Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:35 Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet Të paktën 300 shkolla në Itali u evakuuan pas një alarmi për bombë të dërguar me email, njoftoi ministri i arsimit Giuseppe Valditara, i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kronika e vitit/ 67 të vrarë, monstra i Fierit dhe heroi që shpëtoi 25 jetë

Politikë E mërkurë, 29 Dhjetor 2021 21:50
Kronika e vitit/ 67 të vrarë, monstra i Fierit dhe heroi që shpëtoi 25 jetë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Redjon Shtylla

Shqipëria e 2021 do të mbyllet si një vit që i përgjan Kabulit, ku në Afganistan talebanët kanë rrëmbyer shtetin, në Shqipërinë tonë bandat eleminojnë kundërsharët dhe kapja e tyre është zero. Saga e ekzekutimeve mafioze tronditi vendin, ku muaji qershor është edhe më i përgjakuri në vend, me 13 viktima.

Viti pati edhe krime oridinere, por edhe masakra të frikshme si ajo e krimit makabër të vrasjes së 8-vjeçarit që revoltoi një Shqipëri në kërkesën për rikthimit të dënimit me vdekje, apo masakra në Velipojë me 4 viktima për vendet e shezlongëve, tregoi sesa shoqëri e dobët jemi dhe nuk kuptohemi. Rendi dhe siguria u trondit si kurrë më parë, me 67 viktima, ku 12 janë gra të vrara barabrisht nga bashkëshorët e jo vetëm.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

16 vrasje mafioze tronditën vendin. Ngjarja e parë e sitlit mafioz u regjistrua në Durrës ku shenjestër e plumbave u bë Edmir Bregu. Në Vlorë po më të njëjtën mënyrë veprimi u vra Gentian Qarri. Mond Çekiçi ia kishte dalë të mbyllte hesapet me drejtësinë, por jo me armiqtë e tij. Ai u ekzekuta në makinën e tij. E pazbardhur mbetet vrasja e Bardhok Pllanaj në Shkodër. Elbasani, qyteti i cili viteve të fundit është kthyer në një fushë betejë, më 11 maj u trondit nga vrasja e Everest Cakës, kurse në Vlorë ekzekutohet Delon Troqe. Nga 1 nëntori deri në 28 dhjetor u regjistruan 4 ngjarje me eleminimin e pesë personave Xhelal Reçi, Erigers Mihasi dhe Armando Dumani, Can Karriqi dhe Albi Bashalliu.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për ironi të fatit, 12 zonja janë ministre të kabinetit qeveritar “Rama 3”, por përgjatë 2021 u vranë 12 gra. Viktima e parë e 2021 ishte Violeta Gurraj, e cila u gjet e masakruar në banesën e saj në Shkodër. Irvana Hykën që ishte 6-javëshe shtatzënë u vra, dhe pas krimit bashkëshorti u gjet i pajetë. Burri dogji gruan Fëllënza Shirja në makinë dhe u vetëvarë. Miranda Markja, 44-vjeçe qëlloi për vdekje me thikë vjehrrën e saj Naile Markja. Kurse 54-vjeçarja Luljeta Buzo u vra në derën ku kërkoi mbrojtje për jetën e saj, në Gjykatë. Diana Vukaj, u vra nga vëllai i saj Fabian Vukaj. Menturie Bici u vra me sopatë nga burri. Klarita Ismalaja u vra nga burri në makinë. E moshuara 83-vjeçare, Sanije Bandulla u vra nga burri i cili më pas vrau edhe veten. Vetëm 23 vjeç, Sabrina Bengaj u vra nga ish-burri. 26-vjeçari Klinton Pira, mbrëmjen e 1 tetorit vrau me thikë 31-vjeçaren ganeze dhe më pas veten.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 18 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Mentaliteti vijon të jetë problemi kryesor, idealizimi i gruas nga partnerët si pronë, ku nëse ato gabojnë vriten, vijon tragjikisht në mendësinë e një pjesë të shoqërisë mashkullore. Urdhëri i mbrojtjes është një letër e bardhë ku shënohen emrat që kërkojnë mbrojtje nga policia. Për vite me rradhë nuk është arritur që të shpëtojmë gratë në krahët vrasës të bashkëshortëve. Nëse duam të mbrojmë gruan, duhet të heqin pjesën e kalbur të sistemit mbrojtës, të kemi polici, gjykatë dhe shoqata që punojnë, e jo që vajtojnë pas çdo vrasje dhe harrohen në zyra.

Katër të vrarë për disa metra shezlongë. Mbrëmjen e 27 qershorit, Kujtim Ferracaku, dhe disa metra me tutje janë gjetur të vrarë Edmond Gocaj, vëllai i tij Xhovan Gocaj. Policia pak metra më tutje gjeti të vrarë edhe personin më të pafajshëm në këtë ngjarje që tronditi vendin, kamarierin 20-vjeçar Musaen Zenali.

Vrasja monstruoze e 8-vjeçarit Mateo në Fier nga komshiu i tij, Klodian Çalamani më 16 nëntor, tronditi thellë shoqërinë shqiptare, dhe pasojat janë të rënda. Dënim me vdekje kërkon populli për vrasësin monstruoz. Ëngjëlli Mateo ishte preja e 38-vjeçarit, që bëri të çmendur një vend. E nëse çmendi një vend nga krimi, ai është i qetë, pranues i krimit dhe pa shfaqje pendese. Ajo që e rëndon më shumë situatën është se vrasësi po del të jetë i aftë mendërisht, dhe këtu lind pyetja pse u vra Mateo, për çfarë u bë kurban një ëngjëll i vogël?

Heronjtë nuk janë vetëm në filmat vizatimorë, por përgjatë 2021 u njohën me heroin më të madh të Shqipërisë. Arjan Sala, u fut mes flakëve dhe shpëtoi 25 jetë, por humbi dhe u shua. Pas ngjarjes Sala u shpall “Dëshmor i Atdheut”. Qeveria duhet të marrë masa, pasi rendi dhe siguria janë në duart e kriminelëve.

Etiketat e lidhura

bandakrimeRedjon Shtyllavrasje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 9 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 17 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time
Para 18 minutash

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime
Para 22 minutash

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Int...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.