Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 29 Tetor 2026, 10:15 Erion Veliaj, letër nga burgu: Izolim afër 3 vrasësve me burgim të përjetshëm Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar pas transferimit në burgun e Fierit. Në një letër publike, Veliaj shkruan: “Futja në izolim për 10 ditë, pa…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Paketa fiskale
  • Erjon Vishkulli
  • Kandidati për Tiranën
  • Kufizime vizash
  • Kërcënimet ndaj deputetëve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Paketa fiskale
  • Erjon Vishkulli
  • Kandidati për Tiranën
  • Kufizime vizash
  • Kërcënimet ndaj deputetëve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

DW: Pse ka nevojë Evropa për Shqipërinë? Gjergj Kastriot-Skënderbeu është një hero evropian që ka luftuar kundër osmanëve dhe ka mbrojtur Perëndimin e krishterë

Intervista E shtunë, 2 Nëntor 2024 09:04
DW: Pse ka nevojë Evropa për Shqipërinë? Gjergj Kastriot-Skënderbeu është një hero evropian që ka luftuar kundër osmanëve dhe ka mbrojtur Perëndimin e krishterë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shkrimtari austriak, Robert Menasse, në intervistë me DW për romanin e tij të fundit “Zgjerimi”, mbi Shqipërinë si vend kandidat e prirjet aktuale brenda BE-së.

Libri i shkrimtarit austriak, Robert Menasse, “Zgjerimi”, i cili është përkthyer edhe në gjuhën shqipe, u prezantua së fundmi në Tiranë dhe në Prishtinë. Romani flet për Shqipërinë si kandidate për anëtarësim në BE në kontrast me prirjet aktuale që mbizotërojnë në radhët e BE-së.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

24 Tetor 2026, 17:34
DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

21 Tetor 2026, 07:40
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41

DW: Pse ka nevojë Evropa për Shqipërinë?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ka shumë arsye. Për mua, arsyeja më e rëndësishme është se Ballkani Perëndimor thjesht i përket Evropës dhe gjithmonë është perceptuar si një rajon krizash. Nëse dikush këtu mund të sjellë paqe, ky është projekti i paqes së BE-së, sepse të gjitha kufijtë kombëtarë zhduken, krijohet një treg i përbashkët dhe gjithashtu është shumë i rëndësishëm një sistem i njëjtë ligjor. Ka dhe arsye të tjera, siç ka thënë zonja Merkel, Shqipëria ka rezervat më të mëdha të bakrit dhe kromit në Evropë dhe kjo i duhet industrisë gjermane, një arsye tjetër kjo që më bën të qesh…

DW: Pse libri quhet “Zgjerimi”?

Sepse ka të bëjë me vendet që duan të hyjnë në BE, ndërsa nga ana e BE-së, kjo shihet si zgjerim. Më interesoi të zbuloja si është të jetosh në këtë vend (në Shqipëri), si është mentaliteti, kultura etj. Në Shqipëri, ku shumica dërrmuese e popullsisë dëshiron të hyjë në BE, ndërsa ka anëtarë që shkelin ligjin evropian dhe bllokojnë zhvillimin evropian. Ky është një kundërshtim i tmerrshëm. Për më tepër, një arsye tjetër që më bindi për pranimin në BE është optimizmi i madh dhe dinamika që ndjeva aty, përkundër shteteve anëtare që sot janë shumë pesimiste, me frikëra dhe dyshime për të ardhmen. Një injeksion optimizmi do t’i bënte mirë BE-së.

DW: Pse keni përdorur në kopertinën e librit figurën e Skënderbeut ?

Skënderbeu është një figurë interesante. Historikisht është një hero evropian që ka luftuar kundër osmanëve dhe ka mbrojtur Perëndimin e krishterë. Në atë kohë, përmendore të tij kishte në shumë qytete të Evropës, por kur filloi krijimi i kombeve, ai u harrua, sepse nuk përfaqësonte një hero kombëtar. Më pas, ai u bë hero kombëtar në Shqipëri. Ishte i pari që bashkoi klane, grupe e fise etnike dhe kështu vendosi bazën për shtetësinë e Shqipërisë. Kjo dialektikë e heroit kombëtar evropian më interesonte.

DW: Shumë mendojnë se në protagonistët e librit keni përfshirë edhe kryeministrin shqiptar. A qëndron ky hamendësim?

Po, kryeministri shqiptar është kryeministri shqiptar. Në romanin tim është ai ashtu si në realitet. Të shpikja diçka tjetër do të ishte fëminore. Ai është një rast shumë interesant në politikën evropiane, sepse, me aq sa di, është i vetmi kryetar shteti që është edhe artist i njohur dhe ka artistë në ekipin e tij të këshilltarëve, gjë që është shumë e pazakontë dhe natyrisht që më tërhoqi interesin.

DW: BE-ja ka nevojë për reforma, por nuk është në gjendje t’i realizojë ato. A duhet të shtypë një buton “reset” para një zgjerimi të ri?

Nëse do të bëhej shpejt, padyshim do të ishte e dobishme. Por tani situata në BE është shumë e ndërlikuar. Zhvillimi evropian, që ishte menduar të tejkalonte nacionalizmin, tani është bllokuar nga rindezja e nacionalizmit në disa vende anëtare. Situata ka vetëm një rrugëdalje të mirë, ose një rrugë të tmerrshme. Rrugëdalja e mirë është të arrijmë ta rindërtojmë idenë e BE-së dhe ta ngulitim sërish në ndërgjegjen e qytetarëve evropianë, duke treguar se gjithçka e arritur deri tani ka përmirësuar jetën dhe paqen e të gjithë evropianëve. Kështu mund të realizohet reforma institucionale dhe mund të punohet për një Kushtetutë Evropiane. Nëse ndodh rruga e keqe dhe BE-ja shpërbëhet, atëherë do të pasojë mjerimi, dhe mund të ketë edhe luftë civile. Atëherë njerëzit do të thonë se kjo nuk duhej të kishte ndodhur kurrë dhe gjithçka do të fillojë nga e para

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Erion Veliaj, letër nga burgu: Izolim afër 3 vrasësve me burgim të përjetshëm
Para 2 minutash

Erion Veliaj, letër nga burgu: Izolim afër 3 vrasësve me burgim të përjetshëm

Ronaldinho rikthehet në fushë në moshën 46-vjeçare, Borriello paralajmëron: Në Serie C vrapojnë si kafshë!
Para 2 minutash

Ronaldinho rikthehet në fushë në moshën 46-vjeçare, Borriello paralajmëron: Në Serie C vrapojnë si kaf...

Ministri i Financave prezanton projekt-buxhetin 2027: Ja tre prioritet themelore. Dyfishohet bonusi i pensionistëve
Para 12 minutash

Ministri i Financave prezanton projekt-buxhetin 2027: Ja tre prioritet themelore. Dyfishohet bonusi i ...

Interi me ritëm rekord edhe kur nuk shkëlqen, Chivu “buzëqesh” para derbit
Para 15 minutash

Interi me ritëm rekord edhe kur nuk shkëlqen, Chivu “buzëqesh” para derbit

Më të lexuarat

1 Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….
Para 15 orësh

Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….

2 Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin
Para 15 orësh

Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin

3 Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin
Para 13 orësh

Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin

4 Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta në shesh
Para 14 orësh

Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.