Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 07:17 Gëzim në Tajvan pas rikthimit të Jensen Huang Jensen Huang, themeluesi i Nvidia, i lindur në Tajvan dhe i festuar si një yll rock-u gjatë vizitave të tij, ka gjeneruar pasuri të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Euroskeptik? Rama flet për spanjollët: E kritikoj unionin për gjendjen ku është tani

Intervista E shtunë, 16 Maj 2020 13:59
Euroskeptik? Rama flet për spanjollët: E kritikoj unionin për gjendjen ku është tani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

”Takimi me kryeministrin Edi Rama është në orën 14:00. I përpiktë, kryeministri socialist shqiptar vendos të zhvillojë me ne një video-telefonatë nga zyra e tij në Tiranë, gati dy muaj pas një njoftimi të shumëpritur që erdhi në mes të krizës së virusit. Ishte drita jeshile e 27 vendeve anëtare të BE-së për fillimin e negociatave të anëtarësimit të vendit të tij dhe MV në union”, shkruan Irene Savio për gazetën spanjolle “El Periodico”. Rama, një artist i afirmuar dhe me ekspozita në galeri të njohura në Nju Jork dhe Paris, i cili u bë kryeministër në vitin 2013 dhe u rikonfirmua në 2017, nuk duket as i emocionuar dhe as i zhgënjyer. Ai buzëqesh pak, i pavëmendshëm edhe në ekstravagancën e tij, vizatimet me ngjyra të ndezura që shfaqen mbi letrat e lëna shkujdesshëm mbi tryezë. Në mars, kur u shfaq kriza e Covid-19, ai u ankua për qëndrimin egoist të shumë vendeve europiane.

Intervista e plotë

A mendoni se kjo është një luftë midis vendeve të pasura dhe atyre të varfëra?

Ajo që ndodhi në fillim ishte një shembull i qartë i shkallës në të cilën Europa është e copëtuar dhe i mungesës së aftësisë për të vepruar së bashku përballë sfidave të shumta të përbashkëta. Kjo krizë ende mund të përkeqësohet dhe ne ende nuk kemi arritur një mirëkuptim të përbashkët. Shpresoj se kjo është arsyeja e mjaftueshme që ne të fillojmë të mendojmë ndryshe. Mund të flasim për vende të pasura dhe të varfëra, por ka të bëjë më shumë me kuptimin e rëndësisë së të vepruarit së bashku. Në Europë ka shtete më të pasura se të tjerat, por edhe këto janë shumë të vogla në tryezën globale.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

A do të forcohet apo do të shembet projekti europian pas COVID-19?

Unë mendoj se ky projekt nuk do të shembet kurrë sepse është një projekt i jashtëzakonshëm dhe alternativa e vetme. Problemi nuk është vetë projekti, por përkundrazi, fakti që ai është i papërfunduar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

A jeni euroskeptik?

Jo, nuk jam, por unë e kritikoj unionin për gjendjen ku është tani.

A keni frikë se kjo krizë do të përfundojë në ndryshimin e anëtarësimit?

Marrja e anëtarësimit nuk do të jetë pjesë e diskutimit në të ardhmen e afërt. Do të duhen shumë vite për të arritur atje. Një çështje më vete është se kjo krizë lë shumë pikëpyetje, siç është fakti se shumë vende të pasura kanë reaguar më keq sesa ato më të varfrat.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02

A keni një shpjegim për këtë?

Ne ishim ndër të parët që dekretuam kufizimet në masë, ishim të vetëdijshëm për dobësitë tona dhe nuk besonim se nuk do të ndodhte edhe me ne.

Qeveria Rama ka ka vendosur masa shumë të ashpra, përfshirë ndryshimin e Kodit Penal për të ndëshkuar ata që evitonin karantinën. A nuk ishte e tepërt kjo?

Kjo nuk është e vërtetë. Ne ishim një nga vendet e pakta pa legjislacion në kohë pandemie. Kështu që kemi futur dy paragrafë të rinj në kodin tonë. Asgjë e jashtëzakonshme. Dhe tani jemi në një situatë mjaft të mirë: nuk kemi askënd që ka nevojë për intubim, janë të zënë më pak se 30% të shtretërve spitalorë dhe numri i të vdekurve është shumë i ulët.

Presidenti shqiptar vazhdoi të thotë se vendi mund të bëhet një Kore e re e Veriut.

