Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 08:02 Raketat Patriot për Ukrainën: Pentagoni s’ka miratuar dërgesën e 60 raketave Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, nuk e ka miratuar dërgesën e 60 raketave interceptuese për sistemet Patriot në Ukrainë, raporton Financial Times. Zelenskyy…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjekmarkaj: Nesër nuk është 30 qershor, por 2 dhjetor 1945, dita kur Hoxha instaloi diktaturën

Intervista E hënë, 27 Shtator 2021 11:09
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Publicisti Agron Gjekmarkaj, në intervistën për forumin e fundjavës të gazetës Mapo, thotë se po shkojmë drejt një të panjohure të madhe, ku kryeministri ka marrë në dorë gjithë pushtetet, dhe pas të Dielës së 30 qershorit, me gjasë edhe gjithë bashkitë e vendit. Gjekmarkaj e quan situatë të rrezikshme për vendin.

Ndërsa na ndajnë pak orë nga procesi i zgjedhjeve lokale, palët politike vijojnë të jenë të ndara, në konflikt të hapur dhe pa çeduar në asnjë nga qëndrimet e tyre. Çfarë mendoni se do të ndodhë më 30 qershor? Do ketë përplasje që mund të shkaktojnë probleme serioze, apo do jetë një proces që mund të mbyllet me disa incidente, gati të përhershme në çdo zgjedhje të përgjithshme apo lokale gjatë 29 viteve në vendin tonë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Uroj që mos të ketë përplasje, jemi shqiptarë dhe pasojat janë të rënda. Dua të them që ata që kanë mundësi për ta shmangur këtë, nuk e bënë, duhet të jetë një zgjidhje politike për këtë çështje dhe qeveria mos ta dërgonte vendin në votime moniste. Të Dielën nuk është data 30 Qershor 2019, por 2 dhjetor 1945, kur u bënë zgjedhjet që sanksionuan vendosjen e diktaturës. Pas 30 vitesh tranzicion, pluralizëm, demokraci rrëmujaxhesh, herë gazmore e herë dramatike e herë liberale, nuk dimë se në çfarë epoke futemi. Ndoshta nga 1 Korriku shkojmë drejt të panjohurës. Pushteti legjislativ, (Parlamenti) është në duart e një njeriu, po e kontrollon edhe opozitën e re, pushtetin lokal e ka të vetën, ka nisur procesin për të shkarkuar Presidentin e Republikës, vendi është pa gjykata dhe jemi në një fatkeqësi të madhe që po ndodh.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Presidenti i Republikës Ilir Meta të enjten dekretoi një datë tjetër zgjedhjesh lokale, 13 tetorin e këtij viti. Në gjykimin tuaj, kujt i shkonte përshtat kjo nismë, mazhorancës apo opozitës? Përse kryeministri Edi Rama e refuzoi edhe këtë mundësi, duke këmbëngulur vetëm në datën 30 qershor?

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02

Janë kauza të ndara nga njëra-tjetra. Që kur Meta nxori dekretin për të shfuqizuar 30 Qershorin, e kam parë si mundësi të mirë për të reflektuar palët. Si një mundësi ku palët të gjejnë hapësirë për takime dhe për të mirën e përbashkët të vendit. Dekreti që nxori Meta të enjten është përmbyllje e dekretit që shfuqizoi datën 30 Qershor, pasi në pikëpamjen juridike, duhej një datë e re. Kuptohet që pjesa e opozitës është brenda logjikës politike të muajve të fundit, veprimeve që ka kryer dhe retorikës së përdorur. Tashmë që është e qartë që do bëhen zgjedhjet e 30 Qershorit, nuk do kishte kuptim që Lulzim Basha të pranojë të shkojë më Ramën kryeministër më 13 tetor, kur dihet mirë që ato zgjedhje nuk do bëhen, ndaj qëndron brenda retorikës së vet politike që ka përdorur. I shoh si tri aksione të ndara nga njëra-tjetra. E para është mazhoranca, aksioni i presidentit i cili është përfshirë në këtë debat dhe do të ruajë profilin e vet në raport me ndërkombëtarët, dhe për t’u distancuar nga qëndrimi i opozitës. Kryeministri e quan atë tashmë si një i opozitës. Jemi në një lëmsh, në një krizë totale e cila shpresojmë, ndezim shpresën, që mund të shërbejë të rithemelohet diçka e re pas 30 Qershorit.

