Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 01:12 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus te Ylli Rakipi, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Rama dhe qeveria
  • Studentët protestues
  • Përplasja te Katedralja
  • Ujëhedhëse dhe PD
  • Gjykata e Apelit
  • Mediat ndërkombëtare
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Rama dhe qeveria
  • Studentët protestues
  • Përplasja te Katedralja
  • Ujëhedhëse dhe PD
  • Gjykata e Apelit
  • Mediat ndërkombëtare
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kancelarja gjermane Merkel pritet të angazhohet më shumë në Ballkan

Intervista E hënë, 13 Shtator 2021 20:35
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga radio gjermane DW:

Në një intervistë për DW, Peter Beyer, raportues i grupit parlamentar CDU/CSU për Kosovën dhe Serbinë në Komisionin e Jashtëm të Bundestag-ut, thotë se nuk do të ketë anëtarësim të Serbisë në BE pa njohje të Kosovës.   

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Deutsche Welle: Ju ishit në Beograd para pak kohësh dhe thatë në nlë intervistë për agjensinë serbe të lajmeve, Tanjug se Serbia nuk mund të hyjë në BE pa njohur Kosovën. E thatë vërtetë kështu, apo ju cituan gabim?

Kjo nuk është ndonjë gjë e re. Unë thashë se nuk mund të ketë anëtarësim në BE pa njohje të Kosovës.  Për realizimin e kësaj ka disa modele, e di që nuk është e lehtë. Ka qenë një parakusht që u vu para se të nisnin bisedimet. Çdokush e kishte të qartë që në fillim. Prandaj më habit  vala e madhe e reagimeve që erdhi pasi e thashë këtë.

Besoni se kjo do të ndodhë me të vërtetë?

Kjo nuk është çështje besimi, por është çështje se si mund të arrihen përparime thelbësore në procesin e dialogut me Serbisë dhe Kosovës dhe se si mund të përparohet në procesin e negaociatave të anëtarëisimit në BE.  Jo më kot në negociata është futur edhe kapitulli 35. Në se duan seriozisht të hyjnë në BE,  të dyja palët duhet të hyjnë në bisedime. Nuk është e lehtë, por kur ke një qëllim përpara, nganjëherë duhet dalë jashtë kuadrit  zakonshëm.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, tha të hënën në Berlin se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën si shtet.

E kuptoj se përse zonja kryeministre Brnabiq e thotë këtë. Është ende herët të flitet për format konkrete se si do të bëhet njohja. E di që kjo do të kërkojë edhe ndryshimin e kushtetutës nga ana e Serbisë. Prandaj edhe bëjmë mirë që ta kujtojmë herë pas here, se cilat janë kushtet e anëtarësimit në BE. Kjo ishte edhe arsyeja se përse unë e thashë në intervistën time me Tanjug-un, se përse  dialgou midis Serbisë dhe Kosovës, përfshirë edhe njohja e Kosovës, është pjesë integrale shumë e rëndësishme e hapave që duhen bërë në rrugën drejt BE-së.

Në median serbe dialogu është shpallur që tani i vdekur. A do ta shihnit edhe ju kështu?

Jo, natyrisht. E shoh që nuk po bëhen përparimet thelbësore në këtë pikë. Kjo më shqetëson,  por nuk mund të them se dialogu ka vdekur. Por unë apeloj te të gjithë përgjegjësit, dhe këtu hyjnë jo vetëm pala serbe dhe pala kosovare, por edhe zonja Mogherini, që të mbledhin forcat e ta shohin me kujdes edhe njëherë rrugëtimin që kanë për të bërë bërë dhe ta vazhdojnë atë. Pra, nuk është kurrsesi i vdekur, ndoshta ka nevojë sërish për një impuls të ri, ky impuls ndoshta mund të vijë nga Gjermania. Këtë unë nuk e di, por detyra ime ishte t’ua kujtoja.

