Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 01:12 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus te Ylli Rakipi, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Pedagogët me studentët
  • Reagimi i PD
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Përplasja te Katedralja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Pedagogët me studentët
  • Reagimi i PD
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Përplasja te Katedralja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kryemadhi: Kemi një parlament që bën ligje për oligarkët

Intervista E enjte, 16 Shtator 2021 20:22
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, u shpreh sot në një intervistë për ‘Channel One’ se protestat e studentëve janë një kambanë alarmi për gjithë shqoqërinë. Kryetarja e LSI komentoi dhe vendimet e marra nga Kuvendi dy ditët e fundit. “Nuk kemi një Parlament që bën ligje në shërbim të njerëzve, por ligje në shërbim të oligarkëve”,- tha Kryemadhi.

Unë e kam titulluar emisionin ‘LSI dhe protesta’. Dua mendimin tënd në lidhje me protestën e studentëve…

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Protestat e studentëve ishin kambana e alarmit në njëfarë mënyre, ose reagimi i asaj që po ndodh në Shqipëri. Gjithë ai largim dhe shpërngulje e të rinjve dhe pjesës më energjike do të vinte në një moment që do shpërthente. Dhe gjithë ajo varfëri ekonomike dhe sociale, mutacioni ekonomik, ndryshe nga ajo që ne shikojmë normalisht në ekonominë e vendeve të ndryshme, të cilat kanë ato grafiqet e tyre kanë ato uljet dhe ngritjet , por në Shqipëri nuk ndodh kjo. Në Shqipëri kemi një mutacion ekonomik, një prodhim jashtë standardi ku ekonomia është përqendruar në duart e 4-5 individëve dhe pjesa tjetër është e varfëruar. Pra polarizimi është jashtëzakonisht i madh. Dhe ndoshta ne nuk e shikojmë varfërinë sepse tashmë të gjithë janë të varfër. Dhe themi që nuk e ndjejmë varfërinë sepse njerëzit nuk arrijnë të bëjnë dallimin midis varfërisë dhe begatisë. Për shkak të një periudhe të gjatë kohore, të cilët po kalojnë këtë gjë. Dhe ajo çka dua të them është që protestat e studentëve erdhën si rezultat i një shpërthimi të familjes shqiptare. Sepse shumica më e madhe e studentëve për hir të së vërtetës, nëse duam të jemi të sinqertë, ka qenë fuqia më e madhe punëtore e call centerave, deri sa u miratua ligji për mbylljen e tyre jashtë Italisë dhe me mijëra studentë ngelën pa punë. Sepse në njëfarë mënyre kishin një ndihmesë, ku merrnin 500-600 euro në muaj dhe kështu përballonin shkollimin e tyre. Dhe jo vetëm shkollimin, por ndihmonin edhe familjet e tyre. Tashmë shumica e tyre janë mbyllur dhe numri i tyre është reduktuar në maksimum dhe efekti vjen sepse ka familje të cilët kanë vetëm një njeri në punë dhe kanë 2 apo 3 studentë që po shkollohen. Dhe detyrohen të shesin lopën apo shtëpinë, apo të hyjnë në kredi, të cilat tashmë janë bërë të pamundura për t’i marrë sepse në momentin që banka nuk shikon mundësinë e pagesës, e ka shumë të vështirë për të dhënë kredi për studentët. Dhe nga ana tjetër kemi pastaj një anë tjetër të gjithë kësaj situate dhe asaj proteste të madhe në rrugë, kemi anën tjetër të medaljes që shikojnë një grup njerëzish për trafik influence. Tashmë nuk kemi një Parlament që bën ligje në shërbim të njerëzve, por kemi një Parlament që bën ligje në shërbim të oligarkëve dhe grupeve të caktuara të interesit të cilat kanë përfitime të drejtpërdrejta. Dhe çfarë do ndodhë? Do ndodhë që në një moment të caktuar njerëzit do të dalin në rrugë dhe do protestojnë. Ku ajo që të bën më shumë përshtypje është përkrahja ose dëshira e njerëzve për t’i dhënë akoma më shumë artikuj ose veprime protestave për shkak të problemeve.

Çfarë sollën studentët dhe protestat e tyre?

