama këtij debati nuk do t’i iki dot sado që të gjej gjuhë të përbashkët me përfaqësues të Rithemelimit në Konferencën e Kryetarëve. Faleminderit!

Etiketat e lidhura

Kreshnik Collaku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg
Para 3 minutash

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 19 minutash

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 26 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 26 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.