Si do jetë Shqipëria më 1 korrik, a mund të themi se praktikisht ishin zgjedhje “monopartiake” dhe sa rrezik është kjo për demokracinë në vend. Partia Socialiste me gjasë do marrë 61 bashki dhe opozita nuk njeh zgjedhjet. A ka rrezik që vendi të vijojë të jetë në këtë pasiguri politike dhe konflikt me nuanca civile edhe në vijim?

Nga njëra anë, kemi një qeveri të tejngopur me pushtet, ose një individ që ka realizuar hartën e vet që është Edi Rama. Kemi popullin opozitar dhe atë të ndërmjetmin që sheh si shkojnë ngjarjet. Mendoj se do krijohet një hendek i madh. Nga njëra anë, pushteti i qeverisë së Edi Ramës nga ana tjetër, e një popullsie që e sheh me frikë dhe pakënaqësi. Kjo rrezikon paqen sociale dhe nuk kemi perspektiva për të patur demokraci, është thjesht një iluzion. Kemi fillimin e një regjimi.

Faktori ndërkombëtar deri tani ka mbajtur një qëndrim jo në nivel të lartë, por deklarata në distancë. Dje dalja e Palmer dhe Engel në SHBA. Palmer ishte që 30 Qershori dhe Gjykata Kushtetuese të shohin ligjshmërinë e saj, ndërsa Engel ishte i përmbajtur për një qetësi mes palëve. Por dhe faktori BE i përqendruar te CDU/CSU te Gjermania, politikanë të nivelit të lartë që duket se kanë një qëndrim ndryshe nga SHBA-ja, pati personazhe të CDU/CSU që kanë folur për shtyrje zgjedhjesh edhe për gati indirekt mosnjohje të zgjedhjeve me 1 parti. Faktori ndërkombëtar në këtë me sa duket ka një lloj dyzimi?

Kështu e shoh pak a shumë. Ambasada e SHBA në dukje ka mbajtur qëndrim të ashpër ndaj opozitës për mandatet dhe zgjedhjet lokale. Gjermania nëpërmjet deklaratave krijoi për disa kohë një rreze shprese që do kishim ndërhyrje gjermane por ajo nuk erdhi. Varet si është ndërtuar raporti gjermano-amerikan në kuptimin gjeopolitik. Ka patur reagime të tjera. Këshilli i Europës tërhoqi vëzhguesit për zgjedhjet (votimet) lokale të 30 Qershorit. Në Itali kanë reaguar partitë historike, që flasin për votime dhe jo për zgjedhje dhe kjo është domethënëse. Besoj se pas datës 30 Qershor do gjendet një gjuhë e përbashkët. Me logjikë i bie të jetë i kryeministrit të lëshojë dhe ofrojë, sepse tashmë pozita ka humbur gjithçka. Ka dorëzuar pushtetin lokal dhe nuk qetësohet më vendi duke bërë presion mbi opozitën. Nëse nuk ka presion mbi qeverinë, vendi nuk do të jetë i qetë. Në këtë kontekst e shoh se pavarësisht se kush ngarkohet në pushtet, e shoh kryeministrin në vështirësi, pasi të kalojë një ditë të vështirë si data 30 që me gjasa nuk do jetë e qetë ashtu edhe në vijim. Në këtë kontekst, detyrimisht më datë 1 Korrik duhet të kemi zhvillime dhe mendoj se do kemi presion dhe tërheqje nga ana e qeverisë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Raketat Patriot për Ukrainën: Pentagoni s’ka miratuar dërgesën e 60 raketave
Para 1 ore

Raketat Patriot për Ukrainën: Pentagoni s’ka miratuar dërgesën e 60 raketave

NATO paralajmëron Rusinë: Jemi gati të mbrohemi
Para 1 ore

NATO paralajmëron Rusinë: Jemi gati të mbrohemi

Gëzim në Tajvan pas rikthimit të Jensen Huang
Para 1 ore

Gëzim në Tajvan pas rikthimit të Jensen Huang

Rreziku i “njeriut kyç” te Nvidia: Jensen Huang dhe sfida e trashëgimisë
Para 1 ore

Rreziku i “njeriut kyç” te Nvidia: Jensen Huang dhe sfida e trashëgimisë

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 12 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 13 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 10 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

4 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 10 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.