E para studentët sollën një sensibilizim të politikës shqiptare, gjë që për mua është shumë e rëndësishme dhe solli një trend tjetër. Duke pasur parasysh që kemi një politikë arrogante, një media të kapur, pavarësisht se ne politikanët dalim dhe flasim. Instrumentalizomi i përpunimit të opinionit është jashtëzakonisht i infiltruar nga strukturat qeveritare. Dhe është normale, se përderisa pronarët e mediave kanë lidhje të drejtpërdrejtë me qeverinë për përfitime të ndryshme, është normale që tribunat mediatike do përdoren si armë nga qeveria kundrejt çdo njeriu që prek interesat e saj. Por nga ana tjetër do të shikojmë që pavarësisht nga kjo e gjithë kjo situatë vjen edhe si rezultat i një pakënaqësie të madhe popullore në të gjithë këtë situatë politike që është e gatuar nga vetë Edi Rama, ku ai është koka kryesore e problemit. Dhe sigurisht siç është koka e problemit ashtu është edhe koka e zgjidhjes së problemit. Çështjen e papunësisë do ta ndiejmë kur ti ke 600 pensionistë të cilët duhet të marrin pensionin dhe numri i kontribuuesve të skemës së sigurimeve shoqërore do të vijë duke u pakësuar. Nëse para disa vitesh kontributi që bënte buxheti shtetit në skemën e sigurimeve shoqërore ka qenë 40% sot po shkon drejt 60% dhe kjo është e tmerrshme. Se një skemë kontributesh e cila funksionon me kontributet siç është Pay as you go, siç është në të gjitha vendet e botës ku 3 kontribuues paguajnë për një njeri sot një njeri paguan pensionin e 3 pensionistëve. Dhe kjo do vijë duke u shtuar. Sepse një pensionist me 70 mijë lekë të vjetra ça do paguajë më para. Kështu që akoma nuk e kemi ndjerë çështjen e papunësisë. Sot do të ndihet më shumë sepse papunësia do të vijë me një efekt tjetër. Sot çështja e papunësisë është utopi sepse disa punojnë në të zezë, disa punojnë në fushat e kanabisit, disa kanë fëmijët spaçatora. Por në momentin ku çdo gjë të shterojë këtu pastaj do të vijë vdekja e një kombi që është në gjendje kome.

Tashmë protesta e studentëve ka marrë një rrugë pa kthim pas. Cili do jetë hapi juaj I radhës si forcë politike?

Ajo çka ne propozuam. Të njëjtën gjë kanë bërë dje me çështjen e ligjit për tatimin mbi të ardhurat, për dividendin, ku nga 15% e kanë ulur në 8% dhe ajo që të bën më shumë përshtypje është që ky buxhet pranon që tu falë 10 vetave mbi 300 milionë euro dhe nuk pranon që tu japë studenteve 40 milionë euro. Kjo qeveri dhe ky parlament pranon ti japë një kompanie fiktive 40 milionë euro pa bërë asnjë punë dhe nuk pranon që këto para t’ia japë studentëve. Propozimet e LSI nuk ishin propozimet tona, ishin të studentëve, të përkthyer në gjuhën parlamentare. Sepse p.sh ne si LSI mund të themi që nuk jemi dakord që vota e një studenti të jetë 50% e numërueshme për zgjedhjet e dekanëve sepse ajo ka një normë. Ashtu sikur jemi shumë dakord që në bordin drejtues të universiteteve nëse janë 7 vende, 3 ti ketë Universiteti, 3 Ministria, 1 ta kenë studentët. Ama përsa i përket kërkesave më minimale, përgjysmimi i tarifave, kushtet apo karta e studentëve ajo është aq e mundshme saqë është mashtrim të thuhet që nuk bëhet dot. Rilindja urbane është sipas shijeve të Edi Ramës. Po të shikosh sot Sheshin ‘Skënderbej’ kanë filluar lëvizin pllakat. Problemi qëndron që makineria e propagandës së Edi Ramës për ti verbuar dhe për ti bërë të painformuar njerëzit ka qenë shumë e madhe. Ishte mjeshtër i propagandës dhe reklamimit të vetes së tij. Jo vetëm ne si forcë politike por edhe si popull nuk jemi të gatshëm të paguajmë koston e të pasurit në krye të shtetit një person me probleme shumë të mëdha psikike, fizike, mendore.

Studentët artikuluan që ka dhe një kërkesë politike, edhe Rama ik, do ti mbështesni?

