KAS: Do të rinumërohen të gjitha kutitë e qarkut të Fierit

KAS ka vendosur rinumërimin e të gjitha kutive në qarkun e Fierit.

Vendimi u mor, pas kërkesës së dy anëtarëve të Partisë Demokratike në KAS.

Pas këtij vendimi, do të rinumërohen votat e partive politike dhe të kandidatëve në qarkun e Fierit. Në zgjedhjet e 11 majit, Fieri kishte 587 qendra votimi.

Më herët, Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka vendosur për rinumërimin e votave për partitë politike dhe kandidatët edhe në qarkun e Tiranës.

SHKARKO APP