Zv/Kryetar i LSI Durrës, Enon Karapici, njëkohësisht ekspert ekonomie, thekson se sfida e ekonomisë shqiptare për këtë viti është kapërcimi i krizës së thellë ekonomike dhe sociale.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka renditur disa nga objektivat e kësaj partie për rikthimin e ekonomisë së tregut.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Sipas tij, Durrësi ka nevojë për energji të reja dhe për një vizion të ri për të ardhmen.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Reagimi i plotë:

Sfida e ekonomisë shqiptare për vitin 2021, si dhe e programit të LSI-së, është kapërcimi i krizës së thellë ekonomike dhe sociale. Objektivat tona janë: Rikthimi i ekonomisë në kushtet e tregut dhe konkurrencës së lirë: Krijimi i mundësive për punësim; Tërheqja e investimeve, Transparenca e koncesioneve.

Më konkretisht, programi ekonomik është i orientuar drejt:

Uljes së barrës fiskale dhe kthimi i Shqipërisë në një destinacion tërheqës për bizneset. Vendosja e taksës së sheshtë prej 9%.

Tatim zero për të ardhurat deri në 35 mijë lekë.

Bizneset me xhiro vjetore nga 0-14 milionë lekë, do të kategorizohen si biznese të vogla, me TVSH 0% dhe tatim mbi fitim 0%.

Programi i rimbursimit 5% të vlerës së faturës për çdo blerje, me përjashtim të shpenzimeve që kryhen në entet publike. Kjo do të rrisë formalizimin e ekonomisë.

Durrësi ka nevojë për energji të reja dhe për një vizion të ri për të ardhmen. Qyteti ynë duhet të hedhë pas krahëve pasojat e tërmetit dhe pandemisë dhe të punojë fort për të rifituar vendin e tij si qyteti i dytë më i rëndësishëm i Shqipërisë. Me pozicionin gjeografik, turizmin e bujqësinë, kulturën dhe historinë, por mbi të gjitha me burimet njerëzore të shkëlqyera që disponon, Durrësi i ka të gjitha shanset t’i rikthehet zhvillimi i munguar.