
Ka nisur keq viti me avionët. Avionë të rrëzuar, avionë në flakë, ca të tjerë me difekte. Ndërsa sonte në avionin e linjës “Delta airlines” panik i madh. Ai udhëtonte për në Karolinën e Jugut. Siç raporton “NY Times”, tymi brenda avionit ka detyruar pilotin të shpallë emergjencën dhe të bëjë ulje të detyruar në Atlanta.
Pasagjerët janë evakuuar ndërsa administrata federale e fluturimeve ka njoftuar se do të nisë hetimet mbi këtë ngjarje.