Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:51 Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë Atmosferë e tensionuar në kampin e Francës në prag të përballjes me Italinë në San Siro, e vlefshme për UEFA Nations League. Marrëdhënia mes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ilir Beqaj tregon pse nuk bëhen teste falas në kufi: Nuk paguajmë lekë për emigrantët që taksat ia japin Greqisë

Politikë E martë, 18 Gusht 2020 15:02
Ilir Beqaj tregon pse nuk bëhen teste falas në kufi: Nuk paguajmë lekë për emigrantët që taksat ia japin Greqisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj thotë se shteti shqiptar nuk mund të bëjë testime falas për emigrantët shqiptarë që udhëtojnë drejt Greqisë. Sipas tij, emigrantët i paguajnë taksat në Greqi dhe qeverinë jonë nuk mund të përballojë shpenzime të tilla.

Beqaj thotë se “shqiptarët e grekët jetojnë e punojnë në Greqi. Janë të punësuar, vetëpunësuar apo sipërmarrës në Greqi. Paguajnë taksa në Greqi dhe janë të mbrojtur nga sistemi grek i kujdesit shëndetësor”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Më tej, Beqaj analizon se nëse Shqipëria do u bënte teste falas shqiptarëve në kufi, kjo do të ndihmonte në mospërhapjen e koronavirusit në Greqi!

“T’i kërkosh qeverisë shqiptare të sigurojë falas tetstimin molekular të personave rezidentë në Greqi do të thotë t’i kërkosh qeverisë shqiptare të shpenzojë para publike (në këto kohë të vështira për financat e vendit, qoftë publike e qoftë familjare) në funksion të mospërhapjes së Covid 19 në vendin fqinj”,- shkruan ish-ministri.

Në këtë mënyrë, mijëra emigrantët që qëndruan 5-6 ditë në kufi, tashmë e kanë më të qartë arsyen se përse shteti shqiptarë nuk bëri asgjë për t’i ndihmuar.

Analiza e plotë e Ilir Beqajt:

Ilir Beqaj: 

FALAS! GRATIS! Përsëri FALAS! Sa shumë janë cituar këto fjalë në fundjavën e kaluar. SB, IM, LB, TSH, PV, LR, EP, etj, etj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Të gjithë kanë kërkuar që qeveria shqiptare të marrë përsipër testimin molekular të COVID-19 falas për këdo që don të udhëtojë prej Shqipërie në vende të tjera.

E gjithë kjo nisur nga situata e krijuar fundjavën e kaluar në kufirin shqiptaro – grek. Në tri ditët e “katastrofës humanitare” nga Shqipëqria drej Greqisë kanë udhëtuar (nëpërmjet Kakavies dhe Kapshticës) 18751 vetë. Shtetas shqiptarë me qëndrim të përhershëm në Greqi, shtetas grekë (me kombësi greke apo shqiptare) dhe një grusht njerëzish me shtetësi të tjera. Përveç 65 të tjerëve, shqiptarët e grekët jetojën e punojnë në Greqi. Janë të punësuar, vetpunësuar apo sipërmarrës në Greqi. Paguajnë taksa në Greqi dhe janë të mbrojtur nga sistemi grek i kujdesit shëndetësor.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 18 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Prej datës 6 gusht 2020 autoritetet e vendit ku jetojnë e punojnë shpallën regjimin e udhëtimit drejt Greqisë prej datës 17 gusht 2020 e në vijim. Midis të tjerash u kërkua edhe përgjigja e testimit (negativ) molekular të Covid 19. Ndërkohë që prej datës 23 korrik, Ministria e Shëndetësisë e RSH kishte lejuar testimin për qëllime administrative edhe në laboratorë jopublikë. Pra, që prej datës 7 gusht  cilido që ndodhej në Shqipëri dhe do të kthehej në Greqi kishte kohën e nevojshme për t’u përgatitur në përputhje me kërkesat e vendit ku jeton.

Kërkesa e testimit molekular në hyrje të Greqisë, mesa duket, është pjesë e strategjisë së qeverisë së greke për të mbajtur nën kontroll përhapjen e epidemisë së Covid 19 (mesa duket nisur nga prirja e ditëve të fundit).

T’i kërkosh qeverisë shqiptare të sigurojë falas tetstimin molekular të personave rezidentë në Greqi do të thotë t’i kërkosh qeverisë shqiptare të shpenzojë para publike (në këto kohë të vështira për financat e vendit, qoftë publike e qoftë familjare) në funksion të mospërhapjes së Covid 19 në vendin fqinjë.

Një testim molekular në sistemin jopublik kushton 90 euro (marrja e tamponit bëhet në laborator dhe jo nga skuadra që ia marrin të shtëpi të dyshuarit si në rastin e testimit nga sistemi publik). Deri më sot në Shqipëri janë bërë në sistemin publik rreth 46,500 testime. Me çmimet e laboratorëve jopublikë janë shpenzuar rreth 4,2 mln euro.

Dashnorët e Gratis-it kërkojnë që të shpenzojmë edhe 1,7 milionë euro të tjera në funksion të strategjisë së qeverisë greke për kontrollin e Covid 19 në vendin e vet.

Sidoqoftë mikrokriza e fundjavës së kaluar nuk kaloi pa kosto. Në radhë të parë për të gjithë ata që pritën në radhë. Më e rënda dhe e dhimbshmja ishte fataliteti i djalit 10 vjeçar nga Lezha. Më tej për sistemin e emergjencave civile, bashkitë Gjirokastër e Dropull, bizneset që u solidarizuan me njerëzit dhe ndihmuan në përballimin e krizës. Pa dallim nga gjuha amtare apo dokumenti i identifikimit i atyre hallexhinjve.

Gjithë sa më sipër nuk kërkon të spostojë vëmendjen nga përgjegjësitë e qeverisë shqiptare në daljen për zot të çdo lloj krize apo mikrokrize sado të përkohshme që mund të krijohet në çdo cep të territorit të RSH-së.

Autoritet shtetërore përgjegjëse duhet të përmirësojnë qasjen ndaj emergjencave pas çdo eksperience. Duke nisur nga një sistem “sensorësh” që ndjen vatra potenciale krizash përpara se të plasin botërsisht dhe duke vijuar me një mekanizëm kombëtar përgjogje pathuajse automatike. Krizat nuk i parandalojmë dot, por krizat për nga hallet e andrallat i ngjajnë njëra – tjetrës.

Çdo fillim viti, sistemi ynë i emergjecave civile duhet të lidhë kontrata të tipit “marrveshje kuadër” për :

  • Fluturime mjekësore ndërkombëtare
  • Fluturime antizjarr
  • Ujë të pijshëm
  • Shërbim WC mobile
  • Racione ushqimore
  • Shërbime dezinfektimi
  • … etj, etj

me kohë përgjigje jo më shumë se 6 orë.

Edhe diçka në mbyllje për dashnorët e Gratis-it. Një testim molekular në sistemin jopublik kushton 90 euro. Nëse do të ishim në vitin 2013 do të kushtonte 99 euro. Sepse SB, IM, LB, TSH, PV, LR, EP, etj, etj në kohën që kanë qeverisur së bashku (2009 – 2013) kanë nismëtare, mbështetës dhe miratues të vendosjes me ligj që sëmundja në Shqipëri do të taksohet me 10 %. Ne e premtuam në fushatën zgjedhore të 2013 që do e heqim dhe e bëmë realitet në 1 janar 2014.

Etiketat e lidhura

emigrantefalasGreqiIlir Beqajkufitaksateste
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Tani

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë dinarësh ndaj “Beogradske elektrane”
Tani

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë din...

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 16 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 24 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.