Ne jemi një demokraci e re, adoleshente dhe kemi një mënyrë shumë të pasionuar, ndonjëherë ekstreme, bardhë e zi, mënyra urrejtjeje ose dashurie për të diskutuar. Ne jemi akoma në procesin e maturimit, sepse me shekuj nuk kemi pasur as institucione demokratike dhe as rregulla. Thënë kjo, nëse do të ishim vërtet Koreja e Veriut, ne nuk do të ishim duke folur bashkë. Ne ishim Koreja e Veriut gjatë epokës së komunizmit dhe askush nuk e dëshiron më atë. Ju keni të drejtë ky nuk është rasti im: unë po ju marr në intervistë.

Por, “Reporterët pa Kufij” ju akuzuan se po kërkoni të kontrolloni median në vendin tuaj.

Unë nuk kam një marrëdhënie të keqe me median; ata e kanë me mua: jo gjithmonë ata pëlqejnë atë që unë të them dhe atë që unë mendoj, kur ata thonë atë që duan. E kuptoj që mosmarrëveshja është për shkak të një projektligji të propozuar. Unë kam kërkuar që të kemi rregulla për median online, ashtu siç ka për ato tradicionale. Asgjë tjetër. Ne jetojmë në një kohë të vështirë në të cilën shumë njerëz, në emër të lirisë së shprehjes, bëjnë shumë dëm me akuza të pabazuara në fakte.

Çfarë do të ndodhë me këtë projektligj?

Nuk e kemi akoma. Ne kemi dërguar draftin në Komisionin e Venecias pikërisht sepse ka pasur një polemikë të madhe dhe sepse, ju e dini, kur dëgjoni për Shqipërinë në Spanjë, ju keni prirjen të mendoni për më të keqen. Por, propozimi ynë është shumë më pak i ashpër sesa ai që kanë në Francë ose Gjermani, dhe më në fund, versioni përfundimtar edhe mund të ndryshojë. Por, kjo është jeta. Të fuqishmit dhe të pasurit gjejnë gjithmonë një mënyrë. Të varfrit dhe të rinjtë duhet t’u binden rregullave, dhe madje edhe kur binden, me ta lindin probleme.

Çfarë do të thotë?

Do të thotë që ky legjislacion është shumë më pak i ashpër se ai gjerman, dhe që nëse do të kishim miratuar një ligj si të tyret, gjermanët do të na kishin futur në karantinë.

Shumë shqiptarë migrojnë. Jeni i shqetësuar?

Nuk njoh asnjë vend në Europë, me pak përjashtime, që nuk e përjeton këtë fenomen. Ndodh me Portugalinë, Italinë, Greqinë, Kroacinë, me të gjithë. Është normale. Nuk ka asgjë që mund të bëjmë, sepse të rinjtë që vijnë nga zonat më të largëta duan të kenë mundësi menjëherë. Unë nuk e shoh këtë si një tragjedi. Është një fenomen i kohës sonë. Shqipëria përmendet shpesh për mafian e saj.

A keni frikë se ata mund të përforcohen nga pandemia?

Mafia shqiptare nuk ekziston. Në Shqipëri ka grupe të organizuara kriminale, po, por nuk ka asnjë fuqi nga bota e nëndheshme që mund të veprojë, drejtpërdrejt ose jo. Ata nuk kontrollojnë asgjë. Për më tepër, këto janë periudha të vështira për ta, pasi kohët e fundit ne kemi kryer operacione të mëdha konfiskimesh. Këto banda veprojnë edhe jashtë kufijve të vendit të tyre. E vërtetë. Dhe pa burokraci. Ata janë pjesë e grupeve ndërkombëtare. Në fakt, “Unioni Evropian i Krimeve” është më i bashkuar, më i shpejtë dhe më i sofistikuar. Por, nuk e di nëse këto grupe do të jenë në gjendje të përfitojnë nga pandemia. Në Shqipëri ato janë shumë të dobëta.

Kurioziteti i fundit, ende po vizatoni?

Me njërën dorë dhe sy vizatoj, ndërsa me dorën dhe syrin tjetër kujdesem për punën e kryeministrit.

Etiketat e lidhura

edi ramaEl Periodico
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gëzim në Tajvan pas rikthimit të Jensen Huang
Para 10 minutash

Gëzim në Tajvan pas rikthimit të Jensen Huang

Rreziku i “njeriut kyç” te Nvidia: Jensen Huang dhe sfida e trashëgimisë
Para 12 minutash

Rreziku i “njeriut kyç” te Nvidia: Jensen Huang dhe sfida e trashëgimisë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 10 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 18 orësh

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

3 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 8 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

4 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 12 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.