Serbia është shqetësuar që pikërisht në këtë moment kur edhe dialogu ka ngecur nisi procesi i krijimit të Ushtrisë së Kosovës

Unë e kuptoj shqetësimin e Serbisë, por askush nuk ka përse ta ndiejë veten të kërcënuar nga Ushtria e Kosovës. Apeli im për të dyja palët: Ruajeni qetësinë dhe përqendrohuni te temat. Është në interes të përbashkët dhe në interes të BE-së dhe të Gjermanisë që këto vende të shkojnë mirë me njëri-tjetrin, në fund që të dy do të jenë anëtarë të plotë të BE-së.

Ushtria e Kosovës kërkon 300 milionë euro investim. A janë këto para të investuara mirë, kur Kosva mund të ndihmohet fare mirë edhe nga partnerët e shumtë ndërkombëtarë që ka?

Ne këtë po e diskutojmë aktualisht edhe në Europë, që të krijojmë një ushtri evropiane. Kancelarja gjermane dhe ministri i jashtëm Heiko Maas e kanë theksuar në ditët e fundit se na duhet një ushtri. Por në fund të ditës çdo vendi do t’i duhet vetë të kujdeset për sigurinë e vet, por tekefundit është edhe çështje e krenarisë kombëtare që të jesh në gjendje ta mbrosh vetë sigurinë e vendit tënd. Prandaj unë mendoj se ky është një zhvillim i mirë, por që duhet të ecë ngadalë dhe shpresoj që ushtria të mos jetë e detyruar të angazhohet për mbrojtjen e territorit.

Një propozim për zgjidhjen e çështjes se konfliktit e që vjen nga të dyja palët është ndryshimi i kufijve. Këtë e mbështet Amerika kurse Gjermania është rreptësisht kundër. Përse?

Sepse ne mendojmë se këmbimi i territoreve, sado i strukturar që të bëhet, mund të prishë stabilitetin e rajonit. Po përmend Republika Srpskan, Bosnjë-Hercegovinën, por ka edhe vende të tjera. Ky është një shqetësim që ndajnë edhe partnerët amerikanë.  Pra, nuk është se ata janë tërësisht pro këtij propozimi. Pra, kur thuhet  se këtë propozim e mbështesin  edhe amerikanët, duhet parë se sa aktivë janë. Edhe në takimet që pata në rajon, përveç presidentit Thaçi, nuk gjeta askënd që ishte pro këmbimit të territoreve. Veç kësaj mendoj se në shekullin 21 i kemi lënë ndarjet e territoreve  në bazë të përkatësisë etnike. Por edhe nëse ky propozim do të ndodhte me të vërtetë:  Janë vetëm 35 mijë serbët në veri të Kosovës që do të ishin të prekur nga ky kompromis. Por çfarë do të ndodhë me serbët që janë në pjesë të tjera të Kosovës? Ata janë më të shumtë në numër. Pra, ky propozim nuk është kurrsesi zgjidhje.

Në median serbe thuhet se Gjermania në fakt, për shkaqe  të politikës së brendshme nuk është e interesuar në anëtarësimin  e Serbisë në BE. Sa e vërtetë mund të jetë kjo?

Janë thashetheme. Në biznesin politik, sidomos në Ballkan, ka shumë shpesh thashetheme. Si për shembull, për çështjen e liberalizimit të vizave. Kur isha në Kosovë, takova politikanë që thoshin se na  është premtuar liberalizimi i vizave brenda vitit. Nuk e di se kush mund t’ua këtë thënë.

Pra ju nuk mendoni se do të ketë liberalizim vizash brenda këtij viti, megjithëse Komisioni dhe Parlamenti Europian kanë dhënë dritën e gjelbër?

