Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 07:32 NATO paralajmëron Rusinë: Jemi gati të mbrohemi Gjatë takimit të NATO-s në Berlin liderët perëndimorë paralajmëruan Rusinë ndaj provokimeve të mëtejshme. Aleanca riafirmoi gatishmërinë për të mbrojtur çdo centimetër të territorit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kryemadhi: Virusi nuk vritet me postblloqe

Intervista E hënë, 16 Mars 2020 23:33
Kryemadhi: Virusi nuk vritet me postblloqe
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, tha e revoltuar se kryeministri Edi Rama po tmerron qytetarët me masat shtrënguese dhe postblloqet e ngritura në çdo anë të vendit.

Duke folur në një lidhje live për emisionin “Open”, Kryemadhi deklaroi se shqiptarët kanë nevojë për qetësi, për shëndetësi të mirë dhe stafe mjekësore. Sipas saj, qeveria duhet të përfshijë në këtë situatë të krijuar nga koronavirusi të gjithë personalitetet e shëndetësisë shqiptare.

Ndër të tjera, ajo tha se prej disa ditësh po qëndron në karantinë me bashkëshortin e saj, Presidentin Ilir Meta, ndërsa fëmijët i kanë çuar te mamaja e saj.

“Jemi të ndarë, fëmijët janë me mamanë time, unë jam me Ilirin. Rroftë karantina. Kur të ringjallet Krishti, do të ringjallet dhe begatia e shqiptarëve. Zoti ynë lart në qiell kurrë nuk i ka dënuar dhe dënon njerëzit e tij, që janë shqiptarët”, u shpreh Kryemadhi, ndërsa iu drejtua mjekut në studio Pëllumb Pipero, duke i thënë se është mjeku i dytë më i mirë në vend, pas Petrit Vasilit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pjesë nga deklarata e Kryemadhit:

Më kryesorja është mungesa e stafit mjekësor dhe kushtet e tmerrshme në të cilat ata punojnë. Kemi një virus që është engmatik edhe për shëndetësitë më të zhvilluara. Pra, duhet staf mjeksor, nuk mendoj se është vetëm shpërblim. Mjekët nuk e bëjnë punën për para, por se e besojnë atë. Virusi nuk vritet me postblloqe, por me një shëndetësi të zhvilluar. Postblloqet në Itali kushedi për cfarë janë, se nuk janë për këtë. Nëse ti do të dalësh sot e të shkosh në ambulancë, të arreston policia. E vetmja gjë që dëgjon është ‘do hani gjoba’. Në radhë të parë duhet të flasim për besimin që duhet të kemi te stafi mjekësor. Përfshirja e të gjithë personaliteteve të shëndetësisë shqiptare, pavërësisht flamujve politikë, është shumë e rëndësishme. Ka mjekë të jashtëzakonshëm, që kanë përballuar epidemi shumë të vështira.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Jeni kundër masave drastike të qeverisë?
Po kjo nuk do të thotë që parandalon virusin. Ne kemi një kryeministër që jep mesazhe nga shtëpia e tij. Unë e kuptoj që frymëmarrja e tij ka probleme, ai është ndër më të prekurit me COVID-19. Kur e ke sforcuar trupin shumë, edhe propabiliteti për të të kapur virusi është më i madh.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02

Pipero: Nuk jam dakord me ju, masat janë të domosdoshme.
Kryemadhi: Vetëm në Shqipëri kam parë 8 mjekë të infektuar.
Pipero: Ka pasur.
Kryemadhi: Ne jemi në dorë të Zotit doktor, fatin tonë nuk e ka në dorë politika.

Pyetje: Çfarë duhet të bëjmë?
Duhet t’i japim besim, forcë dhe kushte personelit mjekësor. Çdo ndjenjë paniku që i futet popullatës, është shumë herë më e dëmshme se virusi. Qeveria në radhë të parë duhet të pajisë me veshje pritësit kryesor, mjekët. Duhen kthyer në karantinë disa spitale, që merren me sëmundje respiratore, dhe jo vetëm QSUT. Shqiptarët kanë nevojë për të qenë të qetë. Boll është në panik ekonomia shqiptare, bizneset, familjet, për shkak të varfërisë dhe qeverisjes. Boll vazhdon trauma e tërmetit të 26 nëntorit.

Del tani ministrja dhe thotë qe e ka pezulluar përkohësisht koncesionin. E kuptoni cfarë monstrash që janë. Jo koronavirus, po këta janë nëna e koronavirusit. A janë në tërezi apo jo këta?

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

NATO paralajmëron Rusinë: Jemi gati të mbrohemi
Para 18 minutash

NATO paralajmëron Rusinë: Jemi gati të mbrohemi

Gëzim në Tajvan pas rikthimit të Jensen Huang
Para 34 minutash

Gëzim në Tajvan pas rikthimit të Jensen Huang

Rreziku i “njeriut kyç” te Nvidia: Jensen Huang dhe sfida e trashëgimisë
Para 36 minutash

Rreziku i “njeriut kyç” te Nvidia: Jensen Huang dhe sfida e trashëgimisë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 10 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 12 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 19 orësh

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

4 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 9 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.