Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kastriot Islami: Rama pas dështimeve spektakolare kërkon mandatin e III nga frika e ndëshkimit

Forum E mërkurë, 14 Tetor 2020 15:59
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Placeholder Image

Nga Prof.Dr. Kastriot Islami –

  1. Qeveria dështoi në menaxhimin e krizës sanitare edhe në fillim edhe tani në vijim…Infektimet gjatë verës për shkak të papërgjegjshmërisë së qeverisë u rritën në vend që të uleshin…. Vjeshta ka cuar në rritje me disa herë të të infektuarëve dhe të vdekjeve…Vendi është më i izoluari edhe në rajon edhe në Europë për shkak të shifrave të larta të rasteve aktive dhe për rrjedhojë shqiptarët nuk mund të lëvizin më lirisht drejt vendeve kryesore te Europës…Dimri pritet të jetë i vështire si përsa i përket menaxhimit të të shtruarëve nëpër spitale ashtu edhe numrit të vdekjeve të cilat parashikohen nga institute te famshme europiane të arrijnë vlera të larta e të frikshme… le të shpresojmë që shqiptarët do të ndërgjegjsohen për tu ruajtur nga kjo sëmundje se qeveria do të vazhdojë me mashtrime e gënjeshtra…Masa e fundit e Ramës me këshilla nga ata “ekspertë” me të cilët ka dalë lakuriq, janë aprofesionale e qesharake dhe për rrjedhojë të dështuara që në konceptim…
  1. Shqipëria gjatë 8 vjetëve të fundit rezulton vendi më i varfer në Europë dhe më i keqqeverisuri… gjë që e tregon qartë fakti se para, gjatë dhe pas pandemisë, qytetarët shqiptarë ishin azilkerkuesit kryesor në vëndet e BE duke ja kaluar edhe vendeve në luftë si Siria e Palestina apo vëndeve pas lufte të tilla si Afganistani apo Iraku…apo vëndeve më të varfëra të Afrikes si Nigeria…
  1. Gjëndja ka qëne katastrofike, për shkak vetëm të keqqevesisjes para dy ngjarjeve dramatike, tërmeteve të vjeshtës 2019 dhe pandemisë COVID-19 që nisi në shkurt 2020 e vazhdon aktualisht…Thënë ndryshe, kriza erdhi nga “tepsia” dhe jo nga “termetet apo pandemia” sepse gropa e thellë ku gjëndet ekonomia shqiptare s’u hap as nga tërmetet dhe as nga pandemia COVID-19… Atë e kishte hapur shumë të thellë babëzia e Ramës për të vjedhur të gjithë tepsinë i vetëm…Tërmetet dhe pandemia e thelluan edhe më shumë, për më tepër që Rama i keqmenaxhoi me mashtrime e gënjeshtra edhe këto dy momente… Madje Rama vazhdoi të vidhte edhe 1,3 miliard eurot e deklaruara nga vëndet e BE për pasojat e tërmeteve… Rama vazhdoi të vidhte edhe nga paratë për mjetet mbrojtëse dhe medikamentet e deri edhe për maskat gjatë pandemisë COVID-19…. Gropa është hapur dhe thelluar vetëm nga babëzia e Rames, nga paaftësia dhe papërgjegjshmëia e tij ekzemplare…
  1. Vëndi ka një borxh të frikshëm që mendohet të arrijë vetëm nga babëzia e keqqeverisja deri në 115 përqind të PBB në fillim të vitit 20121… Borxh që lidhet me vjedhjet e pasurisë kombëtare dhe të buxhetit publik… ; me dhënien klienteliste të PPP… ; me keqmenaxhimin e buxhetit, kultivimin e marijuanës dhe trafiqet e drogave, me pastrimin e parave… Të gjithë këto të deklaruara në raportet ndërkombëtare nga SHBA, BE dhe organizmat e specializuar… Ky është një borxh që është dyfishuar gjatë tetë viteve të fundit të qeverisura nga Rama… Gjatë kësaj kohe, kjo qeveri ka marrë pothuajse 1 miliard euro borxh cdo vit…pra gjithsej 7,2 miliard euro në 7 vjet qeverisje ndërkohë që PBB është rritur me vetem 1,2 miliard euro… Kjo do të thotë ndryshe se rreth 6 miliard euro janë zhdukur pra kanë shkuar në xhepat e hajdutëve të qeverisë, oligarkëve dhe klientelës së saj… Ndërkohë që mbi 40 përqind e familjeve llogariten nën pragun e varfërisë pra për të jetuar me më pak 5 mije lekë të vjetra në ditë…
  1. Edhe pandemia është keqmenaxhuar nga qeveria Rama… Thënë ndryshe, pra gjëndja është rënduar ekonomikisht, financiarisht dhe nga pikëpamja sociale jo nga COVID por mbi të gjitha nga keqeverisja para e gjatë pandemisë…Dy krizat, sanitare e sociale janë bashkuar në një e ndikojnë negativisht te njëra tjetra për shkak të paaftësisë, babëzisë dhe papërgjegjshmërise së qeverisë Rama….Masat drastike të qeverisë Rama ne mars-prilll 2020 e futën ekonominë edhe më thellë në gropë…Mashtrimet me ndihmën për bizneset shkaktuan falimentimin e shumë bizneseve… Po ashtu mashtrimet e qeverisë gjatë pandemisë kanë cuar në varfëri ekstreme shumë familje që sapo kishin filluar të dilnin nga gropa e varfërisë….Mashtrimet dhe taksat idioteske të qeverisë shkatërruan përfundimisht shtresën e mesme….Qeveria vazhdon të keqmenaxhojë krizën sanitare duke gënjyer e mashtruar duke kryer numrin më të ulët të testimeve për frymë në Europë e rajon… Shqipëria ka kryer deritani vetëm 3,2 testime për 100 banorë ose thënë ndryshe në Shqipëri janë testuar vetëm 3,2 % e popullsisë… Kurse në SHBA e vendet e BE kjo shifër ka arritur në vlerat mbi 50 % dhe në rajon rreth 10-12 %…