Ne jemi në një proces. Është e vërtetë që Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian janë shprehur për liberalizimin e regjimit të vizave.Tani Tani e kanë radhën 27 vendet anëtare që ta komentojnë këtë dhe të pozicionohen. Në fund do të jetë Këshilli i ministrave të BE-së, që do të vendosë. Por për këtë duhen dërguar në Bruksel të gjitha qëndrimet e 27 vendeve. Gjermania nuk ka dalë ende me një pozicion. Për këtë duhet të bien dakord ministria e brendshme me atë të jashtme. Se kur do të bëhet publik ky qëndrim, kjo nuk dihet. Por nuk besoj se do të ketë një vendim brenda këtij viti, mendoj se kjo do të ndodhë vitin e ardhshëm.

Pas zgjedhjeve të Europës?

Ç’është e vërteta duhet të jemi realistë. Unë për vete jam me gjithë zemër për liberalizimin e vizave. Por këtë nuk e vendos unë, por përfaqësuesit e 27 vendeve anëtare të BE-së. Prandaj është e vështirë të jepet një datë. Kjo më duket edhe e rrezikshme. Por unë për vete nuk pres vendim para zgjedhjeve për Parlamentin Europian.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, gëzon një reputacion të lartë në Ballkan. A ka shanse që tani që ajo do të tërhiqet nga kryesia e Partisë të angazhohet me shumë aty?

Kancelarja, për sa kam pasur ta shoqëroj gjatë këtyre viteve, është shumë e intersuar  në përparimin dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.  Ajo është shumë e informuar, edhe pse nuk shprehet gjithnjë në publik.. Dëshira ime është që ajo ta dhe ta përfaqësojë edhe më me forcë pozicionin gjerman dhe që të ndërhyjë pak më shumë në mënyrë konstruktive. Ajo e ka bërë këtë edhe më parë në të kaluarën, megjithëse ndoshta më pak në vitin e kaluar dhe këtë vit, sepse  vështirmi i i saj ishte  më i fokusuar në politikat e brendshme. Por guxoj të parashikoj se në të ardhmen e afërt do ta përjetojmë ndoshta të  përzihet më shumë.

Ç’duhet të bëjnë krerët e Ballkanit për ta bërë me të mundshëm angazhimin e kancelares në Ballkan?

Apeli im është të bëjnë gjithçka në interes të vetin. Prandaj ne na duhet një agjendë pozitive dhe përparime, dhe jo diçka që politika që ashpërsojnë fronte.

A do të ndryshojë politika ndaj Ballkanit kur të përfundojë era e Merkelit?

Era e Merkelit nuk ka përfunduar akoma. Ne shohim se çfarë do të ndodhë pas saj. Do të kemi dikë tjetër në kryq-e të partisë, prandaj kancelarja në fillim do të bëjë punën e saj si më tej, ndoshta do të ketë më shumë kohë që të merret me Ballkanin Perëndimor, kjo si mesazh pozitiv. Ne në Bundestag, në CDU/CSU kemi një grup joformal për Ballkanin Perëndimi, që e ka krijuar Andreas Schockenhoff, i cili para ca vitesh vdiq shumë më parakohe.  Këtu mblidhen të gjithë ata që janë raportues për Ballkanin Perëndimor në të gjitha Komisionet Parlamentare. Ne takohemi, angazhohemi, sepse besojmë në të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Dhe këtu luan një rol shumë të fortë edhe Grupi Parlamentar CDU/CSU, çfarë është diçka e rrallë, sepse grupet e tjera parlamentare nuk e bëjnë në mënyrë kaq të strukturar ndër vite, siç e bëjmë ne.  Ne ndërhyjmë në mënyrë kritike dhe në interes të mirëkuptuar të njerzve që jetojnë në Ballkanin Perëndimor dhe këtë do ta bëjmë edhe në vijim e ndoshta më me forcë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 7 orësh

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 7 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 7 orësh

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
LAJME Para 10 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Më të lexuarat

1 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 7 orësh

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

2 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 11 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

3 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 7 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 14 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
19 Tetor 2026, 06:50

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

6 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 11 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

7 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 10 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

8 Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh
Para 16 orësh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.