
KAS ka vendosur rinumërimin e të gjitha kutive në qarkun e Fierit.
Vendimi u mor, pas kërkesës së dy anëtarëve të Partisë Demokratike në KAS.
Pas këtij vendimi, do të rinumërohen votat e partive politike dhe të kandidatëve në qarkun e Fierit. Në zgjedhjet e 11 majit, Fieri kishte 587 qendra votimi.
Më herët, Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka vendosur për rinumërimin e votave për partitë politike dhe kandidatët edhe në qarkun e Tiranës.