  1. Rritja ekonomike e Shqipërisë llogaritet të arrijë -10 %…në 2021 dhe kjo është e tmerrshme kur borxhi mund të arrijë 115 % të PBB…Ose ndryshe, cdo familje shqiptare do të ketë rreth 22 mijë euro borxh ndërkohë që në 2013 kishte vetëm rreth 12 mije euro borxh, pra për vetëm 7 vjet të qeverisjes Rama borxhi familajr u rrit me 9,6 mije euro… Dhe kjo ardhur nga babëzia, injoranca dhe papërgjegjshmëria e qeverisë Rama….
  1. Borxhin Rama mendon tja shesë ndonjë kompanie private që ndryshe do të thote së Shqipëria të humbasë sovranitetin, pra të shitet…Prandaj Rama e kërkon me ngulm mandatin e tretë…Thënë më shkoqur, Rama pasi i varfëroi, nënshtroi dhe i detyroi shqiptarët të emigrojne iu kërkon mandatin e tretë që të shesë vendin….me shpresën se kështu do të mund të shpëtojë nga ndëshkimi….
  1. Rreth 38 milion qytetaret te planetit jane infektuar nga SARS-COV- 2…. Kjo shifer eshte rreth rreth 5 perqind e popullsise se planetit qe ka arritur 8 miliard…Rreth 60 mije qytetare infektohen cdo dite…sa nje qytet mesatar shqiptar….Kane vdekur deri tani mbi 1 milion qytetare te planetit…pra 2,6 perqind e te infektuareve… Jane shëruar rreth 30 milion vetë…. pra 30 herë më shumë se ckanë vdekur…Janë ende në trajtim rreth 10 milion qytetarë. Jane kryer mbi 500 milion testime dhe Shqipëria me rreth 90 teste është e fundit në Europë dhe nga vëndet demokratike perëndimore…duke testuar vetë, rreth 3 vetë në 100… Vaksina ende nuk është gjetur dhe kjo ka ngjallur frikë në të gjithe planetin…Po ashtu ende nuk ka një medikament që mund të të shpetojë me siguri nga vdekja….Situata për rrjedhojë është ende e frikshme…dhe e tejet e pasigurtë….Mendohet se kriza sanitare do të mbyllet e para; do te vazhdojë disa vite kriza ekonomike e sociale….Mbetet të menaxhohet me tej ojesa më e vështirë e kësaj krize, ajo pjesë që lidhet me kalimin drejt rendit të ri global… që për momentin është ende në fillesat e saj…duhet pritur ndoshta për të shikuar më qartë se cfarë do të mund të ndodhë…dhe sa do të zgjasë e deri kur….Por kjo nuk do të thotë aspak që kriza sanitare është konspirative dhe e sajuar…
  1. Sipas Bankës Botërore, Prodhimi Global Bruto në nivel planetar mendohet të ulet me 5,2 % që konsiderohet ulja më e madhe pas Luftës së II Boterore… Kurse të ardhurat mesatare për cdo qytetar app familje të globit mendohet të ulen me 3,6 %… që është një shifër e konsiderueshme….Kurse në Shqipëri, numri i infektimeve ka arritur mbi 15 mijë, ndërkohë që shifra e vdekjeve ka arritur rreth 450…Spitalet janë gati të përmbytuara me rreth 300 të shtruar nga COVID-19, nga të cilët 20 në terapi intensive dhe rreth 10 të intubuar…Ndërkohë që mjekët janë pa mjetet e nevojshme mbrojtëse dhe për të shtruarit medikamentet janë ende të pamjaftueshme dhe jo bashkohore për të trajtuar COVID-19… Përballimi i sëmundjes në shtepite e tyre arrin disa mijra euro dhe prakitikisht është i pamundur…sepse eshte shume i shtrenjtë per buxhetin e familjeve shqiptare…

Syri.net

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Para 7 orësh
Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 15 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57

14 tetor 2020

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

 

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 3 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 3 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 3 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 3 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 3 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 6 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 3 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 5 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.