Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:26 Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar vendimin për ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistrin, duke e shpallur fajtor për korrupsion dhe pastrim të produkteve…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dritan Leli flet me tezat e opozitës: Lungomaren e bëri Bashkimi Evropian

Politikë
E premte, 23 Korrik 2021 12:01
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në vazhdën e mbështetjes dhe promovimit nga strukturat, mediat dhe analistët e opozitës, kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli u shfaq në një intervistë televizive duke sfiduar elektoratin e Partisë Socialiste me votat e të cilit mban karrigen që prej vitit 2015.

Me gjuhën e një kryebashkiaku të zgjedhur si kandidat i pavarur, me shkelje syri ndaj opozitës së Lulzim Bashës dhe Ilir Metës, Dritan Leli provokoi socialistët duke hedhur në publik as më pak e as më shumë se sa tezat e demokratëve e duke e fshirë kontributin e Partisë Socialiste në transformimin e qytetit.

Ka harruar që vetëm pak ditë më parë deklaroi se refuzoi propozimin për deputet pasi nuk dëshironte të bëhej pjesë e politikës për vitet e ardhshme, ndërsa në intervistën e sotme deklaron me krenari “jam pjesë e politikës”. Se cilit krah të politikës, mjafton të shikoni se nga kush mbrohet në publik direkt dhe indirekt.

Gjeni një fjalim të mëparshëm të Dritan Lelit dhe do ta keni të vështirë që brenda dy fjalive të mos e dëgjoni së paku 4 herë emrin e Edi Ramës me superlativa. Por, bëjeni dhe një ushtrim tjetër të vogël.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dëgjojeni intervistën e sotme në ABCNews dhe do kuptoni se përse Dritan Leli i ka ndarë rrugët me Partinë Socialiste.

Njësoj sikurse Partia Demokratike dhe drejtuesi i saj politik në Vlorë Bujar Leskaj, edhe Dritan Leli nuk sheh meritë të Edi Ramës në projektet që po zbatohen në qytet. Referuar një prej investimeve kryesore, atij të Lungomares, Leli thekson se ai është një investim i Bashkimit Evropian.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Këtu ku jemi. Një nga financuesit kryesore të këtij projekti kaq të rëndësishëm e kaq të përfolur është delegacioni evropian që ka ndihmuar dhe ka dhënë maksimumin jo vetëm këtu por dhe në projekte të tjera. Bajpasi i Vlorës është gjithashtu dhe ne kemi shkuar disa herë me ambasadorin Soreka për të parë punimet dhe sot është një investim që është duke u frekuentuar nga qytetarët shqiptarë”, thotë Leli teksa shëtit në Lungomaren e rrezikuar nga degradimi pasi vuan mungesën e mirëmbajtjes nga Bashkia e Vlorës.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 18 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

“U desh një nismë e madhe, një sërë faktorësh dhe një përkujdesje e jashtëzakonshme e Kryeministrit Edi Rama, falë të cilit ky projekt po merr jetë, po merr udhën e dëshiruar nga shumë breza”, deklaronte dikur Dritan Leli për Rrugën e Lumit të Vlorës. Por në intervistën e sotme teksa flet për rrugën, e gjen të pamundur të thotë se ajo është një investim dhe premtim i mbajtur i Kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste.

Nga intervista gati të krijohet përshtypja se Rruga e Lumit të Vlorës është ndërtuar për meritën e Dritan Lelit pasi është me origjinë nga Kuçi./D.M/

Etiketat e lidhura

Dritan Leli
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg
Tani

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 16 minutash

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 23 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 23 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.