Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 11:32 Pio Esposito shkëlqen te Interi, Chivu përballë dilemës së sulmit Pio Esposito po shënon një gol çdo 110 minuta dhe ka impresionuar te Inter, duke e vënë trajnerin Cristian Chivu përballë dilemës se kë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kryepeshkopi Anastasi: Pashkën sivjet e festojmë në shtëpi, Krishti nuk do të na braktisë

Politikë E shtunë, 4 Prill 2020 18:20
Kryepeshkopi Anastasi: Pashkën sivjet e festojmë në shtëpi, Krishti nuk do të na braktisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryepeshkopi i Tiranës, i Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, njoftoi se festa e Pashkës më 19 prill do të festohet në shtëpi. Ai u shpreh se kishat në Shqipëri dhe në mbarë botën, kanë praktikuar detyrimin për të qëndruar në shtëpi, si dhe për ta çliruar veten nga frika e ankthi.

Jo vetëm Shqipëria, por edhe shtetet e tjera të botës, po vuajnë nga pandemia e COVID-19, ku deri më tani ka mbi 1.1 milionë të infektuar dhe 50 mijë të vdekur,

“Njoftuam besimtarët tanë se anuluam të gjitha shërbesat në Kishat tona dhe i këshilluam t’u shmangeshin përqafimeve tradicionale, puthjes së objekteve të shenjta në kishë, puthjes së duarve të klerikëve dhe çdo lloj kontakti fizik. Çdo të diel dhe të Kremte të Madhe, ne celebrojmë, me dyer të mbyllura, Liturgjinë Hyjnore në Kishëzën e Qendrës Sinodike. Këto shërbesa transmetohen nga Radio “Ngjallja” e Kishës sonë si dhe mund të ndiqen online. Edhe në Dioqezat e tjera të vendit, shërbesat kishtare do të vazhdojnë të kryhen me dyer të mbyllura në kisha të vogla. Këshilluam personat më të rrezikuar ndaj kësaj pandemie, të moshuarit si dhe fëmijët, që të qëndrojnë në shtëpi për një periudhë të caktuar kohore”, thotë kryepeshkopi Anastas.

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ne prag të periudhës së përgatitjes së Pashkës, kryepeshkopi i Shqipërisë, thotë se këtë herë festa do të kremtohet jo përmes dritës paskale nga një qiri në tjetrin, sipas traditës, por përmes transmetimit nga njëra zemër në tjetrën të dritës së paqes.

“Meqenëse jemi në periudhën e përgatitjes për Pashkën, le të kujtojmë se Krishti i kryqëzuar dhe i ngjallur u dhuroi nxënësve të Tij paqen dhe lirinë nga frika, duke u premtuar atyre se Ai do të qëndronte me ta në të gjitha sprovat e mundimet deri në fund të kohëve. Ne duhet të rrisim besimin tonë në praninë e Tij dhe në faktin se Ai nuk do të na braktisë në sprovat tona. Le ta kremtojmë Pashkën të lirë nga çdo sindromë frike dhe ankthi, le të bëjmë rezistencë. Këtë vit, ndoshta nuk do të mundim ta transmetojmë dritën paskale nga një qiri në tjetrin – siç është zakoni në Kishat Orthodhokse. Në vend të saj, le të transmetojmë nga njëra zemër në tjetrën dritën e shpresës dhe të mospasjes frikë në Zotin tonë të Ngjallur”, tha kryepeshkopi Anastas.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

Anastasii Durrësit dhe i Gjithë ShqipërisëKryepeshkopi i Tiranës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Pio Esposito shkëlqen te Interi, Chivu përballë dilemës së sulmit
Para 3 minutash

Pio Esposito shkëlqen te Interi, Chivu përballë dilemës së sulmit

SPAK kërkon 1 vit e 6 burg për ish-deputetin e PD
Para 3 minutash

SPAK kërkon 1 vit e 6 burg për ish-deputetin e PD

Zelensky: Inteligjenca tregon për sulme të reja ruse ndaj Ukrainës
Para 4 minutash

Zelensky: Inteligjenca tregon për sulme të reja ruse ndaj Ukrainës

United bën gati revolucionin në janar, Pochettino synon 7 futbollistë
Para 13 minutash

United bën gati revolucionin në janar, Pochettino synon 7 futbollistë

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 14 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

3 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 16 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 13 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.