Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 08:39 Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq…. Dje Elisa Spiropali në një status në facebook shkruan ndër të tjera se “Për mua, restoranti është vendi më i papërshtatshëm për të ngrënë.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjekmarkaj: Dhuna ndaj Fatos Lubonjës dhe “porositësi” i saj moral

Forum E martë, 7 Janar 2020 14:14
Gjekmarkaj: Dhuna ndaj Fatos Lubonjës dhe “porositësi” i saj moral
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Agron Gjekmarkaj

Makina e sakatuar për së dyti e Fatos Lubonjës, në jo shumë kohë, është një tjetër fotografi e shëmtuar e klimës që po mbështjell gjithnjë e më tepër njerëzit e fjalës, publicistikës, shkrimtarët, gazetarët dhe analistët. Agron Tufës ia kursyen gurët mbi makinë, se ai nuk mbante, madje as e ngiste, por i hodhën përsipër rrëke me kërcënime verbale e virtuale atij vetë e pjesëtarëve të familjes, mbeturinat agresive të diktaturës, aq sa një ditë vendin e tij e zuri lajmi i ikjes pa kthim. Ves i vjetër kësaj ane, ku dëbojmë shkrimtarët dhe nderojmë zuzarët.

Që në krye të herës duhet theksuar për ata që nuk e dinë se makina, hekurat, xhamat nuk besohet të provojnë dhimbje, as nuk zënë mend nga qortimet që u bëhen me qyski, varre, hu apo gurë. Objekti cenohet në estetikë dhe jo në shpirt, se shpirt nuk ka. Ky pakëz cinizëm vlen për të theksuar së dëmi i bëhet pronarit dhe mesazhi është për atë, si rrjedhojë dhuna është mbi atë. Nëse edhe një rishtar në këtë zeje do të trazohej me akte kësodore, shumë e rënde e preokupuese do ishte. Kur kjo i ndodh mbase zërit më të spikatur të kundërshtisë dhe rebelimit logjik, përvijohet si tejet tronditëse semantika e ndodhisë. Evokimi i frikës si yshtës për të heshtur është lakmues i qartë i dekadencës së shtetit dhe institucioneve të tij si garante të lirive.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Fatos Lubonja është tejet i njohur si personazh publik, për burgun e gjatë nën diktaturë, qëndrimin e tij brenda atij honi, po ku e ku më tepër për diskursin publik, gjithmonë kërshëror në këto 30 vite liri. Një ligjërim ky shpesh i mbarsur me kundërshti të skajshme e debat të rreptë kulturor, sidomos për tema të tilla si demitizimi i historisë, Skënderbeut, Nënë Terezës apo qëndrimet ndaj Kadaresë, të cilat personalisht më kanë rreshtuar kundër. Po kaq athëti te një pjesë kanë krijuar qëndrimet e tij në vitin 1997 në krye të “Forumit për demokraci” e vit pas viti ato te të tjerë, ndaj Nanos e Berishës dhe së fundmi ndaj Edi Ramës dhe klientëve të pushtetit, të thirrur prej tij “oligarkë”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por asnjëherë deri më tani nuk i kishte shkuar mendja dikujt që ta ndëshkonte. Xhamat e makinës së tij bëhen thërrime për ta multiplifikuar kumtin. Ftesa për t’u frikësuar pos atij vetë u dërgohet të gjithëve atyre që janë ku e ku më modestë në ndikim apo në trazim ujërash.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Prej kohësh, Kryeministri i këtij vendi, si uzurpatori më i madh i hapësirës mediatike e politike, nuk ka lënë rrugë a shteg pa zënë me akuzat e tij ortek ndaj mediave dhe emrave të saj të përveçëm (së fundmi, në Parlament përgojoi Mark Markun dhe Artur Zhejin). Buçitjet e tij mbi “kadrinjtë” dhe “kazanët” s’kanë lënë vesh plaku e as fëmije pa ia vënë në provë timpanin. Gjuha e urrejtjes në të tilla pleudari gjen frymëzim. Po kaq, ai miratoi edhe ligjin “antishpifje” për të kufizuar sa të jetë e mundur kritikat që e mërzisin diku nxitur autocensurën, një nismë ndërkombëtarisht e kontestuar.

Kështu, në këtë humus, shumë tipa mund të gjejnë frymëzim për të bërë “tërbiet” Lubonjën dhe të tjerët. Hipotezat fitojnë larmi nga mundësitë që realiteti ofron. Ndëshkimi ndaj Lubonjës mund t’i ketë ardhur nga politika, nga oligarkët, nga militantë pro qeveritarë e të tjerë. Tejet e vështirë ta ndash, sidomos në këtë rast, kur në shënjestër është vënë Fatos Lubonja, i cili një gjë që e mendon e thotë gjithmonë, përtej kostos apo konsekuencave. Mbase të akuzosh Edi Ramën si mendje apo urdhërues i të tilla veprimeve mund të jetë tepri, por nuk është aspak e tillë ta mbështjellësh atë fund e krye me petkun e “porositësit” (il mandante) moral, i cili nuk po di ta fshehë më irritimin ndaj asaj çete opinionbërësish, të cilët nuk i puthin duart si ndonjë në spektaklin postermetor, që nuk e konsiderojnë “Skënderbe”, nuk i rrëfehen duke e konsideruar “gjysmë prift e gjysmë hoxhë”, por që i thonë një e dy “je lakuriq”, sa me të shti mnerën në të gjithë gjatësinë e delirit e viteve në pushtet. Mesazhi ndaj Lubonjës është i paekuivok, na është drejtuar të gjithëve “bujarisht”. Mbetet për t’u parë sa do të reflektojmë dhe si pasi e morëm!/panorama

Etiketat e lidhura

Agron GjekmarkajFatos Lubonja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….
Para 14 minutash

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë
Para 22 minutash

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 13 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 21 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 18 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.