Rama ik ka 5 vite që thërrasin shqiptarët. Takimet e Ramës me studentët në universitetet janë si historia e atyre çunave të viteve 80 që u thoshin shoqeve të klasës, ma nxirr pak shoqen te rrugica që ti propozoj. Mi nxirr pak studentët ti takoj se nuk e takonin. Megjithatë unë nuk mendoj se është çështja për të artikuluar një deklaratë politike Rama ik. Mendoj që duhet të kalojmë përtej kësaj lidhjeje personale apo emocionale që mund të ketë secili nga ne. Mashtrimet e tij janë aq të mëdha, por edhe mungesa e informacionit dhe mungesa e funksionimit të shtetit dhe institucioneve të saj. Mos harroni, ne sot konstatuam se si Parlamenti, institucioni më i lartë, falsifikoi numrin e protokollit të një shkrese. E ç’mund të presësh ti më nga Prokurorët, nga kriminelët, nga Gjykata, nga studentët, nga pedagogët, nga një njeri që shet çadra apo fara në rrugë, në një kohë kur kryetari i Parlamentit, administrata e Parlamentit, Komisioni i Ekonomisë falsifikon pa pikë turpi një shkrese zyrtare. Kjo është o të marrësh plaçkat e të ikësh, o të kapësh hurin, t’i hysh në hu nga i pari tek i fundit. Dhe ajo që themi ne, kërkesat e studentëve janë kërkesa politike, por protesta e tyre është apartiake. Tani, pse në protestë janë njerëz të LSI-së. Po shumë mirë që janë. Më shumë duhet të jenë. Po të mos isha kryetare e LSI-së do isha vetë atje. Më kanë kërkuar por nuk kam dashur të përfshihem. Historia tanimë është që kjo protestë do dalë përtej kërkesave të studentëve, sepse tani nuk është më thjesht historia e studentëve, tani është historia e rënies së një shteti dhe rënia e një shteti nuk është më dëshira e një partie politike, por ka institucione të tjera që duan ta rrëzojnë Edi Ramën. Sot Shqipëria duhet të zgjedhë, dhe jo t’i shkelë njëherë syrin njërit, e njëherë tjetrit. Këtë gjë nuk e ka më në dorë Edi Rama. Njëherë majtas e njëherë djathtas. Sot, o me ne, o me ata, rrugë të mesme nuk ka. Dhe sot Edi Rama është përballë zgjedhjes së partnerëve të tij strategjikë. Unë jam e bindur që shqiptarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, partnerin e tyre strategjik që kur u përmbys regjimi. Problemi është: si do të jetë fundi i Ramës? Do të jetë i tmerrshëm apo jo, këtë e ka në dorë vetë Edi Rama. Unë për veten time do kisha zgjedhur më mirë një fund me dhimbje sesa një dhimbje pa fund. Edi Rama do tmerrin pa fund. Zoti ia bëftë mbarë.

Është interpretuar në mënyra të ndryshme hyrja në Parlament. Dua një koment nga ju…

Pse Edi Rama do vendosë kur do hyjmë e kur do dalim ne në Parlament? Ka diçka, nuk ma djeg dot mandatin. Që të ma heqë mandatin mua, duhet ta votojë KQZ-ja 5 me 2. Ai s’ka as KQZ-në. E ka me 4 veta. Mandatin as nuk ma heq, as nuk e djeg, as nuk e pjek. Mandatin do ta përdor si të më dojë mua qejfi, sepse s’ma ka dhënë as Edi Rama, as Gramoz Ruçi. Mua mandatin ma kanë dhënë qytetarët shqiptarë. Hyrja në Parlament është shumë e thjeshtë. Sigurisht që është një mekanizëm që për hir të së vërtetës në një shtet normal është një institucion apo dhe tempull, auditor ku ti mund të shprehësh bindjet e grupeve që ti përfaqëson. Por në Shqipëri Parlamenti nuk është më Parlament. Dhe unë nuk kam pasur ndonjë dyshim pavarësisht se jam koshiente që Parlamenti është inekzistent. Dhe përveç se është inekzistent është edhe kriminal. Dhe nesër pasnesër duhen bërë ca ligje që nesër pasnesër duhen bërë ca ligje që kur parlamentarët marrin vendime të jashtëligjshme të mbajnë përgjegjësi për votën dhe dorën që ngrenë. Sepse nuk mund të falsifikosh një dokumentacion, siç është falsifikuar mbrëmjen e djeshme rasti i ligjit për tatimin e dividentit, uljes së dividentit të kompanive, e cila ka kaluar çdo masë. Ashtu sikurse guximi i tyre shkon deri aty sa të falsifikojnë edhe firmën e një sekretari të shtetit të SHBA-ve, kjo që kanë bërë në Parlament të duket shumë qesharake dhe mund të duket edhe normale. Kështu që historia e kthimit në vendin e krimit nuk është ndonjë fitore e madhe, por akti heroik i Endri Hasës, i cili tashmë nga studentët e Elbasanit u shpall student nderi mund të them që ia hoqi të gjithë sharmin në fjalimin e tij emocional të Edi Ramës.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 6 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 6 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 6 orësh

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
LAJME Para 9 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Më të lexuarat

1 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 10 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

2 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 6 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

3 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 6 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 13 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
19 Tetor 2026, 06:50

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

6 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 10 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

7 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 9 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

8 Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh
Para 15 orësh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.