Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89 lekë dhe shitet me 90 lekë, dollari amerikan blihet me 80.8 lekë dhe shitet me 82…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fatos Lubonja: Një thirrje mbështetësve të PS për lëvizjen e Ilir Metës

Forum
E enjte, 27 Shkurt 2020 14:27
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Fatos Lubonja –

Akuzat e Presidentit Meta për grusht shteti kushtetues nga qeveria dhe thirrjet e tij për një protestë më 2 mars në mbrojtje të Kushtetutës, kanë mbizotëruar skenën mediatike të gjysmës së dytë të shkurtit, në konkurrencë me lajmet mbi rrezikun e koronavirusit. Për t’i dhënë precedencë në këtë konkurrencë lëvizjes së vet, Ilir Meta e shoqëroi thirrjen e tij edhe me pohimin se Rilindja është më keq se çdo murtajë.

Duke ndjekur komentet e shumta për këtë ngjarje dhe këtë pohim të fundit, mund të them se kësaj here më ka rënë në sy, më shumë se kurrë, fakti se kundërshtimi ndaj atyre që janë pro Presidentit nga ana e mbështetësve të PS-së që janë kundër tij ka qenë më i kompleksuar. E them këtë, pasi nuk kam dëgjuar thuajse askënd ndër ata që janë kundër Presidentit të hedhin poshtë akuzat ligjore të tij, që provojnë se maxhoranca po bën një grusht shteti ndaj Kushtetutës, duke kapur nëpërmjet shkeljesh ligjore Gjykatën Kushtetuese. Argumentet e kundërshtarëve të Metës që mbushën me shumicë emisionet synuan të përqendrohen rreth pyetjeve të tilla si: A e bën Meta këtë lëvizje për interesin e vet, pasi maxhoranca ka kërkuar shkarkimin e tij, prandaj i duhet një Gjykatë Kushtetuese që ta kontrollojë? A duhet të veprojë në këtë mënyrë Presidenti, duke thirrur njerëzit në protestë, ndërkohë që roli i tij është ai i ruajtjes së unitetit kombëtar? A do ta lërë Meta postin pas protestave? A do të krijojë ai ndonjë parti tjetër? Çfarë lloj partie do të jetë kjo? Sovraniste, evropianiste apo postmoderniste? Pati madje edhe pyetje si ajo që vuri Fevziu për publikun në emisionin e tij të së enjtes: a do të pajtohet Rama me Metën përsëri, apo do të vazhdojë konflikti?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Po nisem nga kjo pyetja e fundit për të shtjelluar më saktë se çfarë dua të them. Andi Bejtja ngulmoi me të drejtë në atë emision, duke i thënë disa herë Fevziut se pyetja themelore që duhej shtruar për publikun ishte nëse ka apo nuk ka të drejtë Presidenti në çështjen që ka ngritur, sepse kjo është e para gjë që na intereson të gjithëve sot dhe jo a do të pajtohet përsëri Rama me Metën. Kjo, pasi nëse publiku mendon se akuzat ligjore të Presidentit qëndrojnë, atëherë problemi që ka ngritur ai bëhet automatikisht një problem i të gjithëve dhe jo një problem i Ilir Metës. Kurse të shtrosh në këtë moment problemin nëse do të pajtohet apo jo përsëri Meta me Ramën, është ta reduktosh këtë ngjarje thjesht në problem të Ilir Metës, që është krejtësisht sekondar dhe jashtë vendit në raport me problemin që duhet të shqetësojë të gjithë shqiptarët, të cilët duan të jetojnë me një minimum dinjiteti dhe ndjenje lirie. Sepse kur akte të tilla falsifikimi dhe shkeljeje të ligjit kryhen edhe ndaj institucionit të Presidentit, të gjithë duhet të ndihen më të pasigurt në këtë vend. Dhe kur them “të gjithë”, kam parasysh edhe socialistët apo mbështetësit e tyre, që pretendojnë se kanë një lloj dinjiteti. Madje, do të thosha se nëse kanë mbetur të tillë, ata duhet të jenë të parët që nuk duhet të lejojnë që partia ku bëjnë pjesë të shkelë në këtë mënyrë themelet e demokracisë, siç është edhe Kushtetuta.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Thënë kjo, mendoj se vetëm disa shkallë më poshtë emergjencës që ka krijuar akti i qeverisë kundër institucionit të Presidencës mund të merren në konsideratë argumentet e mbështetësve të PS-së, që e analizojnë atë si një çështje të Metës. Personalisht bëj pjesë ndër ata që e kanë parashikuar grushtin e shtetit që në fillimet e Reformës në Drejtësi, duke paralajmëruar se “operacioni Reforma në Drejtësi krijon kushtet e një gjendjeje të jashtëzakonshme, quaje po deshe puçi ose grushti shteti, që të evokon situatat ku lind nevoja e krijimit të organeve me fuqi të jashtëzakonshme, derisa të konsolidohet pushteti i puçistëve”. (http://perpjekja. blogspot.com/2016/01/ draft-kushtetuta-e-njegrushti-shteti.html). Kur analizoj gjithë çfarë ka ndodhur gjatë këtyre viteve të fundit, nuk mund të mos gjej përgjegjësitë edhe të Ilir Metës për këtë konsolidim të pushtetit të puçistëve me bashkëpunimet, pajtimet e pazaret e shumta që ka bërë me Edi Ramën për interesat e veta e të partisë së tij kundër atyre të shqiptarëve. Të njëjtën gjë mund të them edhe për PD-në dhe aleatët e saj. Nuk ka pikë dyshimi se s’do të kishim arritur në këtë pikë sikur ata, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, për interesa partiake e vetjake dhe kundër interesave të shqiptarëve, të mos kishin lejuar krimin e puçistëve dhe puçistët e krimit të kapnin shtetin deri në këtë shkallë. Megjithatë, problemi i së sotmes është që çdokush, e përsëris, edhe ata që sot militojnë në partinë në pushtet, edhe ata që bëjnë pjesë në frontin e atyre që duan ruajtjen e statukuosë, sepse e kanë të lidhur qerren e interesit personal me Ramën; edhe prokurorët dhe gjykatësit që sot konsiderohen se janë kapur nga PSja duhet të gjejë mënyrën për të reaguar kundër këtij grushti shteti kushtetues. Arsyetimi për këtë është shumë i thjeshtë, sepse e ka provuar historia më shumë se një herë: nëse lejoj që shkelja e ligjit të ushtrohet ndaj kundërshtarit tim, nesër ajo do të ushtrohet edhe ndaj meje.
Panorama

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë
Para 2 orësh

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 9 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 13 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 20 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 17 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.